By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 15 dhjetor
December 15, 2025
Autorët e sulmit terrorist në Australi, babë e bir,Viktimat janë të moshës nga 10 deri në 87 vjeç
December 14, 2025
Sulm brutal me acid në park: Gruaja nga Xhorxhia po lufton për jetën e saj
December 14, 2025
The Telegraph mbi vullnetarët serbë në Ukrainë: Ata kanë mbështetjen e Dodikut
December 14, 2025
Fitore dramatike për Prishtinën, Rahoveci triumfon bindshëm ndaj Pejës
December 14, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Hapen degë dhe bankomate për serbët e Kosovës afër vendkalimeve kufitare
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ekonomi > Financa > Hapen degë dhe bankomate për serbët e Kosovës afër vendkalimeve kufitare
Ballina 1FinancaLajme

Hapen degë dhe bankomate për serbët e Kosovës afër vendkalimeve kufitare

Kosova Times
Last updated: 2024/03/11 at 7:25 PM
Kosova Times Published March 11, 2024
Share
SHARE

Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë njoftoi të hënën se Banka e Postës e Serbisë i ka hapur katër degë të improvizuara bankare në afërsi të pikëkalimeve kufitare me Kosovë, në të cilat, sipas saj, serbët e Kosovës mund t’i tërheqin të ardhurat e tyre nga shteti serb.

Sipas një njoftimi, Banka e Postës e Serbisë i ka ngritur degët e improvizuara në pjesën serbe të pikëkalimeve kufitare, Jarinjë, Bërnjak, Konçul dhe Merdarë.

Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë tha se ky veprim është bërë me qëllim që serbëve nga Kosova t’u lehtësohet tërheqja e pagesave nga buxheti i Serbisë, të cilat i marrin në dinarë.

Një degë e improvizuar bankare dhe një bankomat në anën serbe të një pike të paspecifikuar kufitare mes Serbisë dhe Kosovës.
Një degë e improvizuar bankare dhe një bankomat në anën serbe të një pike të paspecifikuar kufitare mes Serbisë dhe Kosovës.

Kjo vjen pasi, Banka Qendrore e Kosovës (BQK) e futi në fuqi një rregullore më 1 shkurt, e cila përcakton që euroja të jetë valuta e vetme për transaksionet e pagesave në Kosovë.

Në bazë të saj, Dogana e Kosovës, dy herë gjatë muajit të kaluar, ndaloi hyrjen e dinarëve nga Serbia në Kosovë, me arsyetimin se nuk e ka miratimin e BQK-së.

Si pasojë, pjesëtarët e komunitetit serb në komunat në jug të Ibrit nuk kanë mundur t’i tërheqin të ardhurat nga buxheti i Serbisë prej mesit të muajit shkurt, ndërsa në komunat në veri të Kosovës është e mundur të tërheqin një shumë e kufizuar parash në sportelet e Bankës së Kursimeve Postare.

Zyra për Kosovën thekson se tani, klientët e Kursimores së Postës në degët e improvizuara në pjesën serbe të katër pikave kufitare me Kosovën, do të mund të kryejnë të gjitha veprimet bankare: tërheqje të pagave, pensioneve, ndihma financiare sociale dhe të ardhurave të tjera.

Ata gjithashtu mund të kryejnë pagesa në llogaritë në dinarë dhe valuta dhe transaksione të tjera bankare, sipas njoftimit.

Sipas njoftimit, çdo objekt është i pajisur me një bankomat të Kursimores së Postës, ku do të mundësohet tërheqja e mjeteve nga llogaritë e dinarit në çdo kohë.

“Në mbështetje të qytetarëve, banka dërgoi dy degë të lëvizshme me rrota që do të jenë në dispozicion në këto lokacione në përputhje me nevojat e qytetarëve”, thuhet në njoftim.

Shtohet se “kjo zgjidhje teknike është e karakterit të përkohshëm derisa të vendoset funksionimi normal i transaksionit të pagesës në zonat serbe në Kosovë”.

Marko Pavloviq nga kjo bankë u tha gazetarëve se në Jarinjë gjatë ditës së hënë ka pasur interesim të qytetarëve për tërheqjen e parave dhe se deri rreth orës 13 janë tërhequr rreth shtatë milionë dinarë
apo rreth 60.000 euro.

Sipas tij, nuk ka kufizime për tërheqjen e parave.

Përveç Kursimores së Postës, dinarët në Kosovë i përdorin edhe zyrat postare që punojnë në sistemin serb, si dhe përdoret edhe në tregti në zonat ku jetojnë serbët.

Bashkësia ndërkombëtare shprehu shqetësimin se vendimi i BQK-së për ndalimin e dinarit mund të ketë ndikim negativ tek serbët e Kosovës dhe se mund të rrisë tensionet etnike, prandaj ka kërkuar shtyrjen e zbatimit rregullores.

Megjithatë, Banka Qendrore e Kosovës ka bërë të ditur se faza kalimtare e zbatimit të rregullores së saj nuk mund të zgjasë më shumë se tre muaj.

Çështja e dinarit ishte edhe temë e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë më 27 shkurt në Bruksel, i cili përfundoi pa rezultat konkret dhe i dërguari i posaçëm i BE-së Miroslav Lajçak tha se nevojiten takime shtesë.

Për Kosovën çështja e dinarit është çështje e brendshme teknike, ndërsa Serbia ngul këmbë që kjo çështje të zgjidhet në dialogun e Brukselit.

You Might Also Like

Maqedonci ngushëllon SHBA-në pas sulmit terrorist në Siri

Bankat rrisin tarifat e disa shërbimeve për 100%, BQK pranon 17 ankesa

Janjiq: Serbia de fakto e ka njohur Kosovën

Nga UÇK te Ushtria: Rrugëtimi i FSK-së drejt forcës moderne

Sulmi terrorist, Begaj: Shqipëria në solidaritet të plotë me Australinë

Kosova Times March 11, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Republikanët ngrenë zërin pas fiaskos zgjedhore: Eshte koha per vazhdim!

Kosova Times Kosova Times November 15, 2022
Me “dyfish më shtrenjtë”, Kosova trumbeton inflacion të ulët
Ristucca ia dorëzon komandën e KFOR-it, gjeneralit turk Ulutas
Odiseu ka hyrë në orbitën hënore dhe po përgatitet të ulet në Kraterin Malapert
Dinari vë në sprovë marrëdhëniet Kosovë-ShBA
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?