By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Këto palpet janë më të mirat! Janë bërë me akullore vanilje të shkrirë dhe një përbërës tjetër
January 10, 2026
Kjo patate e pjekur është perfekte, dhe nuk keni nevojë për qumësht ose gjalpë për ta bërë atë
January 10, 2026
Dhi e tymosur me kërpudha
January 10, 2026
Tërmeti 5.1 ballë godet Kalabrinë, ndjehet edhe në Maltë
January 10, 2026
Një depo nafte në rajonin e Volgogradit u përfshi nga flakët pas një sulmi me dron
January 10, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: NATO-ja i fillon stërvitjet në Finlandë, Norvegji dhe Suedi
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > NATO-ja i fillon stërvitjet në Finlandë, Norvegji dhe Suedi
Ballina 2Rajon / Botë

NATO-ja i fillon stërvitjet në Finlandë, Norvegji dhe Suedi

Kosova Times
Last updated: 2024/03/04 at 4:07 PM
Kosova Times Published March 4, 2024
Share
SHARE

NATO-ja i ka nisur të hënën stërvitjet për ta mbrojtur territorin e vet nordik, të porsazgjeruar, ku do të marrin pjesë më shumë se 20.000 ushtarë nga 13 vende, në ushtrimet që zgjasin gati dy javë në rajonet veriore të Finlandës, Norvegjisë dhe Suedisë.

Finlanda merr pjesë me mbi 4.000 ushtarë në stërvitjen “Përgjigja Nordike 2024”, që nënkupton se ajo do të bëhet vendi i parë i ri i NATO-s me pjesëmarrjen më të madhe në një ushtrim të aleancës ushtarake, sipas ushtrisë finlandeze.

“Për herë të parë, Finlanda merr pjesë si anëtare e NATO-s në ushtrimin e mbrojtjes së përbashkët të të gjitha rajoneve të aleancës”, thanë Forcat e Mbrojtjes të Finlandës në një komunikatë.

Forcat e Armatosura të Suedisë thanë se 4.500 pjesëtarë nga forcat ajrore, ushtria dhe marina e saj do të marrin pjesë në stërvitje, e cila po mbahet në kushte dimërore arktike.

Finlanda, e cila e ndan një kufi 1.340 kilometra të gjatë me Rusinë, iu bashkua NATO-s në prill 2023, pas një vendimi historik duke i dhënë fund neutralitetit ushtarak disa dekadash. Fqinja e saj, Suedia është duke i përfunduar formalitet për t’u futur në aleancën ushtarake si anëtarja e 32-të, pasi kërkesa e saj për anëtarësim është ratifikuar nga të gjithë anëtarët e NATO-s.

Suedia pritet që zyrtarisht të jetë pjesë e NATO-s gjatë këtij muaji.

Finlanda dhe Suedia kishin zhvilluar marrëdhënie të forta me NATO-n pas përfundimit të Luftës së Ftohtë, por opinioni publik kishte qenë fuqishëm kundër anëtarësimit të plotë, derisa Rusia e pushtoi Ukrainën më 2022.

Neutraliteti ushtarak shihej si mënyra më e mirë për t’i shmangur tensionet me Rusinë, fqinjin e tyre të fuqishëm në rajonin e Detit Baltik. Por, agresioni rus ia ndryshoi mendjen opinionit publik në të dyja vendet, dhe ato aplikuan për t’u bërë anëtare të NATO-s në maj 2022.

Për shumë vite – kjo stërvitje e NATO-s e mbajtur çdo dy vjet në ekstremet arktike në veri të Norvegjisë – është quajtur “Përgjigja e Ftohtë”.

Megjithatë, “falë zgjerimit të NATO-s me Finlandën dhe përfundimisht edhe me Suedinë, ne jemi tani duke i zgjeruar edhe ushtrimet në një Përgjigje Nordike”, thanë Forcat e Armatosura të Norvegjisë në një komunikatë.

Kjo stërvitje nordike është pjesë e Steadfast Defender 24, stërvitjeve më të mëdha të NATO-s në dekadat e fundit, ku do të marrin pjesë 90.000 trupa gjatë ushtrimeve disamujore që kanë për qëllim të dëshmojnë se aleanca mund t’i mbrojë të gjitha territoret e veta deri në kufi me Rusinë.

Vendet pjesëmarrëse në stërvitjen e tanishme, e cila mbahet nga 15 marsi, janë Belgjika, Britania, Kanadaja, Danimarka, Finlanda, Franca, Gjermania, Italia, Holanda, Norvegjia, Spanja, Suedia dhe Shtetet e Bashkuara.

You Might Also Like

Tërmeti 5.1 ballë godet Kalabrinë, ndjehet edhe në Maltë

Një depo nafte në rajonin e Volgogradit u përfshi nga flakët pas një sulmi me dron

Trump zhgënjyer me Putinin

Bullgari Nickolay Mladenov u zgjodh drejtor i Komitetit të Trump për Paqe në Gaza

Paratë saudite, armët bërthamore pakistaneze dhe dominimi ushtarak turk: ​​”NATO-ja myslimane” në horizont

Kosova Times March 4, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

30 palestinezë të vdekur në Gazë, sulm ndaj një autobusi izraelit në Bregun Perëndimor

Kosova Times Kosova Times November 29, 2024
Provuan të vidhnin një makinë dhe më pas u penduan, shikoni si përfundoi gjithçka…
Merret vendim për transferet nga nën-programi “Shpenzimet e Paparashikuara”
Rukiqi ministrit Murati: Mos manipulo me grafikone, 3.000 qytetarë i janë shtuar listës së të varfërve
Koalicioni në Vushtrri, LDK reagon: Veprim i paautorizuar
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?