By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Oficerët e imigracionit qëlluan dhe vranë një grua që u përpoq t’u bllokonte kalimin
January 7, 2026
Rusia rekruton lojtarë të Afrikës së Jugut nëpërmjet Discord për të luftuar në Ukrainë
January 7, 2026
Le Figaro: Gazetari rus gjendet i vdekur në Francë
January 7, 2026
Kërcënim i ashpër nga Moska, deputeti i Dumës:
January 7, 2026
Drenasi dhe Skenderaj në gjendje të vështirë pas reshjeve
January 7, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Ushtria amerikane hedh ndihma në Gazë prej ajrit
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Ushtria amerikane hedh ndihma në Gazë prej ajrit
Ballina 2Rajon / Botë

Ushtria amerikane hedh ndihma në Gazë prej ajrit

Kosova Times
Last updated: 2024/03/02 at 5:48 PM
Kosova Times Published March 2, 2024
Share
SHARE

Tre aeroplanë amerikanë për mallra kanë hedhur ushqim prej ajrit të shtunën në Rripin e Gazës, ka thënë një zyrtar amerikan, teksa rriten shqetësimet për krizë humanitare në këtë rajon, pas disa muajsh luftime.

“Kemi realizuar ndihmë të kombinuar humanitare përmes ajrit në Gazë”, duke angazhuar tre aeroplanë C-130, për të dërguar “ndihmë te civilët e prekur nga konflikti”, ka thënë një zyrtar i Komandës Qendrore amerikane në disa komente për agjencinë e lajmeve AFP në kushte anonimiteti.

Aeroplanët kanë hedhur “66 pako të mëdha me vakte ushqimore pa mish derri” të shtunën, ka thënë ky zyrtar.

Disa media kanë bërë të ditur se bëhet fjalë për mijëra shujta.

Presidenti amerikan, Joe Biden ka thënë një ditë më parë se Shtetet e Bashkuara do të nisin të dërgojnë ndihmë prej ajrit në Gazë, pas vdekjes të më shumë se 100 palestinezëve të enjten në një turmë, sa kanë qenë duke pritur për ndihma.

Disa burime brenda ushtrisë izraelite e kanë pranuar se kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të turmës, pasi e kanë konsideruar “me rrezik”.

Zëdhënësi i Këshillit amerikan për Siguri Kombëtare, John Kirby ka thënë të premten se ShBA-ja planifikon të dërgojë shujta që do të zgjasin me javë.

Ai e ka përshkruar operacionin si të vështirë, pasi kërkon planifikim të kujdesshëm të Pentagonit për të garantuar sigurinë e civilëve të Gazës si dhe personelit të ushtrisë amerikane.

Më herët gjatë ditës, dy burime prej Egjiptit kanë thënë se të dielën në Kajro do të rinisin bisedimet për arritje të armëpushimit në Gazë.

Ende nuk është bërë ndonjë koment prej Izraelit apo grupit militant Hamas, që kanë negociuar në të kaluarën përmes ndërmjetësuesve, përfshirë Egjiptin dhe Katarin.

Hamasi, grup palestinez që udhëheq Gazën, është shpallur organizatë terroriste prej Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian.

Presioni ndërkombëtar është rritur, pasi mbi 30.000 palestinezë janë vrarë, sipas autoriteteve shëndetësore palestineze, prej nisjes së ofensivës izraelite në Gazë.

Kombet e Bashkuara paralajmërojnë që një çerek i popullsisë është një hap larg urisë.

I zotuar për ta shkatërruar Hamasin, Izraeli e ka nisur ofensivën në Gazë, pas sulmeve të Hamasit në tokën e tij, më 7 tetor të vitit të kaluar, duke vrarë 1.200 njerëz dhe duke marrë peng 240 të tjerë.

You Might Also Like

Oficerët e imigracionit qëlluan dhe vranë një grua që u përpoq t’u bllokonte kalimin

Rusia rekruton lojtarë të Afrikës së Jugut nëpërmjet Discord për të luftuar në Ukrainë

Le Figaro: Gazetari rus gjendet i vdekur në Francë

Kërcënim i ashpër nga Moska, deputeti i Dumës:

Helikopteri që transportonte manjatin rus rrëzohet – Ai u ngatërrua në kabllo (video)

Kosova Times March 2, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 1Lajme

Biletë njëdrejtimëshe nga Londra për në Prishtinë

Kosova Times Kosova Times January 1, 2024
MSh planifikon mbi 5 milionë euro investime në Shtime
Suedi, impianti modern i klasifikimit të mbetjeve plastike
Sylvinho: Jemi këtu për të dhënë maksimumin, Shqipërinë e njihja nga miqësoret ndaj Italisë dhe nga Rei Manaj
“Dita e Matematikës”, festival që synon nxitjen e diskutimit për shkencën
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?