By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Sa para merr fituesi i Eurovizionit: Conchita i solli fitoren Austrisë në vitin 2014 dhe mori….
May 18, 2025
Sot finalet e turneut ‘Lah Nimani’
May 18, 2025
SHBA-të dërgojnë dron strategjik në Detin e Zi për herë të parë pas një viti pas dështimit të bisedimeve në Stamboll
May 18, 2025
Meloni: ‘Rivendosja e rolit të Italisë si një superfuqi turistike’
May 18, 2025
Sot, ceremonia e përurimit të Papës Leo XIV/ Delegacioni shqiptar në Vatikan
May 18, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Vazhdojnë debatet rreth projektligjit për shëndetin riprodhues në Kosovë
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 1 > Vazhdojnë debatet rreth projektligjit për shëndetin riprodhues në Kosovë
Ballina 1

Vazhdojnë debatet rreth projektligjit për shëndetin riprodhues në Kosovë

Kosova Times
Last updated: 2024/03/10 at 8:31 PM
Kosova Times Published March 10, 2024
Share
SHARE

Projektligji për shëndetin riprodhues dhe fekondimin artificial, dështoi të miratohej në parlamentin e Kosovës duke ngjallur shumë debate për shkak të mospajtimeve rreth disa neneve që u mundësojnë individëve, dhe jo domosdoshmërisht vetëm çifteve burrë e grua, të kenë fëmijë përmes metodës së njohur në shkallë të gjerë si IVF.

“Më parë në versionin e parë ka qenë e propozuar që gruas së pamartuar t’i jepet e drejta për të pranuar qeliza riprodhuese, tash i jepet mundësia individit që i bie edhe të gjinisë mashkullore. Kësisoj po zgjerohet problemi edhe më tej sepse individët mund të jenë edhe të gjinisë së njëjtë”, tha Visar Korenica nga lëvizja Vetëvendosje në pushtet në seancën e 22 shkurtit.

Gjuha e përdorur në parlament dhe në media nga ata që kundërshtojnë këtë projektligj është dënuar ashpër nga organizata të shoqërisë civile, duke e cilësuar atë si gjuhë të urrejtjes dhe diskriminuese ndaj grave dhe pjesëtarëve të komunitetit LGBTI.

Grupi për të drejtat e grave ‘Marshojmë s’festojmë” u hodh në protestë para ndërtesës së parlamentit të Kosovës kundër deputetëve që kundërshtojnë këtë projektligj. Organizatoret e protestës duke bërë thirrje për miratimin e këtij projektligji thanë se diskutimet rreth tij deri tani kanë qenë çnjerëzore ndaj grave dhe të përcjella me propagandë e gënjeshtra nga deputetët, për qëllime patriarkale dhe elektorale.

Adelina Berisha nga Rrjeti i Grave të Kosovës, tha në një bisedë me Zërin e Amerikës se me mosmiratimin e këtij projektligji po diskriminohen posaçërisht shtresat e varfra, duke qenë se metoda IVF në Kosovë shfrytëzohet vetëm në klinika private.

“Pra IVF mund të bëhet në familjet e pasura nga gra dhe burra që i kanë mundësitë financiare, mirëpo kjo po u mohohet familjeve të varfra, grave të varfra e burrave të varfër të cilët dëshirojnë ta përdorin si mjet për të krijuar një familje me fëmijë. Ndoshta (deputetët) duhet të jenë pak më të sinqertë dhe të tregojnë nëse me të vërtetë synimi i tyre është ta ruajnë këtë familjen tradicionale apo është t’i ruajnë interesat e spitaleve private”, thotë ajo.

Një nga deputetet që është kundër këtij projektligji, Albena Reshitaj, i tha Zërit të Amerikës se ai ka disa mangësi duke theksuar se krijon mundësi për martesa ndërmjet personave të linjës së njëjtë të gjakut.

“Ajo që unë kam kërkuar që nenit 22, pikës së parë pikërisht te mbrojtja e fshehtësisë së të dhënave t’i shtohet edhe pjesa ku fëmija i lindur me IVF pas moshës së pjekurisë të ketë të drejtë nëse ai do të njoh prindin e vet gjenetik”, thotë ajo.

Zonja Reshitaj thotë se një aspekt tjetër shqetësues i këtij projektligji është mungesa e sanksioneve të duhura për ata që mund ta keqpërdorin këtë procedurë.

“Në këtë projektligj për mua këto sanksione nuk janë të nivelit që duhet të jenë duke pasur parasysh mundësinë e keqpërdorimeve të shumta që bëhen. Kur flasim për një çështje kaq të ndjeshme domethënë duhet të jenë masa shumë më strikte. Përndryshe të gjitha këto shqetësime e kërkesa të mia nuk përkojnë aspak me seksizëm, racizëm apo diçka tjetër por ka tendencë të grupacioneve të caktuara që ta devijojnë komplet këtë çështje”, thotë ajo.

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, nuk i është përgjigjur interesimit të Zërit të Amerikës për të diskutuar mbi këtë projektligj. Por në një paraqitje para gazetarëve ai i vlerësoi debatet rreth tij të ekzagjeruara dhe me shumë keqkuptime.

“Kemi pranuar disa amendamente nga disa deputetë të pozitës dhe opozitës, disa i kemi vlerësuar dhe adaptuar për leximin e dytë por disa të tjera janë problematike sepse i humb komplet edhe arsyeshmëria edhe kuptimi i përpjekjes tonë që ta bëjmë një ligj i cili do t’iu mundësonte shumë çifteve e shumë grave në Kosovë që ta kenë një proces të mirë në sistemin publik e mos të harxhojnë me mijëra euro siç ndodhë sot jo vetëm në Kosovë por edhe jashtë Kosovës”, tha zoti Vitia.

Projektligji për shëndetin riprodhues dhe IVF-në u miratua në lexim të parë pas shumë përpjekjesh në tetor të vitit të kaluar, me 63 vota për, një kundër dhe katër abstenime. Ndërkohë të enjten që shkoi parlamenti dështoi sërish të votojë në lexim të dytë këtë projektligj për shkak të mungesës së kuorumit.

You Might Also Like

Osmani me Macron e Erdogan: Mbështetje për Kosovën

Presidentja Osmani bën thirrje të votohet ‘Zjerm’ e Shkodrës Elektronike

Osmani takon kancelarin Merz: Pres me padurim ta forcojmë partneritetin

Osmani: Garantimi i sigurisë dhe sundimi i ligjit mbeten kyç

Dështon edhe përpjekja e 17-të për konstituimin e Kuvendit

Kosova Times March 10, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Mot me diell dhe reshje shiu

Kosova Times Kosova Times June 11, 2023
BQK miraton Strategjinë e Sigurisë Kibernetike 2025-2028[
Bizneset dhe ekspertët e ekonomisë kundërshtojnë kuotat në import
SIPRI: Pengesat në prodhim, shkak i uljes së të hyrave nga shitjet e armëve në botë
Kate dhe William “thellësisht të prekur” nga mbështetja e publikut
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?