“E ardhmja e marrëveshjes midis vendeve afrikane dhe kompanisë private ushtarake Wagner varet mbi të gjitha nga qeveritë e vendeve në fjalë,” u tha gazetarëve Sergei Lavrov, ministri i jashtëm i Rusisë, gjatë një konference.
Moska ka thënë se Wagner ka të ngjarë të vazhdojë operacionet e saj në Afrikë nëse qeveritë në kontinent vendosin të mbajnë kontrata me grupin ushtarak privat, raporton AFP.
“E ardhmja e marrëveshjes midis vendeve afrikane dhe kompanisë private ushtarake Wagner varet mbi të gjitha nga qeveritë e vendeve në fjalë,” u tha gazetarëve Sergei Lavrov, ministri i jashtëm i Rusisë, gjatë një konference.
Kujtojmë se të enjten, kreu i komitetit të mbrojtjes në Dumën ruse, Andrei Kartapolov, njoftoi se Wagner nuk do të luftonte më në Ukrainë pasi udhëheqësi i grupit mercenar, Yevgeny Prigozhin, refuzoi të nënshkruajë kontrata me Kremlinin.
Kartapolov tha se Rusia nuk do të ndajë më burime materiale për Wagner.