By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Bordi i Paqes përshëndet anëtarësimin e Kosovës
January 28, 2026
Një hotel luksoz përfshihet nga flakët në Alpet Franceze
January 28, 2026
Kriza e energjisë elektrike në Kosovë ekspozon vite neglizhence dhe hapa të gabuar politikash
January 28, 2026
Përmbyllet rinumërimi i votave në 30 komuna të Kosovës
January 28, 2026
MASHTI merr vendim për rishikim kurrikulash për klasat nga 1 deri në 9
January 28, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Me ballokume, verore e lule, Shqipëria mirëpret verën
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Me ballokume, verore e lule, Shqipëria mirëpret verën
Ballina 2Rajon / Botë

Me ballokume, verore e lule, Shqipëria mirëpret verën

Kosova Times
Last updated: 2024/03/14 at 5:28 PM
Kosova Times Published March 14, 2024
Share
SHARE

Shqipëria shënon sot Ditën e Verës me ëmbëlsira e byzylykë tradicionalë.

Katërmbëdhjetë marsi është dita që në këtë vend simbolizon përfundimin e dimrit dhe gjallërimin e natyrës.

Simbol i festës është “verorja” – një lloj byzylyku i thurur me penj me dy ngjyra – kuq e bardh – për një të ardhme të mirë e të bardhë.

Verore tradicionale shiten në një rrugë të Tiranës.
Verore tradicionale shiten në një rrugë të Tiranës.

Anila Hoxha, e cila po shiste verore në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në Tiranë, i tha Radios Evropa e Lirë se vendosja e tyre është domosdoshmëri, ndaj priste t’i shiste të gjitha që i kishte përgatitur.

Sipas traditës, verorja vendoset në Ditën e Verës dhe hiqet kur të shihet dallëndyshja e parë, ose hidhet në ujë që rrjedh.

Veroret vendosen edhe në pemë, në porta e dyer.

Viteve të fundit, atyre u shtohen edhe elemente të tjera, si shkronja apo nusepashka.

Anila Hoxha shet veroret që i ka punuar vetë.
Anila Hoxha shet veroret që i ka punuar vetë.

Një tjetër traditë e Ditës së Verës është ballokumja.

Kjo ëmbëlsirë përgatitet me miell misri, gjalpë, vezë të freskëta, sheqer dhe fi. Firi del nga hiri pasi të lahet disa herë dhe përdoret gjatë përzierjes së brumit.

Ballokumet - ëmbëlsira tradicionale që gatuhen për Ditën e Verës.
Ballokumet – ëmbëlsira tradicionale që gatuhen për Ditën e Verës.

Ballokumet gatuhen në enë të posaçme prej bakri. Pasi ndahen në forma rrumbullake, piqen në furrë.

Përgjatë Bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, në Ditën e Verës kishte disa tezga që shisnin këso ëmbëlsirash.

Adile Saliu, 64 vjeçe, tha se ballokumet i gatuante që e vogël.

Adile Saliu duke shitur ballokume në Tiranë.
Adile Saliu duke shitur ballokume në Tiranë.

“Kam punuar 3-4 ditë për të bërë rreth 3 mijë ballokume, që sot i tregtoj në tri tezga. Gjithçka është bërë me produkte bio të zonës së Elbasanit. Një prej tyre kushton 150 lekë (ose 1.5 euro)”, tha Adilja, e cila vinte nga Elbasani – pjesa qendrore e Shqipërisë.

Një ditë më parë, ajo kishte shitur ballokume në qytetin e saj, ndërsa në Ditën e Verës zgjodhi të shiste në Tiranë.

Ajo besonte se do t’i shiste të gjitha gjatë ditës, pasi kështu kishte ndodhur edhe gjatë viteve të kaluara.

Qytetarët duke ndjekur aktivitetet për Ditën e Verës në Tiranë.
Qytetarët duke ndjekur aktivitetet për Ditën e Verës në Tiranë.

Dita e Verës dikur mblidhte familje, të afërm e fqinj, por tani është shndërruar në festë më masive.

Bashkitë kryesore në Shqipëri organizojnë aktivitete të shumta, me muzikë e lojëra, ku të gjitha grup-moshat mund ta gjejnë veten.

Si kryeqendra të kësaj feste njihen Elbasani dhe Tirana, të cilat stolisen me lule dhe ngjyra shumë.

Banda Frymore e Ushtrisë së Shqipërisë, me veshje tradicionale, parakaloi në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, ndërsa Ansambli i Këngëve dhe Valleve argëtoi qytetarët në Sheshin “Skënderbej”.

Artistët e Teatrit Kombëtar të Kukullave ofruan, po ashtu, shfaqje për fëmijë.

Banda Frymore e Ushtrisë së Shqëipërisë duke parakaluar në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.
Banda Frymore e Ushtrisë së Shqëipërisë duke parakaluar në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

Në tryezën e drekës në këtë ditë shtrohen kryesisht gatime me barishte, si: byrekë me hithra dhe sallata me produkte të stinës.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, tha se kjo festë mblodhi në kryeqytetin e Shqipërisë edhe shumë turistë të huaj.

You Might Also Like

Një hotel luksoz përfshihet nga flakët në Alpet Franceze

Dy gra ruse u ndaluan në SHBA pasi hynë në një bazë ushtarake

Politico: Përçarje në partinë e Marine Le Pen për shkak të Rusisë

Në negociata, rusët thanë të pamundshmen, ukrainasit nuk mund ta besojnë atë që ndodhi

Ish-senatori francez shpallet fajtor për drogimin e një deputeteje me qëllim përdhunimin e saj: “Shkurt, jam idiot”

Kosova Times March 14, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Shpërthim në uzinën e çelikut amerikan në Pensilvani: Ka viktima

Kosova Times Kosova Times August 11, 2025
ShBA-ja do t’i dërgojë Ukrainës bomba thërrmuese
Dhunë ndaj të miturit në Pejë, arrestohet babai
Taukbashqja në Prishtinë, po bëhet atraktiv për vizitorë
Kosova e përkushtuar për sukses në kampionatin ballkanik për të rinj
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?