By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
ASK: Çmimet e konsumit 5,3% më të larta vjetore dhe 0,4% mujore
December 10, 2025
Gjermania mbështet projektin `Solar4Kosovo` të KEK-ut
December 10, 2025
Kungull i mbushur: 6 receta mbresëlënëse për tryezën festive
December 10, 2025
Kurti: Drita e përfaqësoi me dinjitet shtetin tonë në Evropë
December 10, 2025
Profesionet që do të “zhduken” në pesë vitet e ardhshme
December 10, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: DASh për REL-in: Radoiçiqi është kriminel që duhet të mbahet përgjegjës
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > DASh për REL-in: Radoiçiqi është kriminel që duhet të mbahet përgjegjës
Ballina 1Lajme

DASh për REL-in: Radoiçiqi është kriminel që duhet të mbahet përgjegjës

Kosova Times
Last updated: 2024/03/11 at 11:03 PM
Kosova Times Published March 11, 2024
Share
SHARE

Departamenti Amerikan i Shtetit tha se është në dijeni të raportimeve të mediave për takimin mes Marko Gjuriq, ambasadorit serb në Shtetet e Bashkuara dhe Milan Radoiçiq, i cili është në listën e zezë të ShBA-së për përfshirje në krimin e organizuar ndërkombëtar.

“Ne kemi një qëndrim të qartë për zotin Radoiçiq. Ai ka marrë përgjegjësinë për sulmin në Banjskë, përmes avokatëve të tij. Ai është një kriminel që duhet të mbajë përgjegjësi”, thuhet në përgjigjen e zëdhënësit të Departamentit Amerikan të Shtetit, për Radion Evropa e Lirë.

Shtohet se Serbia duhet të nxjerrë para drejtësisë përgjegjësit për sulmin “e kryer nga strukturat paraushtarake në Banjskë të Kosovës, që rezultoi me vdekjen tragjike të një rreshteri të Policisë së Kosovës”.

Në rrjetin social X është publikuar më 9 mars një fotografi ku shihet Marko Gjuriq, ambasadori aktual i Serbisë në Uashington dhe Milan Radoiçiq, ish-nënkryetari i Listës Serbe, i cili është në listën e sanksioneve amerikane.

Në foto Gjuriq dhe Radoiçiq shfaqen së bashku në një restorant. Nuk dihet se kur dhe ku është bërë fotografia, si dhe kush është autori.

Gjithashtu nuk dihet nëse fotografia është bërë në kohën kur Gjuriq ishte ambasador i Serbisë në SHBA, në listën e sanksioneve të të cilit është edhe Radoiçiq.

Radio Evropa e Lirë nuk arriti të përcaktonte vërtetësinë e fotografisë.

Marko Gjuriq, i cili pas publikimit të fotografisë tha se nuk duhet të turpërohet për kontaktet e tij, nuk i është përgjigjur pyetjes së Radios Evropa e Lirë për detajet e takimit me Radoiçiqin dhe se kur është bërë fotografia.

Ish-drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverisë së Serbisë, është emëruar ambasador në Uashington në tetor të vitit 2020.

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq iu referua shkurtimisht fotografisë së Gjuriqit dhe Radoiçiqit në një konferencë për shtyp më 10 mars.

“Unë nuk e pyeta atë [Marko Gjuriqin] kur, ku, apo pse. Madje nuk e pyeta nëse u ngrit nga tavolina e tij për të parë Milan Radoiçiqin, për t’u ulur për një ose dy minuta, apo nëse ai erdhi me të”, tha Vuçiq.

Bashkimi Evropian tha më herët më 11 mars se nuk u takon atyre të komentojnë për çdo takim të zyrtarëve serbë, por se “me kë takoheni flet për ju”.

“Sidomos nëse bëhet fjalë për të dyshuar për vepra kriminale,” tha zëdhënësi i BE-së Peter Stano më 11 mars në përgjigje të pyetjes së një gazetari gjatë një konferencë për dialogun midis Serbisë dhe Kosovës në Bruksel.

Më 24 shtator 2023, një grup i armatosur i serbëve vrau policin kosovar Afrim Bunjaku në Banjskë – pjesa veriore e Kosovës.

Në shkëmbimin e zjarrit mbetën të vrarë edhe tre sulmues serbë.

Kosova akuzon Serbinë për sulmin, ndërsa Beogradi zyrtar e kundërshton atë.

Radoiçiq, i cili mori përgjegjësinë për sulmin, kaloi një ditë në paraburgim dhe më pas u lirua për t’u mbrojtur me kusht që të mos largohej nga Serbia dhe të mos shkonte në Kosovë.

Lidhur me rrjedhën e procedurës kundër tij në Serbi, Prokuroria e Lartë Publike në Beograd i tha Radios Evropa e Lirë më 8 shkurt se dëshmia e të dyshuarit Radojiçiq është duke u kontrolluar.

You Might Also Like

Gjermania mbështet projektin `Solar4Kosovo` të KEK-ut

Kurti: Drita e përfaqësoi me dinjitet shtetin tonë në Evropë

2,076,290 qytetarë me të drejtë vote në zgjedhjet e 28 dhjetorit

Nesër zgjidhet kreu i ri i SPAK-ut në Shqipëri

Betohet kryetari Alban Hyseni dhe këshilltarët e Kuvendit të Gjilanit

Kosova Times March 11, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Rusët sulmuan fabrikën Bayraktar në Kiev mbrëmë, duke shkaktuar dëme të rënda

Kosova Times Kosova Times August 28, 2025
Gjoba për turistët që qëndrojnë në ura ose shkallë, Venecia përcakton rregullat e reja për vizitorët
Mallrat e konservuara të gjyshit. Rusia po sjell tanke T-54/55 në Ukrainë
Berisha në Asamblenë e OSBE: Zgjedhjet e 11 majit, farsë e paralajmëruar
Tovërlani bën publike listën e Kosovës U21 për ndeshjet kundër Polonisë dhe Gjermanisë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?