By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 28 janar
January 28, 2026
Lufta në Ukrainë: Gati dy milionë të vdekur, të zhdukur dhe të plagosur
January 27, 2026
Mijëra njerëz mbushën rrugët e Beogradit me thirrjen e studentëve, shihni pamjet
January 27, 2026
VIDEO Një dron rus godit një tren pasagjerësh në Ukrainë
January 27, 2026
Akademia Franceze homazh në nderim të 90-vjetorit të lindjes së Kadaresë
January 27, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Bislimi në Greqi flet për rrugën e Kosovës drejt BE-së dhe dialogun
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Bislimi në Greqi flet për rrugën e Kosovës drejt BE-së dhe dialogun
Lajme

Bislimi në Greqi flet për rrugën e Kosovës drejt BE-së dhe dialogun

Kosova Times
Last updated: 2024/03/15 at 11:00 AM
Kosova Times Published March 15, 2024
Share
SHARE

Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, në qëndrimin e tij në Athinë, ka folur mbi çështje si investimet e huaja në vend, sektorët prioritarë për investim, rrugën drejt Bashkimit Evropian dhe procesin e dialogut.

Ai ishte i ftuar në Kolegjin e Nju York-ut në Athinë, ku ligjëroi dhe bashkëbisedoi me studentë. Prezent, ishin edhe ambasadorë e përfaqësues diplomatikë në Greqi, nga rajoni e më gjerë.

Gjatë fjalës së tij hyrëse, zëvendëskryeministri foli për situatën ekonomike në vend, hapat e politikat e ndërmarra nga qeveria, si dhe rrugëtimin tonë drejt integrimit evropian.

“Ndër të tjera ai përmendi shkallën e rritjes së punësimit në tre vitet e fundit, iniciativat tona si platforma Superpuna, formalizimi i ekonomisë, indikatorët makro ekonomikë pozitivë, si dhe nënvizoi se e gjitha kjo rritje ka ardhur përtej barrierave me të cilat është përballur vendi”, thuhet në komunikatën e Qeverisë së Kosovës.

Më tej, ai theksoi se është e rëndësishme të sigurohemi që kjo rritje ekonomike të jetë e qëndrueshme dhe gjithëpërfshirëse. Përmendi arritjen e liberalizimit të vizave dhe aplikimin për anëtarësim në Bashkimin Evropian në dhjetor 2022, pak pas marrjes së Raportit për Vendin, që në atë vit rezultoi të ishte më i miri ndonjëherë për Kosovën, dhe me progres të shënuar në zbatimin e reformave.

Pas fjalës së tij, ai u angazhua në diskutime me pjesëmarrësit dhe pyetjet e adresuara nga studentët e përfaqësuesit diplomatikë, mbi çështje si investimet e huaja në vend, sektorët prioritarë për investim, por edhe rruga drejt Bashkimit Evropian dhe procesi i dialogut.

“Zëvendëskryeministri Bislimi i falënderoi përzemërsisht të gjithë pjesëmarrësit për pyetjet e kureshtjet e tyre përreth vendit tonë dhe interesin e shfaqur për ta njohur më shumë situatën në vend, sfidat me të cilat përballet Kosova dhe objektivat për të ardhmen”, thuhet në komunikatën e Qeverisë së Kosovës. /Kosovatimes/

You Might Also Like

Akademia Franceze homazh në nderim të 90-vjetorit të lindjes së Kadaresë

Ambasadori Dugolli pret Sekretarin e Shtetit të Iowas në Uashington

Vdes i mituri i gjetur në lumin Gadime, në QKUK u dërgua pa shenja jete

Kamberi:Miratimi i rezolutës nga Komiteti, hap i rëndësishëm për shqiptarët

Osmani në përkujtimin e Holokaustit: Kosova e di ç’është pastrimi etnik

Kosova Times March 15, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 2Rajon / Botë

Ministri kroat: Situata në Kosovë nuk është e mirë

Kosova Times Kosova Times May 21, 2024
Ponosh: Sanksionet për politikanët dhe oficerët e policisë janë masa e duhur
Aksident i katërfishtë në aksin Tiranë-Durrës, raportohen disa të plagosur nga përplasja e automjeteve
Plani i Rritjes i BE, Marta Kos uron Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut
Plani franko-gjerman, “bazë e mirë” për bisedime të mëtejshme
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?