By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Ministria e Mbrojtjes e Rusisë: Ushtria pushtoi dy vende në jug të Ukrainës
November 16, 2025
Pas 265 vitesh Caffè Greco, fundi i një mënyre jetese
November 16, 2025
Stamboll: Evakuohet hoteli pasi tre turistë vdesin nga helmimi
November 16, 2025
Ambasadori izraelit në SHBA: Turqia nuk duhet të marrë avionë amerikanë F-35
November 16, 2025
Zelensky në Athinë – Programi dhe marrëveshja e gazit
November 16, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Prokuroria në Prishtinë ngre aktakuzë ndaj shtatë personave
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Prokuroria në Prishtinë ngre aktakuzë ndaj shtatë personave
Lajme

Prokuroria në Prishtinë ngre aktakuzë ndaj shtatë personave

Kosova Times
Last updated: 2024/03/04 at 2:34 PM
Kosova Times Published March 4, 2024
Share
SHARE

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka bërë të ditur se ka ngritur aktakuzë ndaj shtatë personave për veprat penale “Keqpërdorim i detyrës zyrtare”, “Organizim të skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm” dhe “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Prokurori ka njoftuar se pas zhvillimit të hetimeve, mbledhjes dhe analizimit të provave, ka ngritur aktakuzë ndaj të pandehurit S.N. (zyrtar policor) për veprat penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar” dhe “Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm”.

“Sipas aktakuzës, i pandehuri S.N., në cilësinë e personit zyrtar, i caktuar për trajtimin e rasteve të dhunës në familje, me dashje dhe dijeni e ka keqpërdorur detyrën e tij zyrtare, duke i krijuar favore personit tjetër në atë mënyrë që gjatë zbatimit të masave të veçanta hetimore, i pandehuri në kundërshtim me detyrat e tija zyrtare, kishte komunikuar përmes telefonit dhe pa autorizim, me avokatin e të dyshuarit-tani i ndjerë, i cili ka qenë i dyshuar për veprën penale të dhunës në familje, me qëllim të mundësimit të lirimit të tij fillimisht nga masa e ndalimit, e më pas duke i mundësuar të takohej dhe të ketë kontakte me familjarët e tij e me persona të tjerë, si dhe duke kërkuar edhe nga zyrtarët e tjerë policorë që ishin në zbatim të vendimit të prokurorit të shtetit mbi ndalimin e të dyshuarit-tani i ndjeri, që t’ia mundësonin kontaktet me familjarët dhe personat e tjerë, kështu duke vazhduar edhe me pengimin e zbatimit të masës së paraburgimit”, thuhet në njoftim.

Ndërsa të pandehurit Rr.K., V.B., Q.Th., Y.K., dhe G.M., ngarkohen për veprën penale “Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm”, si dhe të pandehurit Rr.K. dhe G.H., për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

“Të pandehurit Rr.K., V.B., Q.Th., Y.K., dhe G.M., në vazhdimësi e deri më 07.09.2023, në vende të ndryshme të Prishtinës, me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore për vete apo tjetrin, kanë organizuar, ndihmuar dhe marrë pjesë në lojëra të fatit-bastore, përmes një faqes së internetit dhe përdorimit të telefonave të mençur.

Ndërsa, të pandehurve Rr.K. dhe G.H., pas zbatimit të urdhëresës së lëshuar nga gjykata për kontroll u janë gjetur në posedim armë pa autorizim nga organi kompetent”, vijon njoftimi.

Prokurori i Shtetit me rastin e ngritjes së aktakuzës i ka propozuar gjykatës që të pandehurit të shpallen fajtorë dhe të dënohen sipas ligjit për veprat penale të cilat iu vihen në barrë, si dhe për të pandehurin S.N., ka propozuar që t’i ndalohet ushtrimi i funksionit në administratë publike apo funksioneve në shërbime publike.

Ndërsa, në bazë të nenit 269 dhe 276 të KPPRK-së, sendet e sekuestruara me urdhrin ndalues përfundimtar të gjykatës të konfiskohen dhe të procedohen sipas procedurave të parapara ligjore, duke përfshirë edhe konfiskimin e shumës prej 3390€ e krijuar si rezultat i kryerjes së veprës penale.

You Might Also Like

Sveçla: Serbia vazhdon të planifikojë sulme terroriste në Kosovë

Ambasada në Slloveni, u kërkon kosovarëve pa targa të raportojnë rastet

Ahmeti: Me zemër në Strasburg, padrejtësia ndaj UÇK-së duhet të marrë fund

Punëtorët e RTK-së pa paga, Shoqata Sindikale kërkon zhbllokimin e buxhetit

Sekuestrohet material eksploziv në Leposaviq

Kosova Times March 4, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Gjermania do të shpenzojë 17 miliardë euro për krijimin e një mburoje antiraketë

Kosova Times Kosova Times February 2, 2023
Torres: ShBA-ja nuk ka aleat më të madh sesa Kosovën në Ballkan
Listat për deputet plot dobësi e mungesa
Departamenti i Shtetit: Në Mal të Zi, probleme me gjyqësorin e pavarur, korrupsion, kërcënime ndaj gazetarëve
DRAMË NË DETIN E KUQ: Një anije e mbytur plot turistë, helikopterë dhe marina egjiptiane janë në kërkim të të mbijetuarve
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?