By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 14 maj
May 14, 2025
Shqipëria kualifikohet në finalen e Eurovision 2025, Rama: Shndrit, shndrit
May 13, 2025
`Zjerm në Eurovision`, Kurti fton shqiptarët të votojnë
May 13, 2025
Rama dhe qeverisja e katert e tij,ne raport me Kosoven ?!
May 13, 2025
Kancelari gjermane nuk përjashton sanksione të reja të ashpra kundër Rusisë
May 13, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Zyrtarët e BE-së “shumë të kujdesshëm” për çështjet e sigurisë gjatë takimeve me zyrtarë të Serbisë
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Zyrtarët e BE-së “shumë të kujdesshëm” për çështjet e sigurisë gjatë takimeve me zyrtarë të Serbisë
Ballina 2Rajon / Botë

Zyrtarët e BE-së “shumë të kujdesshëm” për çështjet e sigurisë gjatë takimeve me zyrtarë të Serbisë

Kosova Times
Last updated: 2024/03/07 at 3:07 PM
Kosova Times Published March 7, 2024
Share
SHARE

Raportet e ngushta të Serbisë me Rusinë, përfshirë edhe ato në fushën e shërbimeve të zbulimit, kanë ndikim në kontaktet e zyrtarëve të Bashkimit Evropian me zyrtarë të Serbisë dhe në këto kontakte, BE-ja është “shumë e kujdesshme”.

Kështu kanë thënë për Radion Evropa e Lirë burimet evropiane, duke përsëritur se “kur është fjala për interesat strategjike të BE-së në fushën e sigurisë, mbrojtjes dhe ruajtjes së konfidencialitetit, Serbia ka shumë pak besim në sytë e partnerëve evropianë”.

“Ne e dimë shumë mirë se me kë kemi punë kur kemi kontakte dhe takime me këdo nga Serbia. Të gjitha institucionet dhe të gjitha vendet anëtare janë të vetëdijshëm për lidhjet që autoritetet zyrtare kanë me Moskën në fusha të ndryshme, prandaj e trajtojmë Serbinë në mënyrë përkatëse”, ka thënë një burim evropian duke shtuar se, “u kushtohet kujdes këtyre kontakteve dhe natyrisht me ta nuk ndahen informatat e ndjeshme që mund të jenë me interes për Rusinë apo Kinën”.

“Me fjalë të tjera, kur është fjala për konfidencialitetin, sigurinë, mbrojtjen, shërbimet e zbulimit dhe interesat strategjike të BE-së, Serbia ka shumë pak kredibilitet në sytë e partnerëve evropianë”, kanë thënë këto burime.

Ndërkohë, mediat në Bruksel dhe në rajon kanë shkruar për rastet që Rusia përdor edhe shtetasit e Serbisë për t’u infiltruar në institucionet e Bashkimit Evropian. Është përmendur rasti i një aktivisti nga Serbia, i cili dyshohet se është bashkëpunëtor i shërbimit të zbulimit të Rusisë, e i cili ka pasur takime në Bruksel edhe me disa deputetë të Parlamentit Evropian.

Për këtë ka shkruar portali Politico, duke përmendur emrin e sindikalistit ushtarak nga Serbia, Novica Antiq.

Por, në Shërbimin e Veprimit të Jashtëm të BE-së (EEAS), që është shërbimi diplomatik, thonë se me personin në fjalë askush nuk ka pasur kontakte.

“Ne nuk mund t’i komentojmë takimet në institucionet tjera të BE-së apo përfaqësive të tyre. Në emër të EEAS, mund të konfirmoj se nuk ka pasur kontakte nga zyrtarët e EEAS me personin në fjalë, dhe ai nuk e ka vizituar EEAS-in në periudhën e përmendur”, ka thënë Peter Stano, zëdhënës i BE-së për çështje të politikës së jashtme dhe sigurisë.

Sa u përket raportimeve për bashkëpunimin e shërbimeve të zbulimit të Serbisë dhe atyre të Rusisë, dhe ndikimit që ai ka në raportet e BE-së me Serbinë për çështjet e sigurisë, Stano ka thënë:

“Serbia ka aplikuar dhe është duke negociuar për anëtarësim në BE. Vendimet e Serbisë duhet të nënkuptojnë se ky vend duhet të përshtatet me BE-në, përfshirë edhe fushën e politikës së jashtme. Bashkimi Evropian dëshiron të llogarisë në Serbinë si në një partner të besueshëm për parimet e përbashkëta, vlerat, sigurinë dhe prosperitetin”.

“Bashkimi Evropian ka qenë shumë i qartë me partnerët tanë, përfshirë vendet kandidate si Serbia. Raportet me Rusinë nuk mund të jenë si një punë e përditshme sikur të mos ketë ndodhur asgjë në kohën kur regjimi i Putinit vazhdon invazionin e paprovokuar dhe të pajustifikuar në Ukrainë. Rusia, politikat e saj dhe aktivitetet paraqesin kërcënim direkt për paqen, sigurinë dhe stabilitetin në Evropë dhe në këtë aspekt, duhet të trajtohet Rusia”, ka thënë Stano.

Serbia vazhdon të jetë i vetmi vend në rajonin e Ballkanit Perëndimor, i cili nuk i ka mbështetur sanksionet e BE-së ndaj Rusisë dhe nuk është përshtatur as me qëndrimet tjera të BE-së në fushën e politikës së jashtme dhe sigurisë, sidomos kur është fjala për raportet me Rusinë.

Por, në BE thonë se janë të vetëdijshëm edhe për raportet e Serbisë me Rusinë në fushën e sigurisë.

Pas zgjedhjeve të fundit në Serbi, që u mbajtën në dhjetor të vitit 2023, për të cilat janë shprehur shumë shqetësime për parregullsi, kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiq, ka thënë publikisht se falënderon shërbimet e Rusisë që u kanë treguar autoriteteve serbe për planet për protesta të motivuara edhe nga vendet perëndimore. Pohimet e tilla i kanë hedhur poshtë nga BE-ja.

You Might Also Like

`Zjerm në Eurovision`, Kurti fton shqiptarët të votojnë

Kancelari gjermane nuk përjashton sanksione të reja të ashpra kundër Rusisë

Sirianët në të gjithë vendin festojnë pasi Trump heq të gjitha sanksionet

Kandidati për kryetar bashkie në Meksikë qëllohet për vdekje, të gjitha filmohen drejtpërdrejt

Lituania vendos sanksione ndaj Dodikut

Kosova Times March 7, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Pas nje udhetimi martese, i zhduket burri Enveri në Stamboll!

Kosova Times Kosova Times January 17, 2025
Ne Tivar vritet shqiptari, anëtar i një grupi kriminal
Ishte duke u larë, mbytet 16-vjeçari në ujëmbledhësin e HEC-it në fshatin Çidhen
Rama: Shqipëria u ka dorëzuar krerëve evropianë draft për Asociacionin
Miftaraj: Aktakuza për Banjskën, më profesionalja në historinë e Speciales
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?