Atletico Madrid – Inter, shkon në vazhdime
180 minuta nuk e kanë sqaruar fituesin e përballjes Inter – Atletico Madrid.
Ndeshja e të mërkurës në “Civitas Metropolitano” është mbyllur me fitoren e skuadrës spanjolle. Rezultati ka qenë 2-1.
Inter ka gjetur epërsinë në minutën e tridhjetë e tretë me Dimarco, por nuk ka arritur ta mbajë. Griezmann e ka barazuar rezultatin në minutën e tridhjetë e pestë.
Me këtë rezultat është mbyllur pjesa e parë.
Ka qenë minuta e tetëdhjetë e shtatë kur Depay e ka shënuar golin e fitores.
Pas nëntëdhjetë minutave ndeshja është dashur të shkojë në vazhdime, pasi në ndeshjen e parë në Itali ndeshja ishte mbyllur me rezultat 1-0 në favor të Interit, gjë e cila bën që pas dy ndeshjeve, rezultati të jetë 2-2.
Leave a comment