By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
The Economist: Zgjedhjet në Kosovë tregojnë se demokracia është stabile
January 8, 2026
Peci: Bashkë e kaluam sfidën e përmbytjeve
January 8, 2026
Lladrovci falënderon donatorët për ndihmën gjatë vërshimeve në Drenas
January 8, 2026
PDK ankohet në PZAP për votat me postë: U pranuan jashtë afatit ligjor
January 8, 2026
Durmishi: 491 km lumenj dhe 398 zona në Kosovë të rrezikuara nga përmbytjet
January 8, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Korporata e Ruajtjes së Energjisë do të mundësojë çmime të balancuara
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ekonomi > Financa > Korporata e Ruajtjes së Energjisë do të mundësojë çmime të balancuara
Ballina 1Financa

Korporata e Ruajtjes së Energjisë do të mundësojë çmime të balancuara

Kosova Times
Last updated: 2024/03/17 at 11:18 AM
Kosova Times Published March 17, 2024
Share
SHARE

Në dekadën e ardhshme Kosova pritet të ndërtojë kapacitete të ruajtjes së energjisë elektrike, të cilat do të jenë ndër më të mëdhatë për kokë banori në Evropë. Kjo pasi qeveria i ka dhënë dritën e gjelbër themelimit të Ndërmarrjes Publike Qendrore ‘Korporata e Ruajtjes së Energjisë’, e cila do të menaxhojë 125 MW te kapacitetit të baterive.

Me themelimin e saj paralajmërohet sistem më i qëndrueshëm energjetik e çmime më të balancuara.

“Balancimi i tenderit për ndërtimin e baterive pritet të ndodhë në dy faza: në fund të këtij viti dhe në fillim të vitit tjetër. Kështu që deri në fund të vitit të ardhshëm ne presim që të lansojmë të gjitha këto, qoftë tendere apo ankande. Disa prej tyre do të përmbyllen e do të nënshkruhen dhe do të fillojë ndërtimi, nëse gjithçka shkon sipas planit dhe pa vonesë”, tha Rizvanolli.

Njohës të energjetikës thonë se përmes kësaj ndërmarrjeje, energjia që do të teprojë do të ruhet për t’u shfrytëzuar kur kërkesat janë më të larta, e po ashtu edhe do të tregtohet në rajon.

“Në të ardhmen parashihet që të ketë gjenerator të shumtë nga era, nga fotovoltaikët. Veçori e këtyre gjeneratorëve është se prodhojnë nganjëherë energji elektrike kur neve nuk na nevojitet dhe roli i tyre që tepricat e prodhimit të energjisë t’i ruajnë në këto bateri dhe ta shfrytëzojmë të njëjtën energji elektrike gjatë periudhës kur ngarkesa apo kërkesa është shumë e lartë, më e lartë se sa prodhimi. Sigurisht se ajo energji pastaj përdoret gjatë kohës së pikut”, tha Naim Bujupi për RTK.

Ndërsa, sipas njohësit të kësaj fushe, Lulzim Beqiri, edhe nevoja për import të energjisë do të bjerë.

“Kjo ndërmarrje e themeluar nga qeveria e Kosovës në mbledhjen e fundit derivon nga marrëveshja me MCC dhe ka funksion kryesor ruajtjen e energjisë elektrike, tregtimin, stabilimentet e energjisë elektrike dhe do të kryejë funksionin e përcaktuar me ligj, në mënyrë që të lehtësojë edhe furnizimin me energji elektrike, tregtimin dhe stabilitetin energjetik në Kosovë”, tha Lulzim Beqiri, njohës i ekonomisë.

Ndërmarrja e re do të funksionojë si shoqëri aksionare me aksionar të vetëm Republikën e Kosovës dhe do të ofrojë shërbime pandërprerë të energjisë elektrike për qytetarë.

You Might Also Like

The Economist: Zgjedhjet në Kosovë tregojnë se demokracia është stabile

Osmani: Siguria garantohet me partnerë të besueshëm

Aksion i gjerë kundër krimeve ekonomike

Osmani viziton Gjakovën: Do punojmë bashkë që kjo situatë të tejkalohet

KQZ: Ende s’janë sjellë 3185 pako me fletëvotime nga votimi me postë

Kosova Times March 17, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Opinion

Vullneti i sovranit i shenjtë dhe i patjetërsueshëm!

Kosova Times Kosova Times September 15, 2022
Promovohet libri për fëmijët e vrarë në Kosovë
Moldavia ndalon hyrjen e Putinit në vend
Rama: Ministria po mban jashtëligjshëm 35 milionë euro të Prishtinës
Shtetet e Bashkuara akuzuan gjashtë rusë për sulme në faqet e internetit të qeverisë ukrainase
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?