By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 15 maj
May 15, 2025
Kategorizimi i intelektualëve dhe margjinalizimi i tyre
May 14, 2025
Njerezit lëshojnë dritë të dukshme derisa të vdesin
May 14, 2025
Trump nënshkruan një marrëveshje me Katarin me vlerë mbi 1 trilion dollarë
May 14, 2025
Varroset nëna e dëshmorit Agron Mehmetaj, Haradinaj: Ishte një grua fisnike
May 14, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Integrimi i veriut: 26 biznese të regjistruara për gjashtë javë
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Integrimi i veriut: 26 biznese të regjistruara për gjashtë javë
Ballina 1Lajme

Integrimi i veriut: 26 biznese të regjistruara për gjashtë javë

Kosova Times
Last updated: 2024/03/07 at 11:50 AM
Kosova Times Published March 7, 2024
Share
SHARE

Njëzet e gjashtë biznese të reja u regjistruan në Mitrovicë të Veriut dhe Leposaviq – dy komuna të banuara me shumicë serbe në veri të Kosovës – nga data 25 janar deri më 5 mars të këtij viti.

Agjencia e Regjistrimit të Bizneseve e Kosovës i hapi atje zyrat qysh në fund të janarit.

Në këtë pjesë të Kosovës, ku bëjnë pjesë edhe Zveçani e Zubin Potoku, popullata shumicë serbe, prej vitesh, ka bërë biznes kryesisht të paligjshëm.

Që nga paslufta, më 1999, ajo vështirë u bindet vendimeve të institucioneve të Kosovës, duke i mbetur besnike Beogradit zyrtar dhe strukturave të tij në Kosovë.

Megjithatë, Qeveria e Kosovës, e udhëhequr nga Albin Kurti, thotë se ka rritur përpjekjet, kohëve të fundit, për të vendosur rend dhe ligj edhe atje, si dhe për ta integruar edhe atë pjesë në sistemin e saj.

Më 25 janar, Agjencia e Regjistrimit të Bizneseve, e cila funksionon në kuadër të Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, hapi zyrat e saj në Mitrovicë të Veriut dhe Leposaviq.

Ministria tha atëkohë se qëllimi është t’u ofrohen shërbime bizneseve në veri dhe të shtrihet mbikëqyrja e tregut edhe në atë pjesë.

Sipas të dhënave që Agjencia e Regjistrimit të Bizneseve ia dha REL-it, në gjashtë javë, 14 biznese të reja u regjistruan në Mitrovicë të Veriut dhe 12 në Leposaviq.

Shumica e tyre janë të vogla dhe u regjistruan si biznese individuale.

REL-i bëri përpjekje të bisedojë me pronarët e disa prej tyre, por ata nuk pranuan të flisnin.

Regjistrimi i bizneseve nënkupton detyrime ndaj shtetit, përkatësisht pagesën e Tatimit mbi Vlerën e Shtuar dhe të tatimeve të tjera.

Të dhënat që siguroi REL-i nga Administrata Tatimore e Kosovës tregojnë se në veri, ku jetojnë rreth 50.000 serbë, janë të regjistruara 877 biznese në total.

Se sa prej tyre janë funksionale, nuk është e qartë.

Por, sipas ATK-së, vetëm 28 nga to janë të pajisura me arka fiskale, që do thotë se i regjistrojnë hyrje-daljet apo tatimet që janë të obliguara t’i paguajnë në ATK.

Kjo administratë tha se, vitin e kaluar, ka mbledhur mbi dy milionë euro nga tatimet e bizneseve të regjistruara në Mitrovicë të Veriut, Leposaviq, Zveçan dhe Zubin Potok.

Gjatë asaj periudhe, në nivel vendi, janë grumbulluar mbi 793 milionë euro tatime.

Subvencionim pagash

Për t’i nxitur biznesmenët në veri që ta regjistrojnë veprimtarinë e tyre, Qeveria e Kosovës do t’i subvencionojë pagat e punëtorëve.

Kjo masë u publikua më 12 shkurt, më qëllim të, siç u tha, mbështetjes së punësimit të 2.000 punëtorëve.

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve i Kosovës, Hekuran Murati, tha se “do të subvencionohet 70 për qind e pagës së punëtorëve për gjashtë muaj, ose deri në 350 euro”.

REL-i pyeti në këtë ministri se a ka biznese që kanë aplikuar për subvencione të tilla dhe sa është numri i tyre, por nuk mori përgjigje.

Për ekonomistin Safet Gërxhaliu, këto masa shkojnë në favor të përfshirjes së bizneseve në veri nën ombrellën e institucioneve të Kosovës.

Ai thotë se ekonomia në këtë zonë “është politizuar” vazhdimisht nga shteti i Serbisë.

“Prandaj, besoj se institucionet duhet të jenë më afër qytetarëve, të investojnë në komunikim, informim dhe gjithsesi në kampanja të ndryshme vetëdijesuese apo motivuese, që edhe ata ta trajtojnë dhe ta shikojnë Kosovën si shtet të ardhmërisë”, thotë Gërxhaliu, ish-kryetar i Odës Ekonomike të Kosovës, për Radion Evropa e Lirë.

Ngjashëm komenton edhe kryetari i Aleancës Kosovare të Biznesit, Agim Shahini, por, sipas tij, momenti nuk është i përshtatshëm, për shkak të një rregulloreje që e ndalon përdorimin e dinarit serb.

Nga 1 shkurti hyri në fuqi rregullorja e Bankës Qendrore të Kosovës, që e përcakton euron si valutë të vetme që duhet përdorur për pagesat në Kosovë.

Kjo shkaktoi zemërim te komuniteti serb, i cili, prej vitesh, pranonte pagesa të ndryshme në dinarë nga Serbia dhe e përdorte këtë valutë edhe brenda Kosovës.

“Serbët janë të ndikuar nga Beogradi zyrtar dhe do të hezitojnë [t’i regjistrojnë bizneset dhe të aplikojnë për subvencione], sepse ndalimi i dinarit ka krijuar turbulencë të madhe”, thotë Shahini.

Ai shton se regjistrimi i bizneseve në veri do të duhej të bëhej me urgjencë, sepse, siç thotë, ato krijojnë edhe konkurrencë të padrejtë në tregun e përgjithshëm të vendit, duke u ikur tatimeve në shumicën e produkteve.

“Veriu ka qenë dhe është zona më e rrezikuar nga informaliteti ekonomik dhe kjo ka krijuar jolegalitet në të gjithë Kosovën, sepse produktet që kanë hyrë pa tatim, nuk kanë përfunduar vetëm në veri, por edhe në tregun e përgjithshëm të vendit”, thotë Shahini për Radion Evropa e Lirë.

Sipas disa raportimeve të mëhershme të REL-it, shmangia nga tatimet i kushton buxhetit të Kosovës mbi 700 milionë euro në vit.

Muajve të fundit, policia e Kosovës, në bashkëpunim me Doganën dhe Administratën Tatimore të Kosovës, kreu disa bastisje të depove apo dyqaneve në katër komunat me shumicë serbe në veri, pasi mori informacione se ato funksionojnë ilegalisht.

Në një deklaratë të mëhershme për REL-in, Policia e Kosovës tha se u rekomandon qytetarëve që t’i regjistrojnë bizneset, që “të mos kenë probleme me taksat”.

ATK-ja nuk komentoi për bizneset e paregjistruara.

Më herët, REL-i bisedoi me disa pronarë të këtyre bizneseve në veri – disa thanë se do t’i regjistrojnë ato; për të tjerët mori vesh se kanë vendosur t’i mbyllin.

Sipas një hulumtimi të Institutit Kosovar për Studime të Avancuara, GAP, në Kosovë ishin rreth 97 mijë biznese aktive në mars të vitit 2023 – prej të cilave 5.253 në pronësi të pjesëtarëve të komuniteteve pakicë. Nga këto të fundit, 30% ishin në pronësi të komunitetit serb.

You Might Also Like

Varroset nëna e dëshmorit Agron Mehmetaj, Haradinaj: Ishte një grua fisnike

Deputetja e LDK-së kërkon reflektim nga partitë për zhbllokimin e Kuvendit

Socialistët festojnë, Rama: Shqiptarët na besuan më shumë se kurrë

Costa: Masat ndaj Kosovës janë të lidhura me de-eskalimin në veri

Rama: Sabotazhi i `Pastrimit` nuk kalon, sonte fillon largimi i mbeturinave

Kosova Times March 7, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Me rastin e Ditës së Pavarësisë së Izraelit, Ziv e falënderon Kosovën

Kosova Times Kosova Times May 14, 2024
Osmani në Budapest, kërkon heqjen e masave të BE-së ndaj Kosovës
ZRrE: Kërkesa e KEK-ut për rritje të çmimit nuk është marrë parasysh
Gjermania, Franca dhe Polonia kërkojnë progres për liberalizimin e vizave për Kosovën
Rezoluta për gjenocidin në Srebrenicë: Pse është e rëndësishme?
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?