Nisma për të Drejtën e Pronës (NDP)-PIAKOS, ka organizuar sot aksionin simbolik, “Prona jote, të drejtat e tua”. Kjo nismë ka për qëllim fuqizimin e gruas në të drejtën e pronës.
Përmes këtij aksioni simbolik të realizuar në qytetin e Prishtinës dhe Graçanicës, NDP synon të nxisë ndryshimin e qëndrueshëm në terren përmes veprimit kolektiv, dhe avokimin me bazë në komunitet mbi rëndësinë e bartjes dhe regjistrimit të pronës.
Vullnetarë të projekti, sot me 8 Mars kanë takuar gra të grupmoshave të ndryshme, për të shpërndarë broshurat informuese e lule, dhe për të komunikuar mbi rëndësinë e regjistrimit të pronës, dhe rolin e avancimit të të drejtave pronësore në fuqizimin e gruas.
“Avancimi i të drejtave pronësore, sigurimi i të drejtës për pronësi, dhe regjistrimi i pronës sëpaluajtshme në emër të grave, do të ndihmojë gratë të kapërcejnë barrierat dhe pabarazitëekzistuese, duke u ofruar atyre rol të barabartë në familje e në shoqëri. Përfitimet socio-ekonomikenga të drejtat pronësore për gratë janë të shumta, e në përgjithësi fuqizojnë pozitën e gruas në shoqëri.
Aksioni i sotëm është realizuar në bashkëpunim me Ndërmarrjen Publike Trafiku Urban në Prishtinë.
Ky bashkëpunim ndërinstitucional i projektit PIAKOS, me institucionet dhe akterët e rëndësishëm në vend, do të vazhdoje edhe më tutje me aktivitete të tjera”, thuhet në komunikatën e Nismës për të Drejtën e Pronës.
Projekti mbështetet nga Banka Botërore, Fondi për Paqe e Shtet-Ndërtim dhe implementohet nga Qendra e Trajnimeve dhe e Burimeve për Avokim (ATRC).