By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 23 janar
January 24, 2026
Gazetari vullnetar serb : Nga dëshmitar i dhunës në pjesëmarrës të saj
January 23, 2026
Ideologu i Kremlinit prezenton vizionet e nje Rusie ideale
January 23, 2026
Moti në vikend, kryesisht i vranët me riga shiu e temperatura të ulëta
January 23, 2026
Ministri iranian fyen ashpër Zelenskyn, thotë: “Ndryshe nga ju, ne nuk kërkojmë ndihmë nga të huajt”
January 23, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Kurti bën thirrje për armëpushim të menjëhershëm në Gazë
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Kurti bën thirrje për armëpushim të menjëhershëm në Gazë
Ballina 1Lajme

Kurti bën thirrje për armëpushim të menjëhershëm në Gazë

Kosova Times
Last updated: 2024/03/05 at 12:49 PM
Kosova Times Published March 5, 2024
Share
SHARE

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, u është bashkuar udhëheqësve të tjerë botërorë, duke bërë thirrje për një armëpushim të menjëhershëm në luftën mes Izraelit dhe Hamasit, grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian.

Thirrja e Kurtit vjen një ditë pasi nënpresidentja amerikane, Kamala Harris, kërkoi që Izraeli dhe Hamasi të arrinin një armëpushim dhe që Izraeli të gjente mënyra që do të mundësonin dërgimin e më shumë ndihmave në Rripin e Gazës.

“I bashkohen nënpresidentes amerikane, Kamala Harris, dhe udhëheqësve të tjerë botërorë në thirrjen për një armëpushim të menjëhershëm në Gazë, lirimin e pengjeve dhe rritjen e ndihmës humanitare. Vdekjet e civilëve dhe vuajtjet në këto muaj që nga sulmi terrorist i Hamasit janë një thirrje urgjente për veprim të menjëhershëm dhe vendimtar”, shkroi Kurti në X, që më herët njihej si Twitter.

I join @VP Kamala Harris & other world leaders in calling for an immediate ceasefire in Gaza, the hostages' release and increased humanitarian aid. The civilian deaths and suffering in the months since Hamas's terrorist attack are an urgent call for swift & decisive action.

— Albin Kurti (@albinkurti) March 5, 2024

Lufta mes Izraelit dhe Hamasit nisi më 7 tetor, pas sulmit vdekjeprurës të kryer nga ekstremistët palestinezë në jug të Izraelit, ku vranë 1.200 persona dhe rrëmbyen 250 të tjerë.

Izraeli u kundërpërgjigj me një ofensivë tokësore dhe ajrore, që deri më tani ka lënë të vrarë mbi 30.000 persona në Gazën prej 2.3 milionë banorëve.

Pas nisjes së luftës, Kurti kishte shprehur shqetësim për, siç kishte thënë, krimet kundër civilëve nga Hamasi në Izrael.

Numri dy i ShBA-së, shtetit aleat të Izraelit, po ashtu tha një ditë më herët se njerëz të pafajshëm në Rripin e Gazës po përjetojnë një “katastrofë humanitare”.

Uashingtoni ka insistuar që një armëpushim të hyjë në fuqi në nisje të Ramazanit, që fillon javën e ardhshme.

Një armëpushim i tillë do të zgjaste gjashtë javë, pas një armëpushimi më të shkurtër prej një jave të arritur në nëntor. Dhjetëra pengje që mbahen nga Hamasi, do të liroheshin në këmbim të qindra të burgosurve palestinezë që gjenden në burgjet izraelite.

You Might Also Like

Moti në vikend, kryesisht i vranët me riga shiu e temperatura të ulëta

Shtëpia e Bardhë ndan foton e Trumpit, në fokus edhe Osmani

100 ditë në Kosovë, ambasadori gjerman vlerëson mikpritjen dhe bukuritë

Cakolli: Rreth 80 mijë vota të kandidatëve të numëruara gabimisht në QNR

OVL UÇK mbështet marshin “Drejtësi, jo politikë!” më 17 shkurt

Kosova Times March 5, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Peskov: Takimi i Putinit dhe Wittkoff është planifikuar për 2 dhjetor

Kosova Times Kosova Times December 1, 2025
Rusia godet qendrën hekurudhore të Lozovës mes 46 dronëve dhe breshërisë së raketave – 1 i vdekur, 10 të plagosur
VIDEO: Një fabrikë riciklimi në Stamboll në flakë
OVL-UÇK merr vendim t`i bojkotojë organizimet për pavarësi dhe epope
Shefi i kabinetes së Osmanit i reagon Vuçiqit për deklaratën e moszbatimit të plotë të Marrëveshjes së Ohrit
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?