Policia e Kosovës ka arrestuar një 72 vjeçar në Ferizaj, pasi ky i fundit ishte i kërkuar me urdhëresë të Gjykatës Themelore në Ferizaj.
“Policët e stacionit në Ferizaj kanë arrestuar personin e kërkuar me urdhëresë të gjykatës R.H (M/K), i moshës 72 vjeçar. Ai ishte i kërkuar në bazë të urdhëresës të Gjykatës Themelore në Ferizaj për veprën penale ‘‘Uzurpim i paligjshëm i pronës së paluajtshme. ’’ me dënim burgimi prej katër ( 4 ) muajve”, thuhet në njoftimin e policisë.
Tutje thuhet në njoftim se pas kompletimit të dokumentacionit, i arrestuari është dërguar në vuajtje të dënimit. /Kosovatimes/