By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi për 29 janar
January 29, 2026
Shikoni çmendurinë e paparë në Ligën e Kampionëve: Portieri i Benficës shënoi gol në sekondën e fundit
January 28, 2026
January 28, 2026
January 28, 2026
Nuk tolerohet më ndotja, Obiliqi ashpërson masat ndaj ndotësve
January 28, 2026
Presidentja Osmani ua dorëzon flamurin përfaqësuesve të Kosovës në LOD 2026
January 28, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Orban thotë se është i gatshëm të “pushtojë” Brukselin për të sjellë ndryshim në BE
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Orban thotë se është i gatshëm të “pushtojë” Brukselin për të sjellë ndryshim në BE
Ballina 2Rajon / Botë

Orban thotë se është i gatshëm të “pushtojë” Brukselin për të sjellë ndryshim në BE

Kosova Times
Last updated: 2024/03/15 at 8:52 PM
Kosova Times Published March 15, 2024
Share
SHARE

Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban, tha se është i gatshëm të marshojë në Bruksel dhe të “pushtojë” zemrën e Bashkimit Evropian para zgjedhjeve për Parlamentin Evropian, teksa partitë opozitare mbajtën një protestë antiqeveritare në Budapest.

Orban, që është në pushtet që 14 vjet, po shpreson që partia e tij Fidesz të përfitojë nga rritja e mbështetjes për krahun e djathtë në mbarë Evropën, teksa po përgatitet të marrë udhëheqjen e presidencës së BE-së për pjesën e dytë të vitit.

Duke folur në një tubim në Budapest në ditën kombëtare të Hungarisë, Orban tha se zgjedhjet evropiane janë shans për të mbështetur Hungarinë.

“Nëse ne mbrojmë lirinë dhe sovranitetin e Hungarisë, ne nuk kemi asnjë zgjedhje tjetër përpos që të pushtojmë Brukselin”, tha Orban gjatë fjalimit para mbështetësve të tij.

“Ne do të marshojmë në Bruksel dhe do të sjellim për vete ndryshimin në BE”.

Orban për një kohë të gjatë ka pasur mosmarrëveshje me shtetet anëtare të BE-së për një sërë çështjesh, përfshirë edhe refuzimin e tij që t’i dërgojë Kievit armë, por edhe për shkak se mban raporte ekonomike me Moskën, edhe pas nisjes së pushtimit rus të Ukrainës më 2022.

Ai tha se vendimet e BE-së po godasin fermerët, po godasin klasën e mesme dhe po dëmtojnë kompanitë “dhe mbi të gjitha, po e fusin Evropën në luftë”.

“Ne nuk do të pranojmë faktin që Brukseli i ka lënë vetëm evropianët, dhe për më tepër i ka kthyer kundër njëri-tjetrit”, tha Orban.

Partitë opozitare hungareze mbajtën tubime më 15 mars dhe mijëra persona morën pjesë në to. Këto tubime u organizuan nga Peter Magyar, biznesmen, që më herët ishte i afërt me Fideszin e Orbanit. Ai paralajmëroi se shpejt do të krijojë një parti të re për të sfiduar qeverisjen e Orbanit.

You Might Also Like

Italia heton “safarin e Sarajevës”. Qyteti i Sarajevës: Do t’i bashkohemi padisë

Gjermania: Hetim për pastrim parash në Deutsche Bank

Iniciativa gjermane për një “Evropë me dy shpejtësi”

Lufta kthehet në Detin e Zi. Putini ndjek atë që dëshiron që nga dita e parë

Një hotel luksoz përfshihet nga flakët në Alpet Franceze

Kosova Times March 15, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Gjykata në Minsk dënon me 15 vjet burgim lideren opozitare

Kosova Times Kosova Times March 6, 2023
Policia gjermane në këmbë: Katër të arratisurit nga psikiatria, njëri nga Kosova
Sulmi ndaj Izraelit ka filluar! Hezbollahu lëshoi ​​tufa raketash në pozicionet e IDF! (VIDEO)
Tetë persona ne Rusi humbën jetën në një zjarr në një qendër sociale për pensionistët
`Metro`: Zbuloni Shqipërinë – një nga destinacionet parajsë në Evropë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?