Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e ka quajtur sukses historik kualifikimin në Botëror nga ana e Kosovës U18 në kategorinë e vajzave në hendboll.
Kosova e ka mposhtur të dielën Nigerinë në ndeshjen që vendosi fatin e kualifikimit me rezultat 22:16.
Kësisoj Përfaqësuesja e Kosovës ka siguruar kualifikimin në Kampionatin Botëror që do të mbahet gjatë muajit gusht në Kinë.
“Me katër fitore të njëpasnjëshme, ato arritën suksesin historik të Kosovës duke u kualifikuar në Kampionatin Botëror 2024. Shumë urime dhe shumë suksese në rrugëtimin e Botërorit”, ka theksuar Kurti. /Kosovatimes/