Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, i ka uruar mësimdhënësit me rastin e 7 Marsit Ditës së Mësuesit.Ajo i falënderoi mësimdhënësit për punën dhe përkushtimin tyre në arsimimin e brezave të rinj.
“Në këtë ditë të rëndësishme, ju falënderoj për punën dhe përkushtimin tuaj në arsimimin e brezave të rinj. Roli juaj në procesin edukativo-arsimor është shumë i rëndësishëm për zhvillimin e përgjithshëm të shoqërisë”, ka thënë Nagavci.
Ministrja Nagavci ka thënë se prioriteti i tyre si Ministri e Arsimit është të përmirësojnë cilësinë në arsim, duke rregulluar infrastrukturën ligjore dhe fizike.
“Andaj, jemi duke punuar në shumë drejtime për të avancuar pozitën e mësimdhënësit dhe për të ofruar kushte e politika arsimore që garantojnë mësimdhënie dhe mësimnxënie cilësore. Mirënjohje pa fund për të gjithë mësimdhënësit për kontributin e çmuar të tyre në formësimin e të ardhmes sonë”, thuhet në urimin e Nagavcit. /Kosovatimes/