By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Pas tymit të bardhë në Vatikan, retë e zeza sërish mbuluan Kuvendin e Kosovës!
May 9, 2025
Dështon seanca, tjetra mbahet më 11 maj
May 9, 2025
Gjermania pezullon statusin e partisë AfD si ekstremiste e krahut të djathtë
May 8, 2025
ATK thirrje këngëtarëve dhe artistëve: Pagesa e tatimeve, obligim ligjor
May 8, 2025
Dodë Gjergji: Lutje për Papën e ri që ta udhëheq Kishën me urtësi e dashuri
May 8, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Pse ligji i ri i Indisë për nënshtetësinë i përjashton myslimanët?
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Pse ligji i ri i Indisë për nënshtetësinë i përjashton myslimanët?
Ballina 2Rajon / Botë

Pse ligji i ri i Indisë për nënshtetësinë i përjashton myslimanët?

Kosova Times
Last updated: 2024/03/12 at 5:25 PM
Kosova Times Published March 12, 2024
Share
SHARE

Associated Press

India e ka zbatuar një ligj kontrovers për nënshtetësinë, i cili është kritikuar shumë për shkak se i përjashton myslimanët, një komunitet pakicë, shqetësimet e të cilit janë rritur gjatë Qeverisë nacionaliste të kryeministrit Narendra Modi.

Rregullat e këtij ligji u bënë të ditura të hënën. Ndër to është edhe një test fetar për emigrantët nga çdo besim i madh në Azinë Jugore, përjashtuar islamin.

Kritikët argumentojnë se ligji është dëshmi shtesë se Qeveria e Modit po përpiqet ta shndërrojë vendin në shtet hindu dhe t’i margjinalizojë 200 milionë myslimanët e këtij vendi.

Çfarë është ligji i ri për nënshtetësinë?

Ky ligj ofron një rrugë të shpejt për natyralizimin e hindusëve, parsisëve, sikëve, budistëve, jainëve dhe të krishterëve, të cilët erdhën në Indinë e mbizotëruar nga hindusët prej Afganistanit, Bangladeshit dhe Pakistanit para datës 31 dhjetor 2014.

Ligji i përjashton myslimanët, të cilët e përbëjnë shumicën në secilin prej këtyre vendeve të lartcekura.

Ai gjithashtu i bën disa ndryshime edhe në ligjin e vjetër, i cili ua pamundëson emigrantëve të jashtëligjshëm të bëhen shtetas indianë, si dhe mundëson që për herë të parë, India – një vend laik me popullsi të feve të ndryshme – ta vendosë fenë si kusht për marrjen e nënshtetësisë.

Qeveria indiane ka thënë se ata që kanë të drejtë të aplikojnë për nënshtetësi indiane, mund ta bëjnë këtë përmes një portali online.

Zbatimi i këtij ligji ka qenë njëri prej premtimeve kryesore i partisë së Modit në pushtet, Bharatiya Janata, gjatë fushatës për zgjedhjet që do të mbahen në maj.

Qeveria Modi e ka mohuar se ligji është diskriminues dhe e ka mbrojtur atë duke e cilësuar “gjest humanitar”. Ajo argumenton se ligji ka për qëllim vetëm t’u japë nënshtetësi pakicave fetare që ikin nga përndjekja dhe se nuk do të përdoret nga qytetarët indianë.

Çfarë e bën këtë ligj kontrovers?

Ligji u miratua nga Parlamenti i Indisë më 2019, por Qeveria Modi nuk e zbatoi atë pas protestave vdekjeprurëse që shpërthyen në Nju Delhi dhe në qytetet e tjera.

Protestave gjithëkombëtare në vitin 2019 iu bashkuan njerëzit e të gjitha besimeve, të cilët thanë se ligji i minon themele e Indisë si shtet laik. Myslimanët u shqetësuan në veçanti se Qeveria mund ta përdorë këtë ligj, së bashku me propozimin për regjistrimin kombëtar të popullsisë, për t’i margjinalizuar ata.

Regjistrimi kombëtar i popullsisë është pjesë e përpjekjeve të Qeverisë Modi për t’i identifikuar dhe për t’i larguar njerëzit për të cilët thotë se erdhën në Indi jashtëligjshëm. Regjistrimi ka nisur vetëm në shtetin verilindor, Asam, por partia e Modit është zotuar se do ta shtrijë programin për verifikimin e nënshtetësisë në gjithë vendin.

Grupet myslimane dhe kritikët thonë se ligji i ri për nënshtetësinë do të ndihmojë në mbrojtjen e jomyslimanëve, të cilët përjashtohen nga regjistrimi, derisa myslimanët mund të përballen me dëbim apo arrestim.

Pse po shqetësohen myslimanët e Indisë?

Kundërshtarët e ligjit – përfshirë myslimanët, partitë opozitare dhe grupet për të drejtat e njeriut – thonë se ai është përjashtues dhe se i shkel parimet e laicizmit të mishëruara në Kushtetutën e vendit.

Ata thonë se besimi nuk mund të bëhet kusht për marrjen e nënshtetësisë.

Të hënën, grupi për të drejtat e njeriut, Amnety India, tha se ligji “e legjitimon diskriminimin në baza fetare”.

Disa argumentojnë gjithashtu se, nëse ligji ka për qëllim mbrojtjen e pakicave të përndjekura, atëherë ai është dashur t’i përfshinte edhe pakicat fetare myslimane, të cilat janë përballur me përndjekje në vendet e veta, përfshirë pakicën ahmadis në Pakistan dhe atë rohinxha në Mianmar.

Sipas kritikëve, Modi po shtyn një agjendë hindu nacionaliste, e cila kërcënon t’i rrënojë themelet laike të vendit, ta kufizojë hapësirën për pakicat fetare, posaçërisht për myslimanët, dhe ta afrojë vendin drejt një kombi hindu.

Në Indi jetojnë 200 myslimanë, të cilët përbëjnë një grup të madh pakicë në një vend me më shumë se 1.4 miliard banorë.

Ata janë të shpërndarë pothuajse në çdo pjesë të Indisë dhe kanë qenë cak i një sërë sulmesh prej se Modi erdhi në pushtet për herë të parë më 2014.

Disa dhjetëra myslimanë janë linçuar nga grupet hindu për gjoja ngrënien e mishit të lopëve të kontrabanduara. Lopa cilësohet e shenjtë nga hindusët. Bizneset myslimane janë bojkotuar, lokalitetet e tyre janë shkatërruar dhe xhamitë janë djegur. Ka pasur edhe thirrje të hapura për gjenocid kundër tyre.

Kritikët thonë se heshtja e dukshme e Modit kundër dhunës ndaj myslimanëve i ka trimëruar disa prej mbështetësve të tij më ekstrem dhe se e ka mundësuar gjuhën e urrejtjes kundër myslimanëve.

Modi i ka përzier edhe fenë me politikën. Në janar, ai e hapi një tempull hindu në vendin e një xhamie të shkatërruar në qytetin verior, Aiodhia, duke e përmbushur zotimin e kamotshëm nacionalist hindu të partisë së vet.

You Might Also Like

Gjermania pezullon statusin e partisë AfD si ekstremiste e krahut të djathtë

Beogradi u çlirua nga ukrainasit, por propaganda ruse dhe serbe e fshehin këtë

Trump: Papa i parë amerikan, çfarë nderi

BE kritikon udhëtimin e Vuçiqit në Moskë: Serbia të tregojë orientimin

Papa i ri shpallet Robert Prevost nga SHBA

Kosova Times March 12, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Polonia filloi përgatitjen e qytetarëve për luftë me Rusinë

Kosova Times Kosova Times June 27, 2024
Kryeministri Kurti vizitoi për ngushëllime familjen Musliu
Sanksionet e reja të BE-së pritet të shënjestrojnë ushtrinë dhe bankat ruse
AGK sfidon Ligjin për Komisionin e Pavarur për Media në Gjykatën Kushtetuese: Një rast historik për lirinë e shtypit
Senatorët amerikanë zotohet për trysni ndaj Johnsonit për ta hedhë në votim pakon me ndihmë për Ukrainën
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?