By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Një certifikatë për politikanët
July 6, 2025
Liderët e fuqishëm kosovar proamerikan në krye të shtetit
July 6, 2025
Kuvendarë jepni trurit tuaj të mykur një mundësi
July 6, 2025
Humbje e mandateve edhe burg… Çka nëse për 30 ditë nuk konstituohet Kuvendi?
July 5, 2025
Pse nuk po funksionon plani i Kremlinit për të rritur shkallën e lindjeve?
July 4, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: ShBA-ja nis një anije me pajisje për ndërtimin e portit në Gazë
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > ShBA-ja nis një anije me pajisje për ndërtimin e portit në Gazë
Ballina 2Rajon / Botë

ShBA-ja nis një anije me pajisje për ndërtimin e portit në Gazë

Kosova Times
Last updated: 2024/03/10 at 10:56 AM
Kosova Times Published March 10, 2024
Share
SHARE

Një anije e ushtrisë amerikane që po bart pajisje për ndërtimin e një porti të përkohshëm në Gazë është nisur drejt enklavës palestineze, tri ditë pasi presidenti amerikan, Joe Biden, bëri publike planet për të rritur dërgesat e ndihmës përmes detit në Gazë, ku qindra mijëra palestinezë po përballen me uri.

Hapja e korridorit detar, së bashku me hedhjen e ndihmave nga ajri nga ShBA-ja, Jordania dhe të tjerët, tregojnë alarmin në rritje lidhur me krizën humanitare në Gazë dhe po ashtu paraqet një shmangie nga kontrollet tokësore që Izraeli u bën dërgesave të ndihmës.

Izraeli ka mirëpritur dërgesat detare dhe tha se do të inspektojë anijet me dërgesa të nisur drejt Gazës në një zonë afër Qipros. Numri i anijeve që hyjnë në Gazë brenda ditës ka qenë nën 500, sa hynin në enklavë para se të niste lufta në tetor, për shkak të kufizimeve izraelite dhe çështjeve të sigurisë.

Ndërkaq, Biden ka rritur kritikat ndaj kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu. Udhëheqësi amerikan tha se beson që Netanyahu “po e lëndon më shumë Izraelin sesa po e ndihmon Izraelin” në mënyrën se si ai po i qaset luftës kundër Hamasit – grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga ShBA-ja dhe Bashkimi Evropian – në Gazë, që tashmë është në muajin e gjashtë.

Biden tha se mbështet të drejtën e Izraelit për t’iu kundërpërgjigjur Hamasit pas sulmit të 7 tetorit në jug të Izraelit, por tha se Netanyahu “duhet t’i kushtojë më shumë rëndësi jetës së të pafajshmëve që po humbet për shkak të veprimeve që po ndërmerren”.

Në kuadër të përpjekjeve për të rritur ndihmën humanitare dhe për të ndërtuar portin e përkohshëm, ushtria amerikane bëri të ditur se anija Gjeneral Frank S. Besson është larguar nga baza e Marinës në Virxhinia “më pak se 36 orë pasi presidenti Biden njoftoi se Shtetet e Bashkuara do të ofrojnë ndihmë humanitare për Gazën përmes detit.

Anija mbështetëse logjistike “po bart pajisjet e para për krijimin e portit të përkohshëm për të dërguar furnizimet jetike humanitare”, u tha në njoftim.

Biden bëri njoftimin për portin e përkohshëm të enjten gjatë fjalimit drejtuar kombit. Njoftimi nga udhëheqësi amerikan erdhi pas paralajmërimeve të Kombeve të Bashkuara për përhapjen e urisë në mesin e 2.3 milionë palestinezëve në Gazë, pas nisjes së luftës mes Izraelit dhe Hamasit.

Që nga sulmi fillestar i Hamasit në jug të Gazës në tetor, kur u vranë afër 1.200 persona dhe u rrëmbyen afër 250 të tjerë, Izraeli ka kryer ofensivë tokësore dhe ajrore në enklavën e rrethuar. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë në Gazën e udhëhequr nga Hamasi, nga ofensiva janë vrarë mbi 30.000 persona, shumica gra dhe fëmijë.

Gaza nuk ka infrastrukturë të porteve. Fillimisht, ShBA-ja planifikon të përdorë Qipron, e cila po ofron një proces të kontrolleve të anijeve të mallrave, në të cilin proces do të përfshihen edhe zyrtarët izraelitë. Ky proces shmang kontrollet e sigurisë në Gazë.

Shumica e banorëve të Gazës tani janë persona të zhvendosur brenda vendit dhe enklava po përballet me pengesa në dërgesat e ndihmës humanitare në pikat e kontrolleve kufitare tokësore.

You Might Also Like

Pse nuk po funksionon plani i Kremlinit për të rritur shkallën e lindjeve?

Protesta në gjithë Serbinë

Pse Rusia e konsideron njohjen e talebanëve më shumë sesa diplomaci

I zgjedhuri pro-Kievit merr komandën e forcave amerikane në Evropë

Eurodeputetët i bëjnë thirrje SHBA-së të vazhdojë armatosjen e Ukrainës

Kosova Times March 10, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Ndryshim i madh në kufijtë e BE-së: Zbardhet se kur hyn në fuqi sistemi i ri i hyrje-daljeve

Kosova Times Kosova Times August 16, 2024
Vuçiq: Milan Radoiçiq dha dorëheqjen nga posti i nënkryetarit të Listës Serbe
Pacolli: Peci të përballet me akuzat që po i bën gjithë Kosova ndaj tij, po gënjen që i kam ofruar poste e para
Lavrov premtoi të dërgojë më shumë rusë në luftë
Bytyqi: Kosova po diskriminohet në procesin e integrimit evropian
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?