Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka uruar presidentin e Bullgarisë, Rumen Radev dhe popullin bullgar me rastin Ditës Kombëtare.
Përmes një postimi në platformen “X”, Osmani ka thënë se Bullgaria është partner i rëndësishëm i Kosovës, dhe se është e kënaqur me bashkëpunimin dypalësh.
“Urime të përzemërta për Presidentin e Bullgarisë , Radev dhe popullin e Bullgarisë ndërsa ju festoni Ditën tuaj Kombëtare. Si një partner i rëndësishëm i Kosovës, jam e kënaqur që shoh bashkëpunimin dypalësh dhe mes njerëzve ndërmjet Kosovës dhe Bullgarisë duke u forcuar”, ka shkruar Osmani.