Ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 18:00, teksa lëndime kanë pësuar edhe tre të përfshirët e tjerë.

Është raportuar se ka ndodhur aksident trafiku në mes tri veturave ku përveç dëmeve materiale lëndime trupore kanë pësuar katër persona, tre meshkuj dhe një femër kosovare dhe të njëjtit janë dërguar në QKUK – Prishtinë, ku dyshohet se nga plagët e marra ka ndërruar jetë njëri nga ta, i dyshuari mashkull kosovar”, thuhet në raportin e Policisë.

Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.