“Ngjashëm me numrin e përdoruesve, edhe penetrimi i shërbimeve të telefonisë mobile në periudhën raportuese është përafërsisht i njëjtë me tremujorin paraprak, ndërsa me tremujorin e njëjtë të vitit të kaluar (TM4 2022) ka ngritje për 8.7 pikë të përqindjes. Penetrimi i shërbimeve të telefonisë mobile tani është në nivelin 107.0% të numrit të popullsisë”, thuhet në raportin e ARKEP-it.

Autoriteti Rregullativ i Komunikimeve Elektronike dhe Postare  (ARKEP), po ashtu njofton e në periudhën TM4 2023 numri i parapaguesve të telefonisë fikse është 66,993, që paraqet një rënie prej 0.4% në krahasim me tremujorin e kaluar, raporton RTKlive. “Norma e penetrimit të telefonisë fikse në Kosovë në këtë tremujor është 3.69% . Norma e penetrimit të telefonisë fikse në Kosovë vazhdon të jetë shumë e ulët krahasuar me vendet e rajonit, e sidomos me shtetet e BE-së”, thuhet në raportin e ARKEP-it.

Ndarja e përdoruesve të telefonisë fikse në individual dhe të biznesit për periudhën TM1 2018 deri në TM4 2023, në raport në mes të parapaguesve individualë dhe parapaguesve të biznesit 32% – 68%.

Sipas ARKEP-it, numri i linjave të internetit me qasje fikse brez gjerë deri në TM4 2023 i raportuar nga operatorët është dhënë në figurën e mëposhtme dhe shënon shifrën 385,663 parapagues të internetit.

“Nga kjo vërehet një rënie prej 3.37% në krahasim me TM3 2023, respektivisht rritje prej 0.47% në krahasim me TM4 2022. Ndërsa, penetrimi i internetit përmes qasjes fikse brezgjerë në internet për ekonomi familjare është 129.3%, përkatësisht penetrimi i internetit sipas banorëve (për 100 banorë) rezulton të jetë 21.24%”, njofton ARKEP.

Kurse numri i përdoruesve të shërbimeve të internetit mobil (Mobile Broadband) apo qasja në internet përmes rrjetit mobil 3G dhe 4G në periudhën TM4 2023 ka arritur në 1,598,043 përdoruesish e që shënon një rënie prej 7.9% krahasuar me TM3 2023, dhe një rritje prej 3.2% krahasuar me TM4 2022.

ARKEP njofton se trendi i numrit të parapaguesve të qasjes në internet përmes rrjetit mobil që nga fillimi i ofrimit të këtyre shërbimeve në treg është karakterizuar me një rritje të vazhdueshme . “Në periudhën raportuese (TM4 2023) penetrimi i qasjes mobile është 88%, ndërsa i asaj fikse 21 % për banor”, njofton ARKEP.