By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi për 29 janar
January 29, 2026
Shikoni çmendurinë e paparë në Ligën e Kampionëve: Portieri i Benficës shënoi gol në sekondën e fundit
January 28, 2026
January 28, 2026
January 28, 2026
Nuk tolerohet më ndotja, Obiliqi ashpërson masat ndaj ndotësve
January 28, 2026
Presidentja Osmani ua dorëzon flamurin përfaqësuesve të Kosovës në LOD 2026
January 28, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Biden dhe Trump sigurojnë nominimet partiake për zgjedhjet presidenciale të nëntorit
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Biden dhe Trump sigurojnë nominimet partiake për zgjedhjet presidenciale të nëntorit
Ballina 2Rajon / Botë

Biden dhe Trump sigurojnë nominimet partiake për zgjedhjet presidenciale të nëntorit

Kosova Times
Last updated: 2024/03/13 at 9:33 AM
Kosova Times Published March 13, 2024
Share
SHARE

Presidenti amerikan, Joe Biden, dhe ish-presidenti, Donald Trump, u zgjodhën kandidat për president nga partitë e tyre përkatëse të mërkurën, pasi shënuan fitore vendimtare në zgjedhjet paraprake, duke e hapur rrugën për përsëritjen e një përballje mes tyre në zgjedhjet e nëntorit.

Rezultati i garave paraprake të martën në shtetet si, Xhorxhia, Misisipi dhe Uashington, nuk ka qenë asnjëherë në dyshim. As demokratik Biden, e as republikani Trump, nuk u përballën me kundërshtarë të fortë.

Fitoret në zgjedhjet paraprake ua mundësojnë atyre numrin e mjaftueshëm të delegatëve të nevojshëm për t’u zgjedhur zyrtarisht kandidat për president në konventat nacionale në verë.

Tani nuk ka më dyshim se në zgjedhjet e nëntorit Biden dhe Trump do të përballen përsëri. Por, rruga e tyre përpara nuk do të jetë e lehtë. Biden, 81 vjeç, është tashmë presidenti më i vjetër në historinë e Shteteve të Bashkuara, derisa Trump, 77 vjeç, përballet me katër raste penale.

Përsëritja e përballjes mes tyre – e para mes dy presidentëve amerikanë prej vitit 1912 – mund t’i thellojë ndarjet politike dhe kulturore gjatë tetë muajve të ardhshëm, raporton Associated Press.

Biden e festoi nominimin përmes një komunikate, në të cilën e cilësoi Trumpin si kërcënim serioz për demokracinë.

Trumpi, tha Biden, është “duke e udhëhequr një fushatë shpagimi, hakmarrjeje dhe inati, e cila e kërcënon Amerikën”.

Ndërsa Trump, në një video të postuar në rrjetet sociale, e festoi atë që e quajti “një fitore të madhe”.

“Por, tani, ne duhet t’i kthehemi punës, sepse e kemi presidentin më të keq në histori të vendit tonë”, tha Trump për Bidenin.

“Nuk do të humbim kohë për të festuar. Do të festojmë pas tetë muajve, pasi të kenë përfunduar zgjedhjet”, shtoi ai.

As Trump, e as Biden nuk e kanë të lehtë rrugën përpara.

Trumpi përballet me katër raste penale, përfshirë për tentimin për ta përmbysur rezultatin e zgjedhjeve të vitit 2020, të cilat i humbi, si dhe për keqmenaxhim të dokumenteve të klasifikuara.

Ai përballet edhe me pyetje rreth planeve politike dhe marrëdhënieve me disa prej diktatorëve më të rrezikshëm në botë. Trumpi u takua privatisht të premten me kryeministrin e Hungarisë, Viktor Orban, i cili ka përmbysur demokracinë në vendin e vet.

Biden, i cili do t’i mbushte 86 vjet në fund të mandatit të ardhshëm, po punon për ta garantuar një elektorat skeptik se ai është ende i aftë mendërisht dhe fizikisht për të lulëzuar në punën më të rëndësishme në botë.

Ai përballet me mosmarrëveshje brenda bazës së partisë së tij, ku ka pakenaqësi që ai nuk ka bërë më shumë për ta ndalur luftën e Izraelit kundër Hamasit – grupit të shpallur terrorist nga ShBA – në Gazë. Aktivistët dhe liderët fetarë në Uashington i nxitën demokratët të votojnë “i pavendosur” si shenjë zemërimi.

You Might Also Like

Italia heton “safarin e Sarajevës”. Qyteti i Sarajevës: Do t’i bashkohemi padisë

Gjermania: Hetim për pastrim parash në Deutsche Bank

Iniciativa gjermane për një “Evropë me dy shpejtësi”

Lufta kthehet në Detin e Zi. Putini ndjek atë që dëshiron që nga dita e parë

Një hotel luksoz përfshihet nga flakët në Alpet Franceze

Kosova Times March 13, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Zelensky: Perëndimi nuk e lejoi Ukrainën të nisë një kundërofensivë më herët

Kosova Times Kosova Times July 6, 2023
KOK-u reagon për deklaratat e FFK-së në lidhje me vendimin e KAS-it
AAK zyrtarizon kandidaturat për Lipjan dhe Shtime
Asambleja e Republikës Sërpska e tërheq nga debati ligjin për “agjentët e huaj”
Shiste tanke ndërsa regjimi ra: Si përfitoi vëllai i Basharit, Maher al-Assad nga tradhtia
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?