By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Arrestohet një zyrtar i dyshuar për keqpërdorim në prokurim publik
January 30, 2026
Rama: Asnjë kompromis me interesin publik, prona u kthye te qytetarët
January 30, 2026
AUV largon nga tregu dy linja të qumshtit për fëmijë ‘Aptamil’
January 30, 2026
Përfundon në tërësi rinumërimi i votave, nesër rezultatet përfundimtare
January 30, 2026
Gjykata Komerciale rrëzon aktgjykimin për NPB-në, lënda kthehet në rigjykim
January 30, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Burimet prej Egjiptit thonë se do të rinisin bisedimet për armëpushim në Gazë
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Burimet prej Egjiptit thonë se do të rinisin bisedimet për armëpushim në Gazë
Rajon / Botë

Burimet prej Egjiptit thonë se do të rinisin bisedimet për armëpushim në Gazë

Kosova Times
Last updated: 2024/03/02 at 4:35 PM
Kosova Times Published March 2, 2024
Share
SHARE

Bisedimet për armëpushim në Gazë pritet të rinisin të dielën në Kajro, kanë thënë dy burime të fushës së sigurisë në Egjipt, ndonëse një medium izraelit ka raportuar se Izraeli nuk do të dërgojë delegacionin e vet derisa të mos e ketë listën e plotë të pengjeve izraelite që janë ende gjallë.

Presidenti amerikan, Joe Biden, ka thënë se shpreson që armëpushimi do të nisë së zbatuari para nisjes së muajit të shenjtë të Ramazanit për myslimanët, më 10 mars.

Ende nuk është bërë ndonjë koment prej Izraelit apo grupit militant Hamas, që kanë negociuar në të kaluarën përmes ndërmjetësuesve, përfshirë Egjiptin dhe Katarin.

Hamasi, grup palestinez që udhëheq Gazën, është shpallur organizatë terroriste prej Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian.

Presioni ndërkombëtar është rritur, pasi mbi 30.000 palestinezë janë vrarë, sipas autoriteteve shëndetësore palestineze, prej nisjes së ofensivës izraelite në Gazë.

Kombet e Bashkuara paralajmërojnë që një çerek i popullsisë është një hap larg urisë.

I zotuar për ta shkatërruar Hamasin, Izraeli e ka nisur ofensivën në Gazë, pas sulmeve të Hamasit në tokën e tij, më 7 tetor të vitit të kaluar, duke vrarë 1.200 njerëz dhe duke marrë peng 240 të tjerë.

Burimet prej Egjiptit kanë thënë se delegacionet e Izraelit dhe Hamasit pritet të arrijnë të dielën në Kajro.

Sipas tyre, një incident i së enjtes në Gazë, në të cilin më shumë se 100 palestinezë janë vrarë sa kanë qenë duke pritur për të marrë ndihma, nuk i ka ngadalësuar bisedimet, mirëpo i ka shtyrë negociatorët që të arrijnë më shpejt rezultat.

Disa burime brenda ushtrisë izraelite e kanë pranuar se kanë shtënë me armë zjarri drejt palestinezëve që kanë pritur për ndihma, pasi turmën e kanë parë si “rrezik”.

You Might Also Like

Trump shpalli gjendje të jashtëzakonshme në Shtetet e Bashkuara për shkak të Kubës

Njerëzit po kthehen në Hënë për herë të parë pas 50 vitesh

Axhenda ndërkombëtare

BE po shqyrton ndalimin e hyrjes për të gjithë personat që morën pjesë në luftën e Rusisë kundër Ukrainës

BE-ja e ka shtuar Rusinë në listën e vendeve me rrezik të lartë të pastrimit të parave

Kosova Times March 2, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 1Lajme

Kurti: Jeta e Kiçinës dhe Halilajt u shenjua si luftëtarë të lirisë

Kosova Times Kosova Times May 30, 2025
Përmenden edhe në Kuran: Dy ngjarje të rralla astronomike gjatë Ramazanit, e para ishte mbrëmë
Njeriu që vendin e tij e ka futur në krizë, do që të jetë nikoqir i takimit mes Serbisë dhe Kosovës
Hungaria refuzon të investojë në qendrën e gazit të Putinit në Turqi
PDK fajëson Kurtin për bllokadë politike dhe rritjen e çmimeve
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?