By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Një rritje e madhe e interesit të udhëtarëve nga Amerika për në Shqiperi
January 27, 2026
Arrestohet në Prishtinë për vjedhje të rëndë shtetasi i Malit të Zi
January 27, 2026
Inspekcioni i Komunës ndërprenë ndërtimin e paligjshëm në Mitrovicë
January 27, 2026
Përmbyllet procesi i rinumërimit në 77% të vendvotimeve
January 27, 2026
IKSHPK njofton për zonat ku uji nuk rekomandohet për pije
January 27, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Orban dhe Trump do të takohen më 8 mars
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Orban dhe Trump do të takohen më 8 mars
Rajon / Botë

Orban dhe Trump do të takohen më 8 mars

Kosova Times
Last updated: 2024/03/04 at 3:03 PM
Kosova Times Published March 4, 2024
Share
SHARE

Kryeministri nacionalist i Hungarisë, Viktor Orban, do të takohet me ish-presidentin e Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, të premten, më 8 mars në Florida, pak pasi ai haptazi mbështeti aleatin e tij të kamotshëm në përpjekjet e tij për të fituar zgjedhjet presidenciale amerikane që mbahen më vonë gjatë këtij viti.

Orban, politikan i krahut të djathtë i cili vazhdimisht konfrontohet me Bashkimin Evropian për shkak të fushatave të tij kundër migrantëve dhe për shkak të vendimeve që kanë vendosur gjyqësorin, organizatat joqeveritare dhe mediat nën kontrollin e shtetit, është përshkruar nga Trumpi si “lider i madh”.

Politikat konservatore të Orbanit sa i përket familjes kanë bërë që ai të vlerësohet nga figurat populiste në ShBA dhe Hungaria viteve të fundit ka mbajtur takimet e Konferencës Konservatore për Veprim Politik (CPAC).

Muajin e ardhshëm, për herë të tretë do të mbahet kjo konferencë.

Kryeministri hungarez, që ka refuzuar të dërgojë armë në Kiev dhe ka mbajtur raporte të ngushta tregtare me Rusinë që nga nisja e pushtimit rus të Ukrainës më 2022, vazhdimisht ka thënë se vetëm me kthimin e Trumpit në Shtëpinë e Bardhë mund të arrihet paqja në Ukrainë.

“Nuk është kumar, por është të vësh bast në shansin e vetëm të arsyeshëm dhe ne në Hungari vëmë bast për rikthimin e presidentit Trump”, tha Orban gjatë një forumi ekonomik të hënën.

“Shansi i vetëm për botën që të ketë një marrëveshje relativisht të shpejtë të paqes është ndryshimi politik në ShBA, dhe kjo lidhjet me atë se kush është president”.

Trump, që po garon për një mandat presidencial, shkaktoi zemërim në mesin e aleatëve perëndimorë muajin e kaluar pasi sugjeroi se ShBA-ja mund të mos mbrojë aleatët e NATO-s që nuk shpenzojnë mjaftueshëm në mbrojtje nga një pushtim i mundshëm rus.

Orban ka deklaruar se zgjedhjet presidenciale amerikane të këtij viti dhe zgjedhjet për Parlamentin Evropian në qershor do të jenë thelbësore pasi konservatorët në Evropë dhe ShBA-ja duhet të luftojë së bashku për të “ripushtuar” institucionet në Uashington dhe Bruksel nga liberalët, të cilët, sipas Orbanit, kërcënojnë civilizimin perëndimor.

Orban, që është në pushtet që nga viti 2010, është përballur me tensione me administratën e presidentit amerikan, Joe Biden, kryesisht për shkak të zvarritjes së miratimit të pranimit të Suedisë në NATO.

Pas një vonese të gjatë, javën e kaluar Parlamenti hungarez miratoi pranimin e Suedisë në NATO dhe legjislacioni pritet të nënshkruhet nga presidenti hungarez gjatë kësaj jave.

You Might Also Like

Sllovenia në shok për programin erotik në spa-në që kroatët e adhurojnë, çmimet shkojnë deri në 3,000 euro

E tmerrshme” Shtatë tifozë të PAOK-ut të vdekur në përplasje në Rumani, publikohen pamje të tmerrshme

Pronarët e lokalit ku vdiqën 40 persona: Nuk jemi ne fajtorë. Ishte shfaqja e Cyane-s

Katër oficerë të policisë vriten ne ndjekje te nje vrasësi në Ukrainë

Ukraina i vendos Trumpit afat të ri për marrëveshjen e paqes

Kosova Times March 4, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 1Lajme

Moti me diell dhe pjesërisht i vranët

Kosova Times Kosova Times April 30, 2024
Nxori thikën e kasapit dhe filloi të godiste me thikë njerëzit në stacionin e trenit +18 (Video)
Supë kremoze ​​kungulli të pjekur
Grabitje në Prishtinë, dy gra nga Venecuela sulmohen nga pesë persona
Lirohet nga arresti shtëpiak Sali Berisha
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?