By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Karan pas shpalljes së fitores: Do të vazhdojmë me forcë edhe më të madhe aty ku e lamë
November 23, 2025
Spiunazhi i Kinës në Evropë po thellohet dhe është më i sofistikuar sesa pranohet
November 23, 2025
Izraeli vrau komandantin ushtarak të Hezbollahut
November 23, 2025
Gazetari kroat për RTK:Ka prova, Vuçiq ka qenë pjesë e ‘Safari i Sarajevës’
November 23, 2025
Rubio i quan bisedimet për Ukrainën si më frytdhënëset deri tani
November 23, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: “Nuk po trajtohet qysh duhet” – qindra ankesa të pacientëve për mjekët
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 1 > “Nuk po trajtohet qysh duhet” – qindra ankesa të pacientëve për mjekët
Ballina 1Shëndetësi

“Nuk po trajtohet qysh duhet” – qindra ankesa të pacientëve për mjekët

Kosova Times
Last updated: 2024/03/02 at 5:39 PM
Kosova Times Published March 2, 2024
Share
SHARE

Mungesë vëmendjeje e kujdesi, vonesa në diagnostikim e pritje të gjata në korridore…

Ankesa si këto e të ngjashme ndanë me Radion Evropa e Lirë disa pacientë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

REL-i ishte edhe vetë dëshmitar kur në një prej sallave të Klinikës së Mjekësisë Fizikale dhe Rehabilitimit, një punonjës shëndetësor, teksa i ofronte shërbimin e fizioterapisë një pacienteje, në njërën dorë mbante edhe telefonin.

Me Kodin e Etikës dhe Deontologjisë Mjekësore, mjeku, në çdo rrethanë, “duhet t’ia kushtojë të sëmurit kohën e nevojshme, jo vetëm për ta diagnostikuar dhe mjekuar në mënyrë të përshtatshme, por edhe për ta asistuar dhe për t’ia lehtësuar vuajtjen”.

Në Shoqatën e të Drejtave të Pacientëve thonë se pranojnë me qindra ankesa në vit, por se “trajtimi i tyre çalon”.

Oda e Mjekëve, në anën tjetër, thotë se ankesat trajtohen dhe zgjidhen në bazë të ligjeve në fuqi.

“Na thanë të presim”

Nazmi Mulaku, edhe pse ndjen se bashkëshortes së tij nuk i është ofruar trajtim i duhur as në Spitalin e Pejës, as në QKUK, nuk ka bërë ankesë – së paku “jo deri më tash”.

Thotë se janë ende në procedura të diagnostikimit dhe se duhet të presin.

Duke folur për Radion Evropa e Lirë, Mulaku, banor i komunës së Istogut, thotë se mjekët në Pejë nuk kanë arritur ta përcaktojnë diagnozën e bashkëshortes, përkundër disa kontrolleve të njëpasnjëshme.

Në javën e fundit të shkurtit, çifti u drejtua në QKUK.

“Më është dashur të gjej dikë për të ndërhyrë, që ta pranonin [gruan] në spital”, thotë i shoqi.

“Gruaja është në gjendje jo të mirë. Na thanë se duhet të presim. Mendoj se nuk po trajtohet qysh duhet”, shton ai.

Për çka ankohen pacientët?

Pritja e gjatë për shërbime është një prej ankesave kryesore të pacientëve, sipas Shoqatës së të Drejtave të Pacientëve në Kosovë.

Ankesa të shpeshta ka edhe për mënyrën jo të duhur të komunikimit të mjekëve kur pacientët kërkojnë shërbime nga ta, pastaj për barna të pamjaftueshme esenciale apo edhe për gabime mjekësore.

Gjatë vitit të kaluar, shoqata ka pranuar rreth 300 syresh, thotë për Radion Evropa e Lirë kryetari i saj, Besim Kodra.

Ai tregon se ankesat mblidhen nga shumë institucione, si QKUK-ja, Ministria e Shëndetësisë e të tjera, dhe në fund adresohen tek Oda e Mjekëve të Kosovës. Por, gjatë vitit të kaluar, siç thotë, vetëm për dy raste ka pasur përgjigje.

Kodra nuk jep detaje për këto të fundit, por me ligjet në fuqi – varësisht shkeljeve që bëjnë profesionistët shëndetësorë – mund të shqiptohen një sërë masash, nga rekomandimi kolegial ose kërkimfalja ndaj pacientit deri te tërheqja e përkohshme ose e përhershme e licencës së punës.

Por, Kodra thotë se “trajtimi i ankesave çalon”.

“Ministria [e Shëndetësisë], kryesisht, i bart ankesat tek odat [e mjekëve], por nuk ofron shumë mbikëqyrje përmes Inspektoratit Shëndetësor, pasi janë pak [inspektorë] në numër”, shton ai.

Ankesa, qytetarët dërgojnë edhe tek Avokati i Popullit. Në një deklaratë me shkrim dhënë Radios Evropa e Lirë, ky institucion thotë se ato variojnë – nga vonesat në diagnostikim dhe trajtim me kohë deri te trajtimi i padinjitetshëm në mungesë të hapësirave të nevojshme.

Avokati i Popullit thotë se i ka rekomanduar në mënyrë të veçantë Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës (ShSKUK) që të krijojë hapësirat e nevojshme për kontrollin gjinekologjik të grave dhe vajzave.

Sipas Avokatit të Popullit, në institucionet shëndetësore në Kosovë ka “shkelje të të drejtave të njeriut për qasje në shërbime shëndetësore të dinjitetshme, cilësore dhe në kohë të duhur”.

Çka thonë nga ShSKUK-ja dhe të tjerët?

ShSKUK-ja, që mbikëqyr QKUK-në dhe spitalet rajonale, pranon se ato janë evidente.

Anëtari i bordit, Besim Demolli, thotë se ShSKUK-së do t’i duhet të formojë një komision të veçantë, që do t’i trajtonte me urgjencë rastet e neglizhencës së mjekëve.

Ai kritikon Odën e Mjekëve të Kosovës, duke thënë se ajo i mbron anëtarët e saj dhe se nuk shqipton ndëshkime të merituara.

“Me oda nuk mund ta përmirësojmë cilësinë e shërbimit dhe reagimit”, thotë Demolli.

Por, ndryshe përgjigjen në Odën e Mjekëve të Kosovës. Në një deklaratë me shkrim dhënë REL-it thuhet se “prokurori i Odës fillon procedurën hetimore në momentin që pranon ankesën nga pala e dëmtuar” apo “edhe kur vihet në dijeni se është bërë shkelje nga ana e mjekut”.

“Pranë Zyrës së Prokurorit të Odës, gjatë vitit 2023 deri në muajin shkurt të këtij viti, janë pranuar afërsisht 73 ankesa të natyrave të ndryshme. Një numër i konsiderueshëm i tyre kanë qenë me pretendimet për mostrajtim adekuat”, thuhet në deklaratë.

Përkundër insistimit të REL-it, Oda nuk dha informacione se çfarë dënimesh ka shqiptuar kur është konstatuar shkelja.

Ngjashëm edhe Ministria e Shëndetësisë – thotë se i trajton ankesat që merr, por nuk ofron shumë detaje.

“Inspektorati Shëndetësor – i cili i realizon detyrat në përputhje me ligjin, pra inspekton institucionet shëndetësore, por edhe profesionistët shëndetësorë – në rast të shkeljeve apo dështimit në dhënien e shërbimeve, merr masa në përputhje me dispozitat ligjore dhe i adreson ato tek organet kompetente”, thonë nga Ministria e Shëndetësisë për Radion Evropa e Lirë.

Sipas një raporti të kësaj ministrie në vitin 2023, numri i ankesave të pranuara nga pacientët, ka qenë 214. Prej tyre, “89 kanë marrë përgjigje”, por nuk është se qartë se çfarë.

Në të kaluarën ka pasur disa raste të ndëshkimit të profesionistëve shëndetësorë që janë bërë publike.

Në fund të vitit 2022, një mjek nga Gjilani është arrestuar për “trajtim të pandërgjegjshëm” të një fëmije me autizëm, në një klinikë private.

Po atë vit u janë marrë licencat dhe janë arrestuar disa infermiere për keqtrajtimin e një të moshuare në një shtëpi pleqsh.

Radio Evropa e Lirë ka raportuar disa herë për pritje të gjata në QKUK, mungesë barnash apo edhe mjekësh.

You Might Also Like

Osmani: Mirënjohje për shërbimin dhe sakrificën e marinsave amerikanë

Murati, Abdixhikut: Tregoju qytetarëve pse s’e votuat buxhetin e Prishtinës

Murati, Ramës: Komuna nuk kreu pagesat edhe pse Thesari alokoi mjetet

Ky lëng mund të ndihmojë me tensionin e lartë të gjakut dhe sheqerin në gjak, dhe pak njerëz e kanë provuar ndonjëherë

Kërkohet drejtësi për Daorsa Spahija në Gjakovë

Kosova Times March 2, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
ShowBiz

Gruaja e Bruce Willis festoi ditëlindjen, në festë ishte edhe ish-e dashura e tij, Demi Moore

Kosova Times Kosova Times June 21, 2025
Si e ndihmoi TikTok-u kandidatin e ekstremit të djathtë ta fitojë rundin e parë të zgjedhjeve në Rumani
Hoti i reagon Osmanit rreth deklarimit të saj për zhvillimet në Kuvend
Një i plagosur nga shpërthimi në Ambasadën ukrainase në Madrid
Hyrja në Venecia pritet të bëhet me pagesë nga viti i ardhshëm
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?