By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 26 janar 2026
January 26, 2026
Ajo jetoi 117 vjeç, por nuk hëngri kurrë fruta dhe perime: Për 100 vjet hëngri vetëm një ushqim
January 25, 2026
Njeriu që la pas një perandori ndërtimi “ENKA”
January 25, 2026
Kryebashkiaku i Nju Jorkut filmohet me një lopatë në dorë
January 25, 2026
Babai bën ski me të birin (6) vdes në përplasje me snowboarderin në Zvicër
January 25, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Hovenier: Dialogu, strategjia më e mirë për Kosovën
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Hovenier: Dialogu, strategjia më e mirë për Kosovën
Ballina 1Lajme

Hovenier: Dialogu, strategjia më e mirë për Kosovën

Kosova Times
Last updated: 2024/03/04 at 6:02 PM
Kosova Times Published March 4, 2024
Share
SHARE

Ambasadori i ShBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka thënë se duan të shohin Kosovën pjesë të familjes euroatlantike, por ka tërhequr vërejtjen ndaj qeverisë, duke thënë se duhet të tregojë përkushtim në dialog.

“Duam të shohim Kosovën e avancuar në trajektoren euro-atlantike. Ne, besojmë që e vetmja mënyrë është dialogu i lehtësuar nga BE. Më gjerësisht që jemi në një pikë kthese, kjo vendoset nga Qeveria e Kosovës. Strategjia më e mirë për Kosovën është të bëjë çdo gjë që mundet për të treguar vullnetin e vazhdueshëm të mirë, kreativitetin, energjinë e përkushtimin ndaj obligimeve që i ka marrë përsipër”, ka deklaruar ambasadori amerikan.

Ai ka reaguar ndaj ministres Gërvalla, ndaj deklaratës së saj, e cila ka kërkuar reagim të tanishëm si parandalim i luftës në të ardhmen. Hovenier ka përmendur investimet e SgBA-së në Kosovë si garanci për paqen.

“Gati nuk ka vend në botë që përfiton më shumë nga investimet e SgBA-së: 4 mijë trupa ushtarake të NATO-s sigurojnë stabilitetin në Kosovë. Ky është aspekti pengues i luftës në Kosovë. Nuk besoj që ka mungesë në këtë drejtim”, ka thënë ai.

Szunyog: Ndalja e dialogut është mbyllje e derës

Tomas Szunyog, ambasador i BE-së në Kosovë, ka theksuar njësoj si homologu amerikan Hovenier, se e vetmja rrugë drejt anëtarësimit në institucionet euro-atlantike është dialogu.

“Për mua e vetmja mënyrë për t’i arritur proceset e integrimit është dialogu. Ndalja e dialogut është mbyllje e derës”, ka thënë ai.

Tutje ai thënë se në qendër të interesit të Këshillit të Evropës po qëndron Evropa Lindore dhe aktualisht jo Ballkani Perëndimor. Sipas tij, BE ka pasur përpjekje të gjata në Ballkanin Perëndimor, por ka pasur çështje të pa kaluara nga shtetet. Ai ka përmendur edhe ndarjen buxhetore të bërë në shkurt, duke bërë krahasimin mes 50 miliardë euro për Ukrainën dhe 6 miliardëve të Ballkanit Perëndimor.

“Nëse shohim procesverbalin e samiteve të Këshillit Evropian, koha më e madhe po kalohet duke u marrë me Ukrainën, Moldavinë e Gjeorgjinë dhe jo me Ballkanin Perëndimor. Mesazhet politike për zgjerimin me gjasë mund të përcaktohen nga zhvillimet në Evropën Lindore”, ka thënë ai.

Gërvalla: Duhet gjuhë e qartë penguese ndaj sulmeve e kërcënimeve

Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, ka deklaruar se deri në vitin 2030, në aspektin diplomatik, gjuha kërcënuese duhet të ndëshkohet në mënyrë që në të ardhmen mos të ketë luftë.

“Shumë gjëra duhet të ndryshojnë deri në vitin 2030, për shembull duhet të ketë gjuhë të qartë të pengojmë sulmet apo veprimet ndaj atyre që kërcënojnë gjithë rajonin, jo vetëm vendin tonë, me luftë në të ardhmen. Për t’i parandaluar luftërat në të ardhmen, duhet të veprojmë në të tashmen, përndryshe do të jemi në pozicionin e njëjtë si në vitet e ‘90-ta”, ka thënë ajo.

Një deklaratë të tillë ministrja Gërvalla e bëri në sesionin “Përshkrimi i së ardhmes: Drejtimet e politikave dhe angazhimi diplomatik”, në kuadër të konferencës “Urëzimi i Ballkanit Perëndimor”. Në panel po marrin pjesë edhe ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier,  ambasadori gjerman, Jorn Rohde dhe shefi i zyrës së BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog.

“Dialogu si i vetëm nuk mund të sjellë gjithmonë suksesin, në kohë lufte të kesh sukses në dialog të duhet pengimi, mbrojtja, diplomacia dhe vendimet. Tash në prill do të kemi diskutimin nëse Kosova do të ftohet të bëhet pjesë e Këshillit të Evropës, pra të duhet dialogu, diplomacia me bisedime”, ka deklaruar ajo.

Gërvalla në pyetjen se kush janë tre personalitetet që e kanë frymëzuar në rrugëtimin e saj diplomatik, është përgjigjur me Skënderbeun, Nënë Terezën dhe Ibrahim Rugovën.

You Might Also Like

Nga nesër ndërpritet qarkullimi i kamionëve në pikat kufitare me Serbinë

Punëtorët e ‘Kuzhinës Qendrore’ me orar të ri, katër ditë pune në javë

Kamerat e sigurisë në kryeqytet rrisin efektivitetin në trafikun rrugor

Manipulimi me vota, një muaj paraburgim të dyshuarve, rinumërimi vazhdon

Spitali i Mitrovicës rrit ndjeshëm shërbimet shëndetësore gjatë vitit 2025

Kosova Times March 4, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Ne Krime goditet transporti i raketave Kaliber

Kosova Times Kosova Times March 21, 2023
Këto janë vendet më të varfra në Evropë
Ish-presidenti Hashim Thaçi arrin në Kosovë, viziton babanë në QKUK
Analistët: Gjendja në veriun e Kosovës ngre shqetësime e pasiguri
Dialogu Kosovë-Serbi, sot zhvillohet takimi i ri
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?