By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Udhëheqësit myslimanë në Sydney refuzojnë të mbajnë ceremonin e varrimit për terroristin që kreu sulmin në plazh
December 15, 2025
Nagavci: Mundësi të barabarta për 313 fëmijë në edukimin e hershëm
December 15, 2025
Kurti vizitoi për ngushëllime familjen Bllaca
December 15, 2025
Ai la gruan e tij shtatzënë dhe dy fëmijët për të NDALUAR NJË TERRORIST, policia e qëlloi gabimisht!
December 15, 2025
Policia arreston në flagrancë të dyshuarin për fajde
December 15, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Analistët në Beograd: Serbia po zhytet në autokraci
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Analistët në Beograd: Serbia po zhytet në autokraci
Ballina 2Rajon / Botë

Analistët në Beograd: Serbia po zhytet në autokraci

Kosova Times
Last updated: 2024/03/10 at 9:18 PM
Kosova Times Published March 10, 2024
Share
SHARE

Serbia mori mesazhe të qarta nga Brukseli zyrtar se ata janë në dijeni të lidhjeve të ngushta mes Beogradit dhe Moskës. Pas raportimeve në mediat evropiane se një ushtarak serb është spiun rus, që takoi zyrtarë të ndryshëm evropianë, analistët në Beograd rikujtojnë se Serbia po zhytet në autokraci dhe se mosbesimi ndaj këtij vendi nga Bashkimi Evropian po rritet çdo ditë.

Përveç thirrjeve që Serbia të përafrohet me politikën e jashtme dhe të sigurisë të BE-së në lidhje me Rusinë, këto ditë po vijnë mesazhe të veçanta. Zyrtarët e Brukselit njoftuan se janë në dijeni të lidhjeve të autoriteteve të Beogradit me Moskën në fusha të ndryshme, prandaj thonë se sillen me kujdes kur ndajnë informacione.

Për opozitën, mesazhe të tilla tregojnë se Serbia po largohet nga Evropa dhe Perëndimi.

Natan Albahari, nga partia opozitare Lëvizja e Qytetarëve të Lirë, thotë se Serbia nën Vuçiqin nuk është një partner i besueshëm i BE-se dhe Perëndimit. Sipas tij, këto janë pasojat e të gjitha vendimeve dhe marrëdhënieve te ngushta me Moskën.

Albahari thotë, se pyetja është se në cilin drejtim dëshiron të shkojë Vuçiq nëse rruga e Serbisë është Evropa.

“Lëvizjet e kësaj qeverie në dhjetë vitet e fundit nuk na japin besimin se kjo është rruga drejt së cilës po shkon Serbia. Kur marrim një paralajmërim nga Brukseli apo Uashingtoni se informacione të ndryshme ushtarake apo inteligjente nuk duhet të ndahen sepse ekziston dyshimi se do të përfundojë në duart e Rusisë apo Kinës, atëherë nuk duhet të habitemi pse presionet nga ato vende po rriten dhe pse nuk po hapen kapitujt (me BE-ne) dhe pse bota na sheh duke u fundosur në një autokraci gjithnjë në rritje”, thekson Albahari.

Pas raportimit te portalit ‘Politiko’ se një “sindikalist ushtarak serb, i cili vitin e kaluar u takua me zyrtarë evropianë ne Bruksel per t’u ankuar për sjelljen e qeverisë së presidentit Vuçiq, është agjent rus”, mosbesimi i perëndimit ndaj zyrtarëve serbë po rritet. Deri me tani nuk ka reagime zyrtare të Serbisë.

Sipas vlerësimeve, lidhjet zyrtare por edhe joformale me Moskën krijojnë probleme të shumta në rrugën evropiane te Serbisë.

Zoran Vulletiq, kryetari i Forumit Demokratik Qytetar, tha për RTK-në se është plotësisht e kuptueshme dhe e pritshme, sepse sipas tij, fatkeqësisht, Serbia dhe politika serbe nuk i kanë dhënë asnjë argument BE-së se ata me të vërtetë shkojnë në BE.

“Kjo politike shihet nga aspekti i agresionit rus ndaj Ukrainës, për çka Serbia “qartazi u rreshtua me atë agresion nga pala rus.Mosbesimi nuk është për t’u habitur, duke pasur parasysh edhe sjelljen e Vulinit, tani ish-shefi i inteligjencës. Ai ishte gati të spiunonte për interesat ruse. E tha hapur këtë. Është një njeri që mori gjithashtu një mirënjohje nga drejtori i FSB-së, kështu që nuk është çudi qëndrim i perëndimit dhe mosbesimi ndaj zyrtarëve serbë”, tha Vulletiq.

Beogradi zyrtar refuzon të vendosë sanksione ndaj Rusisë dhe pret mbështetjen e Moskës për çështjen e Kosovës.

Megjithatë, pjesa pro-evropiane e shoqërisë serbe beson se nuk mund të ketë përparim në rrugën evropiane të Serbisë deti sa ajo mban lidhje të ngushta me Moskën.

You Might Also Like

Udhëheqësit myslimanë në Sydney refuzojnë të mbajnë ceremonin e varrimit për terroristin që kreu sulmin në plazh

Ai la gruan e tij shtatzënë dhe dy fëmijët për të NDALUAR NJË TERRORIST, policia e qëlloi gabimisht!

SHBA-të dhe Ukraina nuk arritën të bien dakord për një “zonë të demilitarizuar” në Donbas

BE-ja vendosi sanksione kundër anëtarëve të Klubit të Diskutimit Valdai dhe “lëvizjes Rusofile”

Familja e heroit që shpëtoi hebrenjtë flet hapur

Kosova Times March 10, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Medvedev: “Oreshnik ndryshon rrjedhën e luftës, nuk ka të çmendur në Rusi që kërkojnë përdorimin e armëve bërthamore”

Kosova Times Kosova Times November 23, 2024
Komisioni për Rezervat Shtetërore; Mëditjet u ecën, por punë nuk kryen
Ish-shefi i KGB-së: Rusia dhe SHBA më në fund kanë të njëjtin armik. Ata me të vërtetë e urrejnë atë.
Vdiq ish-senatori amerikan Lieberman
Pothuajse 500 te ikur nga Rusia përfunduan në ushtrinë izraelite
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?