By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
India i rrëzoi 6 avionë ushtarakë pakistanezë gjatë luftimeve të majit
August 9, 2025
Një recetë për kungulleshka të pjekura me patate që janë aq të shijshme sa mund t’i hani pa mish
August 9, 2025
Kushtetuta dhe “Akademia e Rrumpallës” në Parlamentin e Absurdes
August 9, 2025
Axios: SHBA-të, Ukraina dhe Evropa do të takohen për të zhvilluar një qëndrim të përbashkët përpara bisedimeve Trump-Putin
August 9, 2025
Më shumë se 30 persona të plagosur pas shpërthimit në një uzinë në Sterlitamak
August 9, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Kërkohet ligj që përcakton standardet e vlerave ushqyese
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ekonomi > Bujqësi > Kërkohet ligj që përcakton standardet e vlerave ushqyese
Ballina 1Bujqësi

Kërkohet ligj që përcakton standardet e vlerave ushqyese

Kosova Times
Last updated: 2024/03/10 at 2:21 PM
Kosova Times Published March 10, 2024
Share
SHARE

Është parë si nevojë urgjente hartimi i një ligji i cili mbikëqyr vlerat e miellit dhe bukës që shiten në Kosovë. Kështu ka deklaruar deputetja e Vetëvendosjes, Fitore Pacolli, e cila tha se sipas disa të gjeturave, buka në vendin tonë nuk përmban vlerat e duhura. Nutricionistët konsiderojnë se acidi folik në bukë, parandalon shumë sëmundje. Ndërsa nga Agjencia e Ushqimit thonë se vendet e BE-së nuk e kanë të obligueshme ta pasurojnë miellin me këto vitamina.

Në Kosovë duhet të hartohet një ligj i cili përcakton standardet se çfarë vlera ushqyese duhet të përmbajë mielli e buka. Deputetja e Vetëvendosjes, Fitore Pacolli, e cila është kryesuese në Komisionin për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim, i tha Radio Kosovës se buka e cila shitet në territorin e Kosovës, në shumicën e rasteve nuk përmban vlerat e nevojshme ushqyese, siç janë acidi folik dhe vitamina të tjera të nevojshme.

“Deri në vitin 2017 këto shtesa me vitamina për miell, u janë ofruar falas të gjithë prodhuesve të millit nga UNICEF-i, tani më këto shtesa nuk ofrohen falas dhe prodhuesi detyrohet ta pasurojnë miellin në përputhje me ligjin. Nga ajo çfarë kemi gjetur edhe në kohën kur këto shtesa janë dhënë falas edhe tani kur prodhuesit obligohen që t’i blejnë këto shtesa, nuk kemi të dhëna që garantojnë që mielli është pasuruar sipas ligjit në fuqi. Kjo do të thotë se ne hamë bukë e cila nuk përmban vlerat e nevojshme ushqyese”, tha ajo.

Pacolli tha se është urgjente të hartohet ligji që do ta rregullojë këtë problematikë e cila ka ndikim të madh në shëndet.

“Nga ajo çfarë kemi gjetur është se ne e kemi parë të domosdoshëm dhe është tepër urgjent që të hartojmë një ligj të ri i cili përcakton standardet se çfarë vlera ushqyese duhet të përmbajë mielli, çfarë procese duhet të kalojë mielli dhe të vendosim për bukën, në mënyrë që qytetarët tanë të blejnë bukë me vlera ushqyese. Sepse në momentin kur keq ushqehemi, rezultojnë me probleme shëndetësor”, tha Pacolli.

E nutricionistja shqiptare, Diola Dosti, tha se mospasurimi i miellit me acid folik e vitamina të tjera, shkakton një sërë problemesh shëndetësore.

“Mielli, buka, pastat normalisht duhet të jenë të pasuruara me acid folik. Mungesa e folateve mund të shkaktojë një lloj të anemisë, por nuk është vetëm kaq, ajo mund të shkaktojë infertilitet, disa lloje të kancerit siç është leukemia, prek sistemin nervor e të tjera. Ndërsa gratë që janë shtatzënë disa probleme që mund t’i shoqërojnë ato në mungesë të folateve janë: lodhja, dhimbjet, ulcerat e disa të tjera”, tha ajo.

Nga Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë, Lamir Thaçi, përmes një përgjigjeje me shkrim ka thënë se Shërbimit Fitosanitar Kufitar, obligohet të mbikëqyrë zbatimin e Ligjit për Pasurimin e Miellit me Fero Sulfat dhe Acid Folik. Në këtë përgjigje thuhet se “Në aspektin e implementimit të bazës ligjore për sa u përket standardeve të pasurimit, ne si agjenci ekzekutive kjo na shkakton vështirësi duke pasur parasysh importin e këtij produkti nga vendet  e rajonit e më gjerë e që në këto vende kërkesa për miell të pasuruar nuk është e obligueshme”.

You Might Also Like

Osmani: Kosova është krenare që qëndron krah për krah me SHBA

BE: Përmbajuni vendimit të Gjykatës Kushtetuese, gjeni kompromis

Hasani: Dispozitivi i Kushtetueses i qartë, por me dy defekte

Kushtetuesja: Kuvendi duhet të zgjedhë kreun e ri përmes votimit të hapur

Kurti: Ofruam dy kompromise, s’ka pasur hapa nga pala tjetër

Kosova Times March 10, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 2Rajon / Botë

Blinken siguron Kongresin se fondet për Ukrainën do të zgjasin gjithë vitin

Kosova Times Kosova Times March 24, 2023
Pse ishte kaq vdekjeprurës tërmeti në Indonezi?
Ngrihet aktakuzë ndaj 11 të pandehurve për krim të organizuar
Pas vendimit të Gjykatës së Lartë, Prokuroria e Posaçme, njofton hetimin e 21 Janarit
Ruskovska për aksidentin tragjik me autobusin “Besa Trans”: Bullgaria e ka mbyllur rastin, duhet të mbajnë përgjegjësi edhe policia dhe doganat tona
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?