By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 23 janar
January 23, 2026
Gruaja britanike zhvendoset në vendin më të lirë në botë, ku një vakt kushton 1 euro
January 22, 2026
Sllovakia dhe keqpërdorimi i fondeve të BE-së
January 22, 2026
Rhodes: Burri 49-vjeçar i akuzuar për vrasjen e hotelierit u arrestua në Mynih
January 22, 2026
Osmani tregon bisedën me Trump: Më dha mesazh për Kosovën
January 22, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Qeveria vendos masa të reja mbrojtëse për produktet e naftës
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ekonomi > Financa > Qeveria vendos masa të reja mbrojtëse për produktet e naftës
Financa

Qeveria vendos masa të reja mbrojtëse për produktet e naftës

Kosova Times
Last updated: 2024/03/05 at 4:22 PM
Kosova Times Published March 5, 2024
Share
SHARE

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë e Kosovës (MINT) ka vendosur të martën masa të tjera mbrojtëse për produktet e naftës, si dhe e ka caktuar çmimin e tyre për tre muajt e ardhshëm.

Sipas vendimit të ri, marzha tregtare maksimale e lejuar e shitjes me shumicë është dy centë për litër, ndërsa marzha tregtare maksimale e lejuar e shitjes me pakicë është 12 centë për litër.

Ky vendim hyri në fuqi sot dhe do të vlejë për 90 ditë, tha MINT-i.

MINT-i nënvizoi në një njoftim për media se e mori një vendim të tillë sepse ka gjetur “mospërshtatje të çmimeve vendore me lëvizjet e mëdha të çmimeve në tregun botëror”.

“Me qëllim mbrojtjen e konsumatorit, mbrojtjen e konkurrencës dhe për të mënjanuar çrregullimet në treg, MINT ka marrë vendim për caktimin e çmimit dhe masave tjera mbrojtëse të produkteve të naftës”, thuhet në njoftim.

Në Prishtinë aktualisht një litër naftë kushton nga 1.35 deri në 1.45 euro.

MINT-i theksoi se Inspektorati Qendror i Tregut në bashkëpunim me Doganën dhe Administratën Tatimore do ta rrisin mbikëqyrjen e zbatimit të vendimit të saj, si dhe të cilësisë dhe sasisë së produkteve të naftës.

Çmimet dhe kërkesa për naftë janë rritur në tregjet ndërkombëtare pas pushtimit të Ukrainës nga Rusia në shkurt 2022.

You Might Also Like

Çmimet e energjisë elektrike vazhdojnë të rriten, me indeksin GME në 119 euro

Lufta kundër falsifikimit të parasë temë e takimit Ismaili-Vitagliano

Guvernatori Ismaili në panelin e FMN-së foli për qëndrueshmërinë financiare

Dollari dobësohet, euro forcohet

Regjistrimi i bizneseve mund të bëhet edhe përmes platformës e-Kosova

Kosova Times March 5, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 1Lajme

U nda nga jeta Petrit Hoti, presidentja Osmani shpreh ngushëllime

Kosova Times Kosova Times October 27, 2025
LDK: Vetëvendosje po zhvillon fushatë mashtrimi pas bllokimit të Prishtinës LDK: Vetëvendosje po zhvillon fushatë mashtrimi pas bllokimit të Prishtinës
Turistë edhe në nëntor, Rama ndan pamjet: Rreth 1.2 mln persona vizituan gjatë 2024 sitet tona kulturore
ShBA sanksionon një sllovak, dyshohet se ndihmoi Rusinë të blejë armë nga Koreja e V.
CM Korab Saraçi shpallet kampion evropian i amatorëve në shah, siguron kualifikimin për Kampionatin Botëror
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?