By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Policia shqiptoi për 24 orë, mbi dy mijë gjoba në trafik
June 28, 2025
Ndërrimi i Qendrës së Votimit brenda komunës, 28 qershor-29 gusht 2025
June 28, 2025
Nëse nuk ke guxim ta thuash të vërtetën në sy, je veçse një aktor i keq në skenën e hipokrizisë
June 28, 2025
Dënime të forta nga diplomacia malazeze: “Ne kërkojmë nga institucionet e Serbisë…”
June 28, 2025
Danas: Vidovdani, rruga nga një kult pagan në një besëlidhje kombëtare
June 28, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Arrihet marrëveshje për zhbllokimin e punës së Kuvendit të Shqipërisë
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Arrihet marrëveshje për zhbllokimin e punës së Kuvendit të Shqipërisë
Ballina 2Rajon / Botë

Arrihet marrëveshje për zhbllokimin e punës së Kuvendit të Shqipërisë

Kosova Times
Last updated: 2024/03/15 at 11:04 PM
Kosova Times Published March 15, 2024
Share
SHARE

Dy grupet më të mëdha parlamentare, ajo e socialistëve dhe demokratëve të përfaqësuar nga deputetët që mbështesin ish-kryeministrin Sali Berisha, arritën marrëveshje që zhbllokon punë e Kuvendit të Shqipërisë.

Marrëveshja është arritur në mbledhjen e konferencës së kryetarëve, ku është pranuar kërkesa e opozitës për ngritjen e dy komisioneve hetimore. Njëri prej tyre do të ketë si objekt të hetimi parlamentar kontratat koncensionare në shëndetësi, konkretisht atë të sterilizimit të pajisjeve kirurgjikale dhe të ‘check-up’ apo të analizave shëndetësore bazë.

Komisioni tjetër hetimor do të ketë si objekt hetimi ndërhyrjen e paligjshme, sipas opozitës, në të dhënat personale të sistemit TIMS. Sipas kreut të grupit të Partisë Socialiste, Bledi Çuçi, shumica ka qenë e gatshme për ngritjen e këtyre komisioneve, por kanë pritur që përmbajtja e hetimit të tyre të përputhej me ligjin, të cilin shumica e ndryshoi pak kohë më parë, vetëm me votat e saj. Opozita e ka kundërshtuar këtë ligj, duke çuar ankesë në Gjykatën Kushtetuese.

Megjithatë kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, nuk dha sqarim nëse do të pritet që fillimisht që të shprehet Gjykata Kushtetuese apo do të procedohet me ngritjen e komisioneve.

Edhe pse grupimi i Bardhit kishte kërkuar komision hetimor për katër kontrata koncensionare në shëndetësi, ai tha se u pajtuan fillimisht për dy prej tyre, pasi kishin, siç tha ai, tregues për shkelje të shumta në këto kontrata.

Krerët e grupeve parlamentare, Bledi Çuçi dhe Gazment Bardhi thanë se ka pajtim po ashtu që komisioni parlamentar i ligjeve të gjejë mekanizmin e duhur për të ngritur një grup pune për të krijuar dialogun politik për ligjet që duan shumicë të cilësuar prej 94 votash, si dhe për ato që janë pjesë e agjendës së integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian.

Një tjetër kërkesë e grupit demokrat ka qenë riformatimi i përbërjes së komisionit të reformës zgjedhore, i cili ka si bashkëkryetar deputetin Enkelejd Alibeaj, përfaqësues i grupit të kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

Në lidhje me këtë kërkesë, Bardhi tha se këtij komisioni i mbaron mandati me datën 21 mars, dhe më pas në diskutim edhe me OSBE/ODIHR do të vendoset për hapat e mëtejshëm.

“Jemi akuzuar prej pesë muajsh se aksioni ynë në Kuvend kishte motive të tjera, por provuam dhe mbajtëm zotimin se me zgjidhjen e tri shqetësimeve tona, Kuvendi do t’i kthehet normalitetit”, tha Bardhi.

Tri kërkesat e opozitës ishin: lejimi i kontrollit parlamentar përmes pranimit të kërkesave për ngritjen e komisioneve hetimore, lejimin e grupit parlamentar të Partisë Demokratike për t’u përfaqësuar në komisionin e posaçëm parlamentar të reformës zgjedhore, me kryetarin dhe anëtarët që përzgjidhen nga vetë opozita si dhe shqyrtimin në kohë të propozimeve ligjore të deputetëve të opozitës, që prej dy vjetësh mbahen pezull dhe nuk futen në procedurë parlamentare.

Partia Demokratike e drejtuar nga Lulzim Basha e ka cilësuar marrëveshjen “pazar mes kryeministrit Edi Rama dhe ish-kryeministrit Sali Berisha për të goditur reformën zgjedhore”.

Ministrja për marrëdhëniet me Kuvendin, Elisa Spiropali, tha se nga java e ardhshme seancat plenare do t’i kthehen normalitetit, por ajo nuk u përgjigj nëse është rënë dakord që opozita të japë votat e saj për amnistinë penale.

“Kemi bërë marrëveshje, por jo pazar. Ne shpresojmë që të gjitha nismat e Qeverisë të diskutohen dhe votohen nga opozita, në të mirë të qytetarëve”, tha Spiropali.

Projektligji për amnistinë penale, prej të cilës do përfitonin rreth 700 të dënuar e të paraburgosur, u tërhoq nga votimi, pasi shumica nuk i kishte 94 votat për ta miratuar.

Kthimi në normalitet i punës së Kuvendit u vu re menjëherë pas arritjes së marrëveshjes, pasi Kuvendi njoftoi se mbledhjet e komisioneve parlamentare që do të mbahen të hënën e javës që vjen dhe do të zhvillohen me prani fizike të deputetëve dhe jo online.

Prej pesë muajsh, Kuvendi i Shqipërisë ka zhvilluar punimet mes flakadanëve, tymueseve, zhurmës dhe përplasjeve fizike. Disa prej deputetëve janë përjashtuar nga punimet e Kuvendit, ndërsa shumica ndryshoi edhe rregulloren e Kuvendit, duke ashpërsuar ndëshkimet për deputetët që krijonin skena të tilla. Për pasojë një numër i madh ligjesh kanë kaluar pa u debatuar, pasi seancat janë mbyllur brenda pak minutash pa kaluar në diskutim, por direkt në votim të ligjeve.

Marrëveshja e arritur mes palëve u përshëndet nga Ambasada amerikane në Tiranë, nga zyra e delegacionit të Bashkimit Evropian në Tiranë dhe nga Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar. Ndërkombëtarët theksuan se “një Parlament funksional është kyç për procesin e integrimit” dhe ftuan deputetët të tregojnë përkushtim ndaj demokracisë në dobi të popullit shqiptar.

You Might Also Like

Dënime të forta nga diplomacia malazeze: “Ne kërkojmë nga institucionet e Serbisë…”

Danas: Vidovdani, rruga nga një kult pagan në një besëlidhje kombëtare

Trump thotë se Serbia donte të fillonte një luftë në Kosovë, shpjegon si i ndaloi ata

Trump paralajmeroi armëpushim në Gaza në shtatë ditët e ardhshme: Shoh turma njerëzish që nuk kanë ushqim

Raketë e lëshuar nga Jemeni drejt Izraelit

Kosova Times March 15, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
2 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Sport

Kosovari Imran Duraku kualifikohet në finale për U11 në WTT YC Prishtina 2024

Kosova Times Kosova Times October 27, 2024
Osmani: Sllovenia është aleate dhe mbështetëse e palëkundur e së ardhmes sonë euroatlantike
Nga Teherani në Tiranë: Si Rusia ashtu edhe Irani kanë punuar për të vendosur pushtet të butë në Ballkan përmes institucioneve fetare
Azerbajxhani dëshiron të rrisë furnizimin me gaz në Evropë
Lista e barnave të rimbursueshme hyn në fuqi më 1 mars pa ndryshime
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?