By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
My BlogMy Blog
Notification Show More
Latest News
Britania e Madhe po dërgon 200 ushtarë për t’iu bashkuar KFOR-it
October 1, 2023
“Video të reja nga Kosova tronditën Serbinë”: Si shkruajnë mediat rajonale për videot e publikuara nga policia e Kosovës
October 1, 2023
Turqia prezantoi makinën e saj të parë fluturuese (VIDEO)
October 1, 2023
Azerbajxhani zgjeron ndikimin në Ballkan
October 1, 2023
Lule, kurora dhe mitingje makinash: Yevgeny Prigozhin u kujtua në Rusi
October 1, 2023
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Forcat ukrainase avancojnë në rajonet e aneksuara nga Rusia
Share
Aa
My BlogMy Blog
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
My Blog > Blog > Ballina 2 > Forcat ukrainase avancojnë në rajonet e aneksuara nga Rusia
Ballina 2Rajon / Botë

Forcat ukrainase avancojnë në rajonet e aneksuara nga Rusia

Kosova Times
Last updated: 2022/10/06 at 2:34 PM
Kosova Times Published October 6, 2022
Share
SHARE

Forcat ukrainase po vazhdojnë avancimin në jug dhe lindje, duke rimarrë territorin e pushtuar nga Moska, edhe pse presidenti rus, Vladimir Putin, tha se pret “stabilizim” të situatës në katër rajonet e aneksuara nga Rusia.

Urdhri i Putinit që shteti rus të marrë kontrollin e plotë të centralit bërthamor të Zaporizhjës, bëri që kreu i Agjencisë Ndërkombëtare për Energji Bërthamore, Rafael Grossi, të nisej në Kiev për konsultime me autoritetet ukrainase.

Zaporizhja është qytet në juglindje të Ukrainës, ku ndodhet centrali më i madh bërthamor në Evropë.

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, tha në fjalimin e tij të vonë, më 5 tetor, se vendbanimet Novovoskresenske, Novohorihorivka dhe Petropavlivka, në verilindje të qytetit të Hersonit, janë “çliruar”.

Hersoni është kryeqyteti i një prej katër rajoneve pjesërisht të pushtuara nga Rusia, që u aneksuan bashkë me Luhanskun, Donjeckun dhe Zaporizhjën.

Oleksandr Starukh, guvernatori ukrainas i Zaporizhjës, tha më 6 tetor se granatimet nga forcat ruse vranë të paktën dy persona gjatë natës, dëmtuan ose shkatërruan disa ndërtesa banimi, dhe shkaktuan përhapje të zjarreve.

Në rajonin lindor të Luhanskut, i cili ka qenë pothuajse plotësisht nën kontrollin rus që nga fillimi i luftës, Ukraina gjithashtu pretendoi fitore mbi forcat ruse.

Ukraina thotë se ka shënuar sukses edhe në Harkiv dhe Donjeck përgjatë fundjavës, duke fituar kontrollin e qytetit të Limanit.

Kjo qytezë është pjesë e Donjeckut, mirëpo konsiderohet si portë hyrëse në Luhansk, rajon që kontrollohet pothuajse plotësisht nga forcat ruse.

Rusia ka nisur pushtimin e Ukrainës më 24 shkurt, dhe në shtator Putin shpalli një mobilizim të “pjesshëm” ushtarak për të forcuar radhët në Ukrainë, në kohën kur forcat e Kievit po raportojnë për rimarrjen e kontrollit të disa territoreve që ishin pushtuar nga forcat ruse. /rel/

You Might Also Like

“Video të reja nga Kosova tronditën Serbinë”: Si shkruajnë mediat rajonale për videot e publikuara nga policia e Kosovës

Azerbajxhani zgjeron ndikimin në Ballkan

Lule, kurora dhe mitingje makinash: Yevgeny Prigozhin u kujtua në Rusi

“Marshi i një milion zemrash”: demonstrata më e madhe e opozitës në Varshavë

Radoiçiq shihet në funeralin e Stefan Nedeljkoviqit, i cili vdiq në Banjska

Kosova Times October 6, 2022
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 2Rajon / Botë

Si e përshpejtojnë ngrohjen globale rrjedhjet e metanit?

Kosova Times Kosova Times September 28, 2022
Holokausti: heronjtë dhe viktimat e getos Mogilev
“Babai” i inteligjencës artificiale jep dorëheqje
CPJ: Rritet me 50 për qind numri i gazetarëve të vrarë në vitin 2022
NIN: Hetimi për Jovanjica çon në krye të shtetit, Mali Senta kërkon Jovanjica 3
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?