By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Një modele në një edicion të pazakontë, “akullorja shkrihet” mbi të: Dallimi yt është forca juaj
November 2, 2025
Ish-kreu i një burse kriptomonedhash gjendet i vdekur në qelinë e burgut në Turqi
November 2, 2025
Sulm në Angli, nëntë persona luftojnë për jetën. “Të plagosurit po iknin përmes trenit”
November 2, 2025
1,5 milionë meksikanë në paradën për Ditën e të Vdekurve
November 2, 2025
Arrestohet polici i Serbisë, i konfiskohet municion dhe afër 10 mijë euro
November 2, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Dioqeza e Rashkës-Prizrenit: Presim që toka t’i kalojë Manastirit të Deçanit
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Dioqeza e Rashkës-Prizrenit: Presim që toka t’i kalojë Manastirit të Deçanit
Ballina 1Lajme

Dioqeza e Rashkës-Prizrenit: Presim që toka t’i kalojë Manastirit të Deçanit

Kosova Times
Last updated: 2024/03/06 at 10:04 PM
Kosova Times Published March 6, 2024
Share
SHARE

Askush nga institucionet e Kosovës “nuk ka kontaktuar as me Dioqezën e Rashkës-Prizrenit, as me Manastirin e Deçanit”, në lidhje me ekzekutimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, të vitit 2016, për tokën e Manastirit të Deçanit.

Kështu thonë për Radion Evropa e Lirë nga Dioqeza e Rashkës-Prizrenit e Kishës Ortodokse Serbe në Kosovë, duke theksuar se, prej vitesh, dëgjojnë mesazhet e zyrtarëve më të lartë të Kosovës se vendimi i Gjykatës Kushtetuese për tokën e Manastirit të Deçanit “nuk është sjellë ligjërisht dhe nuk mund të zbatohet”, andaj “duhet të ketë një dialog kishtar për të”.

Paraprakisht, Radio Evropa e Lirë mësoi se Qeveria e Kosovës është duke pritur nga Komuna e Deçanit që ta zbatojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, me të cilin kërkohet që manastirit mesjetar ortodoks t’i kthehen 24 hektarë tokë dhe pyll – gjë të cilën komuna ka refuzuar ta bëjë deri më tani.

http://199.192.21.43/2024/03/06/qeveria-pret-zbatimin-e-vendimit-per-token-e-manastirit-te-decanit/

Po ashtu, sipas informacioneve të REL-it, Qeveria e udhëhequr nga kryeministri Albin Kurti është duke biseduar për zbatimin e këtij vendimi me autoritetet lokale në Deçan dhe aktorët tjerë relevantë, në prag të seancës së Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës.

Një veprim i tillë është justifikuar me “respektimin e sundimit të ligjit në tërë territorin e Kosovës”.

Megjithatë, kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj, i tha Radios Evropa e Lirë se deklaratat e tij për këtë çështje janë publike dhe se nuk dëshiron të shtojë asgjë më shumë.

I pyetur se çfarë do të ndodhë nëse Qeveria e Kosovës kërkon zbatimin e vendimit, ai tha se “nuk beson se Qeveria do ta kërkojë një gjë të tillë”.

Nga Dioqeza e Rashkës-Prizrenit thonë se rasti i regjistrimit të tokës në kadastër është bartur vazhdimisht nga niveli komunal në atë qendror dhe anasjelltas, dhe kështu “është shmangur ekzekutimi i vendimit të Gjykatës Kushtetuese tash e tetë vjet”.

“Prandaj, presim që institucionet e Kosovës, më në fund, ta kryejnë punën e tyre në përputhje me ligjin, ta regjistrojnë tokën tonë në kadastër dhe t’i lëshojnë manastirit një vërtetim pronësie, në përputhje me vendimin e Gjykatës. Besojmë se ky do të ishte një hap i rëndësishëm për sundimin e ligjit”, thuhet në përgjigje.

Shtohet, po ashtu, se Kisha Ortodokse Serbe ka qenë gjithmonë e gatshme “për dialog, me qëllim të përmirësimit të jetesës dhe zgjidhjes së çështjeve praktike”.

Autoritetet lokale në Deçan refuzojnë që t’i regjistrojnë në kadastër të Manastirit të Deçanit 24 hektarë tokë dhe pyll, për shkak se besojnë se kjo pronë është e ndërmarrjeve shoqërore “Apiko” dhe “Iliria” dhe se nuk ka qenë kurrë e Manastirit.

Ata, gjithashtu, vlerësojnë se Gjykata Kushtetuese e ka “legalizuar” vendimin e ish-presidentit të Republikës Federale të Jugosllavisë, Sllobodan Millosheviq, të vitit 1997, me të cilin ai ka vendosur që t’ia dhurojë këtë pronë Manastirit të Deçanit.

Deri më tash, këtë qëndrim të pushtetit lokal e kanë përkrahur edhe zyrtarë të lartë të Kosovës, përfshirë kryeministrin Albin Kurti dhe presidenten Vjosa Osmani.

Por, nga Manastiri i Deçanit thonë se një qëndrim i tillë i zyrtarëve kosovarë kërcënon sigurinë e Manastirit, sepse publikut i prezantohet “sikurse vetë Manastiri ia ka marrë tokën dikujt tjetër”.

Ata shpjegojnë se në vitin 1997 atyre i janë kthyer 24 nga gjithsej 700 hektarët tokë, e cila u është marrë nga pushteti komunist i Jugosllavisë, në vitin 1946.

Vendet e QUINT-it – ShBA-ja, Britania e Madhe, Franca, Gjermania dhe Italia – kanë thënë në maj të vitit 2023 se shtyrja e mëtejshme e zbatimit të vendimit të Gjykatës Kushtetuese për tokën e Manastirit të Deçanit, mund të ndikojë në anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës.

You Might Also Like

Arrestohet polici i Serbisë, i konfiskohet municion dhe afër 10 mijë euro

Basha e Kurti vlerësojnë lartë sakrificën e heronjve Zhitia dhe Fazliu

Policia shqiptoi për 24 orë, rreth dy mijë gjoba në trafik

Mot sot me diell sot

Moti në Shqipëri i kthjellët temperatura deri 25° Celsius

Kosova Times March 6, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 2Rajon / Botë

OKB: Zaporizhja është central i Ukrainës

Kosova Times Kosova Times October 6, 2022
Putin personalisht lejoi arrestimin e gazetari të Wall Street Journal në Rusi
Osmani përkujtoi 24-vjetorin e Masakrës së Korishës
Nagavci: Janë kryer mbi 70% të pagesave, në vlerë mbi 9 milionë euro 
Kurti: Belgjika mike, aleate e partnere në fushën e mbrojtjes
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?