By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Prokuroria konfirmon arrestimin e të dyshuarit për dhunimin e një të miture
January 30, 2026
Një javë pasi Kosova u bë pjesë e Bordit të Paqes, deklarohet Kurti
January 30, 2026
Kurti: E kemi veç njoftimin nga Kushtetuesja, jo edhe arsyetimin
January 30, 2026
Kurti: Në shkurt do të shohim a ka interesim nga opozita për bashkëpunim
January 30, 2026
Komuna e Prishtinës njofton për trajnime të FSK-së në Badoc dhe Koliq
January 30, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Burrniku i Ferizajt po braktiset vazhdimisht
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Burrniku i Ferizajt po braktiset vazhdimisht
Ballina 1Lajme

Burrniku i Ferizajt po braktiset vazhdimisht

Kosova Times
Last updated: 2024/03/10 at 10:44 AM
Kosova Times Published March 10, 2024
Share
SHARE

Një fshat i Kosovës po vazhdon të braktiset. Burrniku i Ferizajt do të mbetet edhe me më pak banorë rezidentë, pasi infrastruktura mungon. Ata pak banorë që kanë mbetur, kërkojnë që të përshpejtohen investimet infrastrukturore e në Komunë thonë se do të investojnë pasi e kanë pikësynim që këtë fshat ta bëjnë turistik.

Fshati Burrnik i Ferizajt po braktiset vazhdimisht. Besnik Kosumi është ndër banorët e vetëm që vazhdon të jetojë në këtë fshatin i cili dikur kishte mbi 50 shtëpi e ku funksiononte edhe shkolla.

Besniku thotë se ai merret me blegtori dhe pemëtari dhe kërkon që pos rrugës kryesore të rregullohen edhe ato dytësore

“Po jeta është pak e vështirë shkaku i disa rrugëve shkaku i rrymës që nuk kemi të mjaftueshme një frymë një erë një shi a diçka ka probleme me rrymë. Jeta është shumë e mirë këtu me fol të drejtë natyra e mirë ajri i pastër gjithçka, qytetin e kemi shumë afër diku 11 kilometra nga këtu. Fshati është shumë i mirë vetëm të kishte pasur mundës që të na ndihmohet që rryma të stabilizohet rruga të na shtrohet sepse kemi mbetur disi shumë keq”, tha ai për RTK.

Banori Eset Neziri thotë se çdo ditë është në fshat por që qëndrimi i përhershëm me familje ende nuk është i mundur.

“Gjatë verës qëndrojmë këtu dy tre muaj jetojmë poshtë prapë ngjitemi lartë nga 21 marsi që të punojmë blegtori me lopë me dele (arsyeja pse zbritni poshtë) rruga bora të sëmurit, fëmija në shkollë”, theksoi Neziri.

Në Drejtorinë e Zhvillimit Ekonomik thonë se fshati Burrnik është duke u kthyer në një fshat turistik dhe se do të ketë investime të vazhdueshme.

“Konkretisht në këtë zonë tash e disa vite është duke u rregulluar infrastruktura rrugore e cila tani është në një gjendje shumë të mirë e cila të jep mundësi të zhvillimit të kapaciteteve dhe resurseve të gastronomisë kështu që ne si drejtori kemi rregulluar shtigjeve të ecjeve për grupet e alpinistëve dhe se jemi duke paraparë që së shpejti që disa shpella që janë në atë fshat ti rregullojmë dhe ti bëjmë të qasmë për vizitorët”, tha Balton Dërguti, drejtor i Zhvillimit Ekonomik në Ferizaj.

Me fillimin e ndërtimit të disa shtëpive por edhe të vilave, burrnikasit shpresojnë që fshati të gjallërohet dhe banorët t`i kthehen jetesës, në mënyrë që të shijohet bukuria natyrore e kësaj ane.

You Might Also Like

Prokuroria konfirmon arrestimin e të dyshuarit për dhunimin e një të miture

Një javë pasi Kosova u bë pjesë e Bordit të Paqes, deklarohet Kurti

Kurti: E kemi veç njoftimin nga Kushtetuesja, jo edhe arsyetimin

Kurti: Në shkurt do të shohim a ka interesim nga opozita për bashkëpunim

Komuna e Prishtinës njofton për trajnime të FSK-së në Badoc dhe Koliq

Kosova Times March 10, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
ShowBiz

Ovacione për George Clooney dhe Brad Pitt: Të preferuarit e femrave mbërritën në Festivalin e Filmit në Venecia

Kosova Times Kosova Times September 1, 2024
Shefi i EULEX-t i gatshëm të ndihmojë KPK-në
Kompetencat e NATO-s në Kosovë
Haradinaj: Nuk do të qëndrojmë vëzhgues ndaj procesit të dialogut
Murphy: Kosova e Serbia të arrijnë marrëveshje të plotë me njohje reciproke
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?