Presidentja, Vjosa Osmani, ka thënë se vajzat e Kosovës dëshmuan edhe njëherë se nuk njohin kufij.
Kosova e ka mposhtur të dielën Nigerinë në ndeshjen që vendosi fatin e kualifikimit me rezultat 22:16.
Kësisoj Përfaqësuesja e Kosovës ka siguruar kualifikimin në Kampionatin Botëror që do të mbahet gjatë muajit gusht në Kinë.
E para e vendit ka inkurajuar hendbollistet që ta çojnë sa më lart flamurin e Kosovës.
“Vajzat tona kanë dëshmuar edhe një herë se nuk ka kufi për atë që mund të arrijnë! Urime ekipit tonë të hendbollit të femrave U18, trajnerëve të tyre të përkushtuar dhe të gjithëve në Federatën e Hendbollit për kualifikimin në Kampionatin Botëror. Vazhdoni të ngrini lart flamurin tonë”, ka shkruar Osmani. /Kosovatimes/