Komuna e Prishtinës ka shpërndarë fotografi të sheshit “Adem Jashari”, në të cilat shihen mbeturina dhe mbetje nga iftari i organizuar një ditë më parë.
“Personat që e kanë lënë sheshin në këtë gjendje do të gjobiten nga organet përgjegjëse, ndërsa Drejtoria e Shërbimeve Publike ka angazhuar punonjës për të pastruar gjithë sheshin”, thuhet në postim.
Komuna ka bërë thirrje ndaj qytetarëve për ruajtje të ambientit dhe hapësirave publike. /Kosovatimes/