By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Shqipëria miraton procedurën e përshpejtuar për “Bordin e Paqes”
January 22, 2026
Kosova nënshkruan pjesëmarrjen në Bordin e Paqes të Trumpit
January 22, 2026
Përmbyllet programi pesëvjeçar për ruajtjen e pyjeve në Kosovë
January 22, 2026
Rama: Bashkëpunimi me Francën, partneritet i rëndësishëm për Kosovën
January 22, 2026
Gucati: Ish-udhëheqësit e UÇK-së do të dalin të pafajshëm
January 22, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Nga janari rreth 750 ankesa nga konsumatorët, pak të zgjidhura
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ekonomi > Financa > Nga janari rreth 750 ankesa nga konsumatorët, pak të zgjidhura
Ballina 1Financa

Nga janari rreth 750 ankesa nga konsumatorët, pak të zgjidhura

Kosova Times
Last updated: 2024/03/15 at 10:47 AM
Kosova Times Published March 15, 2024
Share
SHARE

Qytetarët konsumatorë vazhdojnë të përballen me shkelje të të drejtave të garantuara me ligj. Nga 1 janari i këtij viti, në Departamentin për Mbrojtjen e Konsumatorit janë adresuar rreth 750 ankesa, shumica prej të cilave janë të pazgjidhura. Shkeljen e të drejtave të konsumatorëve e pohojnë edhe drejtues të organizatës “Konsumatori” që thonë se konsumatorët sot janë më keq se dikur.

 

Dita Ndërkombëtare e Konsumatorit, e cila shënohet çdo 15 mars, që nga viti 1962, konsumatorët në Kosovë po i gjen me shkelje të të drejtave të garantuara me ligj. Mashtrimet me çmime apo edhe zbritjet e pavërteta janë mjaft të shpeshta. Por, qytetari Ardian Krasniqi, thotë për Radio Kosovën se shqetësim i madh për të është shitja e produkteve pa afat.

“Personalisht disa herë më ka ndodhur që një produkt të caktuar të paguaj në arkë më shtrenjtë se që ka shkruar çmimi në raft. Për kthimin e centëve as mos të flasim, rrallë ndodh kjo. Por, dukuri shumë më e keqe se kjo është shitja e produkteve pa afat, siç edhe më ka ndodhur të blej. Kjo është shqetësuese, pasi tregon se tregtarët për pak pare, janë në gjendje të rrezikojnë jetën e dikujt”, tha ai.

Ndryshe nga Krasniqi i cili thotë se nuk ka adresuar zyrtarisht ankesë, qytetarë të tjerë nga e gjithë Kosova, nga 1 janari e deri më 14 mars kanë dërguar 749 ankesa në Departamentin për Mbrojtjen e Konsumatorit. Sipas të dhënave publike të këtij institucioni, nga ky numër ankesash me pretendime për shkelje nga më të ndryshmet, janë zgjidhur vetëm 29 përqind e ankesave. Në proces të zgjidhjes janë 530 ankesa.

Selatin Kaçaniku, i cili prej vitesh drejton organizatën “Konsumatori”, po ashtu i tha Radio Kosovës se shkeljet e të drejtave të konsumatorëve janë të mëdha. Sipas tij, numri i ankesave është i vogël, por kjo është pasojë e mosbesimit të qytetarëve në institucionet që duhet t’i mbrojnë.

“Për fat të keq, as kjo qeveri nuk e njeh qytetarin konsumator. Nuk e njeh kauzën e qytetarit konsumator. Kjo situatë është shumë qesharake, në të vërtetë është tragjiko-komike. Ne po paguajmë tatimet e me këtë po financohet qeveria, parlamenti e presidenca, e këta nuk po i njohin konsumatorët. Cka të bëjmë tjetër! Neve po na sabotohen të drejtat juridike e administrative që na takojnë si qytetarë konsumatorë. Do të thotë, ne jemi shumë më keq sot se që kemi qenë dje”, tha Kaçaniku.

Konsumatorët e pa kënaqur me tregtarët apo ofruesit e shërbimeve, ankesat e tyre mund t’i adresojnë në çdo kohë, duke telefonuar pa pagesë në numrin  0800 11000. Ankesat mund të dërgohen edhe online duke klikuar mbi këtë link: https://konsumatori.rks-gov.net/complaintPost.php

You Might Also Like

Kosova nënshkruan pjesëmarrjen në Bordin e Paqes të Trumpit

Osmani në ceremoninë e themelimit të Bordit të Paqes në Davos

Begaj përkujton Rugovën: Vizionari i Kosovës së lirë

Osmani: Kontributi i Kosovës në Bordin e Paqes do të jetë domethënës

Kurti takon homologun nga Luksemburgu i shpreh synimet e Kosovës Valmira Saraçi|RTKlive Synimet e Kosovës për anëtarësim në Bashkimin Evropian, Këshillin e Evropës dhe NATO ia ka shprehur në takim që ka pasur kryeministri në detyre, Albin Kurti, me homologun e tij nga Luksemburgu, Luc Frieden në margjina të Forumit Ekonomik Botëror në Davos. Zyra e Kryeministrit thotë se kreu në detyrë i qeverisë ka shprehur mirënjohjen ndaj Luksemburgut për përkrahjen e saj të vazhdueshme ndaj Kosovës në të gjitha etapat e shtetndërtimit. “Në vijim, theksoi progresin demokratik dhe ekonomik të vendit dhe synimet e Kosovës për anëtarësim në Bashkimin Evropian, Këshillin e Evropës dhe NATO, gjersa falënderoi Luksemburgun për mbështetjen ndaj Kosovës në këto procese”, thotë njoftimi qeveritar. Bëhet e ditur se mes homologëve u bisedua edhe mbi fuqizimin e marrëdhënieve bilaterale, thellimin e bashkëpunimit përfshirë në arsim dhe investime dhe rritjes së lidhjeve kulturore mes shteteve dhe popujve tanë.

Kosova Times March 15, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Sport

Ademi njofton se KF “Rahoveci” e ka gati fushën e re

Kosova Times Kosova Times September 13, 2024
Kurti: Qeveria e përkushtuar në mbrojtje të komuniteteve
Kurti: Kosova e gatshme për marrëveshje me njohje reciproke
Nuk ka surpriza, PSG fiton Kupën e Francës për herë të 15 në histori
Nikol Pashinyan: Armenia e ka kaluar pikën pa kthim në CSTO
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?