By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 26 janar 2026
January 26, 2026
Ajo jetoi 117 vjeç, por nuk hëngri kurrë fruta dhe perime: Për 100 vjet hëngri vetëm një ushqim
January 25, 2026
Njeriu që la pas një perandori ndërtimi “ENKA”
January 25, 2026
Kryebashkiaku i Nju Jorkut filmohet me një lopatë në dorë
January 25, 2026
Babai bën ski me të birin (6) vdes në përplasje me snowboarderin në Zvicër
January 25, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: ASK gati për regjistrimin e popullsisë, përfshihet edhe diaspora
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ekonomi > Financa > ASK gati për regjistrimin e popullsisë, përfshihet edhe diaspora
Ballina 1Financa

ASK gati për regjistrimin e popullsisë, përfshihet edhe diaspora

Kosova Times
Last updated: 2024/03/08 at 12:41 PM
Kosova Times Published March 8, 2024
Share
SHARE

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK), është e gatshme të fillojë procesin e regjistrimit të popullsisë që nisë nga data 5 prill deri më 17 maj të këtij viti.

Ushtruesi i detyrës së drejtorit Ekzekutiv të ASK-së, Avni Kastrati, në konferencën me rastin e hapjes së Fushatës për Komunikim dhe Sensibilizim për Regjistrimin e Popullsisë, Ekonomive Familjare dhe Banesave në Kosovë, tha se kanë mbetur vetëm 27 ditë nga fillimi i regjistrimit të popullsisë.

Sipas tij, në këtë regjistrim do të përfshihet edhe diaspora.

“E kemi zënë trenin e fundit të vitit 2024, pasi ishte dhe pandemia. Sivjet janë tri shtete në botë që do të shkojnë në regjistrim të popullsisë, Gjeorgjia, Moldova dhe Kosova. Shtetet tjera e kanë bërë dhe disa nuk e kanë bërë siç është Bosnja e Hercegovina, pasi ka sfida. ASK-ja është e gatshme që të shkojë në regjistrim të popullsisë”, ka theksuar ai.

Kastrati ka theksuar se projekti për regjistrimin e popullsisë është i bazuar në Ligjin për regjistrimin e popullsisë dhe në dy rregullore. Sipas tij, pyetësori do të bëhet publik së shpejti për të gjithë qytetarët dhe do të jetë online për t’i parë pyetjet.

“ASK-ja i ka implementuar rekomandimet ndërkombëtare dhe ka një konsistencë nga regjistrimi i kaluar i vitit 2011 për shkak të krahasueshmërisë së pyetjeve. Tri objekte që do të regjistrohen: një është popullsia, ekonomitë familjare dhe të gjitha banesat, shtëpitë dhe objektet fizike që duken mbi tokë”, ka deklaruar Kastrati.

Gjithashtu Kastrati ka thënë se regjistrimi i popullsisë do të bëhet edhe për ata që jetojnë jashtë Kosovës, apo diaspora. Gjithashtu, Kastrati ka theksuar se të dhënat preliminare do të publikohen vetëm tre muaj pas kryerjes së regjistrimit.

You Might Also Like

Osmani për BBC: Kosova e di si arrihet paqja

Avdullah Hoti shpall kandidaturën për kryetar të LDK-së

Kërkohet paraburgim ndaj 23 të dyshuarve për manipulim të votave

Kurti: Manipuluesit duhet të ndëshkohen

Shtëpia e Bardhë ndan foton e Trumpit, në fokus edhe Osmani

Kosova Times March 8, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
3 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Tahiri: Qeveria ka shkatërruar çdo institucion publik dhe privat gjatë mandatit të saj

Kosova Times Kosova Times August 19, 2024
Mobilizime rurale: Incidente në Selanik, bllokada të reja dhe radhë në dogana
Scholz: Propozimi i Putinit për paqe nuk është serioz
Katër norvegjeze dhe një grua zvicerane vdiqën në ortekët në Alpet Franceze
Tranziti i gazit: Skenari ukrainas
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?