By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Prishtinë, 156 urdhëresa të gjykatës, prej tyre 21 për vepra penale
June 9, 2025
Shkallët te ‘Guri i Shpuar’ në Kaçanik synojnë të rrisin numrin e turistëve
June 9, 2025
Shtatë vjet pa legjendën e futbollit
June 9, 2025
Sulmet ruse ndaj Evropës – agjentë, sabotime, vrasje…
June 9, 2025
Regjimi serb përballet me shantazhin rus të gazit
June 9, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Buka me barishte – nga Karabaku në çdo cep të Armenisë
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ekonomi > Turizëm > Buka me barishte – nga Karabaku në çdo cep të Armenisë
Ballina 2Turizëm

Buka me barishte – nga Karabaku në çdo cep të Armenisë

Kosova Times
Last updated: 2024/03/09 at 6:09 PM
Kosova Times Published March 9, 2024
Share
SHARE

Në një kioskë të vogël në hyrje të stacionit të metrosë Barekamutin të Jerevanit, Lida Mkrtchian, një ish-mësuese e letërsisë armene, bën grumbull barishte dhe perime të grira në një petë brumi para se ta palosë atë dhe ta vendosë në një tigan të nxehtë.

“Kjo është shija e Shushit”, thotë ajo, duke përdorur emrin armen për vendlindjen e saj, qytetin më të madh të Nagorno-Karabakut, nga i cili u detyrua të largohej në vitin 2020.

Lida Mkrtchian duke përgatitur një petë brumi të mbushur me barishte (kapela xhingalov), në kioskën e saj në hyrje të stacionit të metrosë Barekamutyn.
Lida Mkrtchian duke përgatitur një petë brumi të mbushur me barishte (kapela xhingalov), në kioskën e saj në hyrje të stacionit të metrosë Barekamutyn.

Pak hapa më thellë në të njëjtën hyrje të metrosë, një tjetër refugjate nga Nagorno-Karabaku e veshur me kostum tradicional nga rajoni, tëhollon brumin për versionin e saj të ushqimit të njohur si “kapelat xhingalov” që shiten për 500 dram — 1.25 dollarë për copë.

Një pamje nga afër e bukës me barishte, kapela xhingalov, e palosur në një ambalazh ushqimi në Abovyan, në veri të Jerevanit.
Një pamje nga afër e bukës me barishte, kapela xhingalov, e palosur në një ambalazh ushqimi në Abovyan, në veri të Jerevanit.

Para shtatorit 2020, kur Azerbajxhani filloi një seri ofensive ushtarake për të rimarrë tokën nga armenët etnikë në dhe rreth Nagorno-Karabakut, kapelet xhingalov – që përafërsisht do të thotë “bukë me barishte” – u shërbyen në restorante dhe u futën në menytë e disa dyqaneve të ushqimeve të shpejta në Armeni.

Por, gjatë tre vjetëve të fundit, pjata është bërë një ushqim që shitet në rrugë dhe ka fituar popullaritet sikurse pica, me kiosqe të ngritura nga armenët e zhvendosur të Karabakut që shfaqen në qytete dhe fshatra anembanë vendit.

Një grua në Abovyan, e cila u largua nga shtëpia e saj në Stepanakert në shtator 2023, tëhollon brumin në peta për të bërë kapele xhingalov. Në dhe rreth tregut qendror në Abovyan, së paku tri biznese të veçanta të drejtuara nga refugjatët armenë shesin këtë ushqim tradicional.
Një grua në Abovyan, e cila u largua nga shtëpia e saj në Stepanakert në shtator 2023, tëhollon brumin në peta për të bërë kapele xhingalov. Në dhe rreth tregut qendror në Abovyan, së paku tri biznese të veçanta të drejtuara nga refugjatët armenë shesin këtë ushqim tradicional.

Ara Zada, bashkautor i një libri mbi kuzhinën armene, i tha Radios Evropa e Lirë se receta origjinale për kapelet xhingalov kërkon “26 barishte dhe zarzavate” që mbështillen me një petë brumi të tëholluar që piqet nga të dyja anët derisa të përcëllohet.

Sot, Zada thotë se rreth 17 zarzavate të ndryshme me gjethe janë brenda petës së palosur, së bashku me spërkatje vaji, kripë dhe piper. Zarzavatet tipike të emërtueshme (shumë nuk kanë përkthim në anglisht) përfshijnë spinaqin dhe cilantron, së bashku me përbërës me shije më të theksuar si nenexhiku, qepa e gjelbër dhe lëpjeta. Mbushja mund të përfshijë edhe hithrat, që e humbin efektin djegës gjatë procesit të gatimit.

Shumë armenë të Karabakut i shtojnë lëng limoni të shtrydhur ose një pluhur ngjyrë vjollce të bërë nga fruta shkurresh të thata (barberry) për shije të thartë.

Një refugjat nga Nagorno-Karabaku duke përgatitur një kapelë xhingalov në një furrë buke në Echmiadzin, afër Jerevanit.
Një refugjat nga Nagorno-Karabaku duke përgatitur një kapelë xhingalov në një furrë buke në Echmiadzin, afër Jerevanit.

Ruzanna Tsaturian, një studiuese në Institutin e Arkeologjisë dhe Etnografisë në Akademinë e Shkencave të Armenisë, thotë se kapelat xhingalov u përmendën për herë të parë në tekste para rreth 200 vjetësh, por ndoshta ishin ngrënë nga armenët e Karabakut shumë kohë më parë.

Pjata përgatitet tradicionalisht “në fillim të pranverës dhe vjeshtës kur rriten barishtet e nevojshme të egra”, thotë studiuesja.

Pjata u krijua fillimisht nga skamja. Në fshatin me florë të pasur të Nagorno-Karabakut, vendasit që dinin t’i përzgjidhnin zarzavatet e duhura, mund të krijonin një shujtë vetëm me brumë mielli dhe barishte të foragjeruara kur ushqimet e tjera ishin të pamjaftueshme.

Përgatitja e barishteve për kapela xhingalov, në një shtëpi në Abovyan për një festë ditëlindjeje.
Përgatitja e barishteve për kapela xhingalov, në një shtëpi në Abovyan për një festë ditëlindjeje.

Në shekullin XX, Tsaturian thotë se pjata u bë më shumë “si ushqim argëtimi, jo një element kryesor i përditshëm”. Por, gjatë luftës midis Azerbajxhanit dhe Armenisë për kontrollin e Nagorno-Karabakut dhe mungesave të mëvonshme në vitet 1990, armenët e Karabakut nga nevoja iu kthyen “bukës së maleve” të të parëve të tyre.

Në vitet e pasluftës, Tsaturian thotë se pjata u bë një “ushqim ikonik, diçka si një kartolinë e Nagorno-Karabakut”.

Gayane Petrosian, nënë e dy fëmijëve e cila u largua nga fshati Berkadzor në Nagorno-Karabakh, tani drejton një biznes që pjek kapela xhingalov në Echmiadzin, afër Jerevanit.
Gayane Petrosian, nënë e dy fëmijëve e cila u largua nga fshati Berkadzor në Nagorno-Karabakh, tani drejton një biznes që pjek kapela xhingalov në Echmiadzin, afër Jerevanit.

Mes luftës së Nagorno-Karabakut të vitit 2020, tezgat e ngritura në Jerevanin qendror që shisnin kapele xhingalovi tërhoqën radhë të gjata njerëzish – kryesisht armenë që donin të solidarizoheshin me Nagorno-Karabakun – iniciativa këto që prodhuan disa biznese të përhershme në të gjithë Armeninë.

Në verën e vitit 2023, pjata arriti në restorante të reja në Shtetet e Bashkuara, kur guida Michelin përfshiu një restorant në Kaliforni që shërben vetëm kapela xhingalov në listën e tij prestigjioze të ushqimeve – restoranti i parë armen në Shtetet e Bashkuara që është nderuar.

Në kioskën e saj në hyrje të metrosë së Jerevanit, Lida Mkrtchian flet me mirënjohje për pjatën që i ka mundësuar të ngritë një biznes modest nga e para.

“Ne erdhëm këtu vetëm me rrobat në shpinë”, thotë ajo derisa gatuan brumin. “Tani, unë jam në gjendje të bëj diçka që njerëzit e pëlqejnë, dhe ata më bekojnë për këtë”. /rel/

You Might Also Like

Shkallët te ‘Guri i Shpuar’ në Kaçanik synojnë të rrisin numrin e turistëve

Axhenda ndërkombëtare

Media britanike “Times”: Zbuloni pikat sekrete dhe piktoreske të jugut të Shqipërisë

Kandidati për president në Kolumbi qëllohet me plumba në kokë në mitingu

Plazhi “që duhet parë patjetër” ka rregulla që jo të gjithëve do t’u pëlqejnë

Kosova Times March 9, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Një nga betejat më të rëndësishme të luftës është ndezur mbi Ukrainën

Kosova Times Kosova Times December 12, 2024
Instituti IDEA: Popullsia në Maqedoninë e Veriut po plaket dhe po tkurret
Qeveria aprovon projektet kapitale për katër stadiumet e futbollit
Guvernatori Ismaili pret në takim ekspertët e Misionit të Bankës Botërore
Kurti: Shaban Murati la një trashëgimi të vyer në diplomacinë shqiptare
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?