By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Kjo është mënyra më e mirë për të gatuar makaronat: Shtoni vetëm një përbërës në ujë – jo vaj
February 1, 2026
Njerëzit nuk e hanë fare këtë perime, dhe është më e shëndetshmja në botë
February 1, 2026
Foto familjare e tre heronjeve
February 1, 2026
Turqi: Aksident me autobus në Antalia – Tetë të vdekur dhe 26 të plagosur
February 1, 2026
Maxim Garbuzov, një investitor kriptovalutash nga Shën Petersburgu, është zhdukur në Tajlandë
February 1, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Largimi i kryetarëve në veri, Von Cramon mirëpret caktimin e datës së votimit
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Largimi i kryetarëve në veri, Von Cramon mirëpret caktimin e datës së votimit
Lajme

Largimi i kryetarëve në veri, Von Cramon mirëpret caktimin e datës së votimit

Kosova Times
Last updated: 2024/03/08 at 9:06 PM
Kosova Times Published March 8, 2024
Share
SHARE

Raportuesja e Parlamentit Evropian për Kosovën Viola von Cramon ka mirëpritur sot vendimin e Komisionit Qendror Zgjedhor (KQZ) që të votohet pro apo kundër largimit të katër kryetarëve të komunave në veri.

KQZ sot votoi rekomandimin që më 21 prill të votohet për apo kundër largimit të katër kryetarëve shqiptarë në komunat në veri të Kosovës.

Ky rekomandim erdhi nga Sekretariati i KQZ-së, pasi verifikoi nënshkrimet e dorëzuara të peticionit nga kuvendet komunale të Leposaviqit, Zveçanit, Zubin Potokut dhe Mitrovicës së Veriut.

“Unë e mirëpres vendimin e KQZ-së për caktimin e votimit për largimin e kryetarëve të komunave, gjë që do t’i hapë rrugën depërshkallëzimit të mëtejshëm. Të gjithë pjesëmarrësit në proces duhet të kenë trajtim të barabartë dhe të respektojnë procedurat demokratike për të pasur zgjedhje të lira dhe të ndershme në veri”, ka shkruar Von Cramon në rrjetin social X.

Ndryshe, KQZ njoftoi sot se në komunën e Leposaviqit peticionin për nisjen e procedurave për largimin e kryetarit të komunës e kanë nënshkruar 3.030 persona. Prej tyre, 2.905 është verifikuar se u përkasin banorëve të kësaj komune me të drejtë. Me këtë shifër është plotësuar kërkesa prej 20 për qind, pasi kërkohej që të mblidheshin nënshkrimet e së paku 2.689 personave.

Në Zubin Potok, nga 1.576 nënshkrime, 1.380 janë vërtetuar se u përkasin qytetarëve me të drejtë vote. Nga numri i përgjithshëm i votuesve, që peticioni të konsiderohej i vlefshëm në këtë komunë kërkoheshin që të mblidheshin së paku 1.347 nënshkrime.

Sa i përket peticionit në Zveçan, ai, sipas KQZ-së, u nënshkrua nga 1.834 persona dhe nga ky numër 1.380 u vërtetuan se u përkisnin qytetarëve që kanë të drejtë vote në Zveçan. Që peticioni të kalonte, në këtë komunë kërkohej të mblidheshin së paku 1.347.

Ndërkaq, në Mitrovicë të Veriut u mblodhën 4.148 nënshkrime prej të cilave 3.653 u përkisnin banorëve me të drejtë vote. Në këtë komunë kërkoheshin së paku 3.640 nënshkrime në mënyrë që peticioni të konsiderohej i vlefshëm. /Kosovatimes/

I welcome @KQZKosova decision to schedule the recall vote for the removal of mayors which will pave the way for further de-escalation.

All participants in the process must have equal treatment and respect democratic procedures in order to have free & fair elections in the north. https://t.co/1VkqYnQtKK

— Viola von Cramon (@ViolavonCramon) March 8, 2024

You Might Also Like

Foto familjare e tre heronjeve

Kurti nderon Elfete e Mentor Humollin: Simbol i sakrificës dhe qëndresës

Trafik armësh nga Kosova në Tiranë, arrestohen 4 persona

Biserko: Qëllimi i Vuçiqit nuk është Serbia në BE

Prokuroria në Mitrovicë interviston 43 kryesues për falsifikim votash

Kosova Times March 8, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 1Lajme

Hovenier: Dialogu, strategjia më e mirë për Kosovën

Kosova Times Kosova Times March 4, 2024
Uzbekistani voton për zgjatjen e mandatit të presidentit: Sa kohë mund të jetë Mirziyoyev kreu i shtetit?
Gjykimi i Trump në rastin e ryshfetit të një aktoreje pornografike është shtyrë deri në një njoftim të dytë
Sveçla: Nuk mund të zmbrapsemi para kriminelëve
Kuvendi nuk zgjedh nënkryetarin nga minoriteti serb, mbyllet seanca
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?