By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Siri: Pesë të arrestuar për sulmin vdekjeprurës të ISIS-it ndaj amerikanëve
December 14, 2025
Zelensky takon të dërguarit e SHBA-së në Berlin për bisedime mbi përfundimin e luftës Rusi-Ukrainë
December 14, 2025
Bankat rrisin tarifat e disa shërbimeve për 100%, BQK pranon 17 ankesa
December 14, 2025
Janjiq: Serbia de fakto e ka njohur Kosovën
December 14, 2025
Nga UÇK te Ushtria: Rrugëtimi i FSK-së drejt forcës moderne
December 14, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Këshilli Universal i Paqes hap në Kosovë Zyrën që do të përfaqësoj punën e këshillit në gjithë Evropën
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Këshilli Universal i Paqes hap në Kosovë Zyrën që do të përfaqësoj punën e këshillit në gjithë Evropën
Lajme

Këshilli Universal i Paqes hap në Kosovë Zyrën që do të përfaqësoj punën e këshillit në gjithë Evropën

Kosova Times
Last updated: 2024/03/04 at 12:49 PM
Kosova Times Published March 4, 2024
Share
SHARE

Këshilli Universal i Paqes (UPC), një organizatë jofitimprurëse e njohur botërisht e dedikuar promovimit të drejtave të njeriut, dialogut ndërfetar dhe paqes globale, me krenari shpall hapjen zyrtare të qendrës së saj në Kosovë.

Ky zgjerim strategjik, i udhëhequr nga Sheikh Kasem Bader, President dhe Themelues i Këshillit Universal të Paqes, shënon një moment historik të rëndësishëm në misionin e organizatës për të nxitur zhvillimin ekonomik, fuqizimin e të rinjve dhe avancimin e investimeve ndërkombëtare në rajon.

I themeluar në vitin 2016 nga Sheikh Kasem Bader, Këshilli Universal i Paqes është një ndër organizatat më të rëndësishme në avokimin e të drejtave të njeriut, nxitjen e tolerancës dhe promovimin e bashkëjetesës paqësore midis komuniteteve të ndryshme në mbarë botën. Nën udhëheqjen vizionare të Sheikh Kasem Bader, Këshilli ka arritur sukses të jashtëzakonshëm në promovimin e dialogut dhe mirëkuptimit ndërmjet feve dhe kulturave.

Themelimi i Zyrës së Këshillit Universal të Paqes në Kosovë nënkupton një përkushtim të fortë për zhvillimin ekonomik dhe fuqizimin e të rinjve në rajon. Bashkëpunimi i ngushtë i Sheikh Kasem Bader me Shejh Kujtim Popaj që është udhëheqës i njohur dhe Shejh i 12 Tarikateve, demonstron një lidhje të fortë miqësie dhe besimi që rezultoi me emërimin e Shejh Kujtim Popaj Ambasador i Paqes dhe Menaxher i Zyrës për selinë qendrore në Kosovë, duke mbikëqyrur të gjitha projektet në Kosovë dhe Evropë.

“Me krenari ngrita zërin për ta vendosur Kosovën në hartën globale si një fener paqeje, ku fetë e ndryshme bashkëjetojnë në mënyrë harmonike”, tha shejh Kujtim Popaj.

Nëpërmjet avokimit të vazhdueshëm ai është angazhuar në diskutime të frytshme me investitorë vizionarë që vijnë nga Jordania, Dubai dhe vende të tjera të Lindjes së Mesme, duke nxitur partneritete që synojnë fuqizimin e të rinjve, përparimin dhe ngritjen e kapaciteteve te grave, ngritja e cilësisë së arsimit përmes granteve për studime si dhe iniciativat e tolerancës ndërfetare.

“Së bashku, ne jemi gati të hartojmë një rrugë të re prosperiteti dhe ndriçimi, duke formuar një të ardhme ku Kosova shkëlqen si simbol i përparimit dhe unitetit” tha Sheikh Kasem Bader.

“Jam më se i lumtur që marr përgjegjësinë si Menaxheri Zyrës së UPC-së në Kosovë që do të zhvilloj projektet e Këshillit në gjithë Evropën si dhe të marr titullin Ambasador i Paqes i Këshillit Universal të Paqes. Ky rol më mundëson të kontribuoj edhe më shumë në zhvillimin ekonomik dhe zhvillimin e kapaciteteve të të rinjve dhe grave në Kosovë. E falënderoj Sheikh Kasem Bader që më besoi këtë nder”, tha Shejh Kujtim Popaj.

Misioni i Këshillit Universal të Paqes thekson lidhjen jetike midis prosperitetit ekonomik dhe paqes së qëndrueshme. Duke udhëhequr iniciativat që ngrisin ekonomikisht komunitetet, Këshilli synon të krijojë shoqëri të qëndrueshme dhe harmonike. Për më tepër, Këshilli është i përkushtuar në zhvillimin e kapaciteteve të të rinjve dhe grave, duke i njohur ata si agjentë të ndryshimit thelbësor për përparimin shoqëror. Hapja e Zyrës së Këshillit Universal të Paqes në Kosovë, do te ndihmoj qe te  drejtat themelore gëzohen në mënyrë të barabartë dhe respektohen dallimet kulturore dhe fetare. Nëpërmjet partneriteteve me organizatat qeveritare dhe joqeveritare, institucionet akademike dhe organet e larta shtetërore, Këshilli mbetet i palëkundur në angazhimin e tij ku përmes bashkëpunimit global të krijohet një rrugë e re për zhvillim në Kosovë.m /Kosovatimes/

You Might Also Like

Janjiq: Serbia de fakto e ka njohur Kosovën

Nga UÇK te Ushtria: Rrugëtimi i FSK-së drejt forcës moderne

Sulmi terrorist, Begaj: Shqipëria në solidaritet të plotë me Australinë

Presidentja Osmani nderohet me ‘Çmimin Boniafcio VIII’

Osmani: Mujë Krasniqi dhe shokët e tij zgjodhën atdheun mbi jetën

Kosova Times March 4, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 1Lajme

Si çoi emri i Milan Radoiçiqit në përleshje fizike në Kuvend?

Kosova Times Kosova Times July 13, 2023
Gashi: Katër vjet nën udhëheqjen e VV-së janë vite të dështuara
Shtetet e Bashkuara filluan përgatitjet për luftë me Rusinë dhe Kinën në Arktik
Begaj pret Kallas: Shqipëria e përkushtuar në ruajtjen e vlerave të BE-së RTSH Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, priti sot në një takim Përfaqësuesen e Lartë për Politikën e Jashtme dhe Sigurinë të Bashkimit Evropian, Nënpresidente e Komisionit Evropian, Kaja Kallas. Në fokus të këtij takimi ishte procesi i zgjerimit evropian në rajonin e Ballkanit, ecuria e Shqipërisë në negociatat e anëtarësimit në BE, politika e jashtme e Shqipërisë dhe roli i saj në rajon. Begaj i shprehu Përfaqësueses së Lartë Evropiane mirënjohje për angazhimin e palëkundur dhe vëmendjen e veçantë që i ka kushtuar integrimit të Ballkanit Perëndimor në BE. Zgjerimi i Bashkimit Evropian në Ballkanin Perëndimor u vlerësua si mjeti më efektiv gjeopolitik, thelbësor për ruajtjen e sigurisë dhe stabilitetin në rajon. Presidenti Begaj rikonfirmoi se Shqipëria do të vazhdojë të luajë një rol proaktiv në bashkëpunimin rajonal në Ballkanin Perëndimor, duke vepruar si një faktor stabilizues. Kreu i Shtetit i shprehu përfaqësueses Kallas falënderim për Planin e Rritjes dhe mbështetjen financiare që Bashkimi Evropian ka dhënë ndaj Shqipërisë dhe rajonit. Presidenti Begaj konfirmoi se Shqipëria është e përkushtuar në ruajtjen e vlerave thelbësore të BE-së, respektimin e të drejtave themelore. Presidenti Begaj, gjatë bisedës me Kallas, shprehu synimin e vendit për hapjen e të gjithë grup-kapitujve brenda këtij viti dhe mbylljen e pjesës teknike të negociatave, duke përfunduar kapitujt deri në vitin 2027 dhe anëtarësimin e plotë në 2030-ën. “Angazhimi i Shqipërisë ndaj objektivit strategjik për integrimin në BE mbetet një prioritet kyç”, – nënvizoi Kreu i Shtetit. Për sa i përket ecurisë në reformat që mundësojnë anëtarësimin e vendit në BE, Presidenti Begaj garantoi Kallas se Shqipëria mbetet plotësisht e përkushtuar ndaj programit të transformimit dhe reformave që synojnë përmirësimin e sistemit politik, forcimin e qëndrueshmërisë ekonomike dhe krijimin e kushteve të favorshme për mirëqenien e qytetarëve. Gjithashtu, Presidenti Begaj theksoi faktin se “populli shqiptar e ka mbështetur vazhdimisht integrimin në BE gjatë tre dekadave të fundit dhe entuziazmi për anëtarësim mbetet më i larti në rajon. Krahas reformave të brendshme, Shqipëria ka qenë dhe mbetet në një linjë me qëndrimet e BE-së”. Në vazhdimësi të rolit në lehtësimin e dialogut brenda sferës evropiane të sigurisë, Presidenti bëri të ditur se Shqipëria do të mbetet plotësisht e lidhur me BE-në, duke marrë pjesë aktive në misionet e CSDP-së, (Politikës së Përbashkët të Sigurisë dhe Mbrojtjes), dhe duke bashkëpunuar në forumet ndërkombëtare
Xavi thotë se ndihet i çliruar pas komunikimit të vendimit për largim
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?