Në ShMU “Gjon Sereçi” u organizua Kampionati Individual i Kosovës për U9 dhe U13, në të cilën morën pjesë rreth 80 shpresa të pingpongut Kosovar.
Garat filluan me kategorinë U13 individuale, për të vazhduar me 3 kategoritë e çifteve e për të përfunduar me kategorinë U9 individuale.
Kualiteti i pingpongut te Shpresat dita ditës është duke shënuar ngritje, e kjo më së miri vërehej me numrin e shkëmbimeve që bënin sportistët në kategorinë U9. Jemi të bindur që nëse vazhdohet së paku me këtë nivel të punës nga trajnerët nëpër klubet e tyre, së shpejti Kosova do të radhitet në mesin e shteteve më të mira në Ballkan.
Në kategorinë për çifte të përziera morën pjesë 14 çifte, e pas shumë ndeshjeve të forta kampion u shpallën çifti Sara Hoxha / Olti Behluli të cilët në finale fituan ndaj çiftit Jonida Ibrahimi / Rejan Krasniqi
Tek çiftet Femra morën pjesë 8 çifte, të cilat po ashtu treguan ndeshje të baraspeshuar, e kampione u shpallën çifti Lira Hashani / Sara Hoxha të cilat në finale fituan ndaj çiftit Jonida Ibrahimi / Vlera Beqa
Tek çiftet Meshkuj morën pjesë 19 çifte, pas shumë ndeshjeve të forta kampion u shpallën çifti Olti Behluli / Muhamet Mudut të cilët në finale fituan ndaj çiftit Imran Duraki / Resul Smaili.
Në kategorinë individuale të femrave për U9, ishte numri më i vogël i të paraqiturave, vetëm 4 sportiste, mirëpo angazhimi dhe përkushtimi ishte mjaft i madh, ato i zhvilluan garat secila me secilën, e kampione u shpall Sara Llapashtica me të gjitha fitore, ndërsa nen kampione me një humbje doli Erina Vranoci.
Në kategorinë individuale të meshkujve për U9, ishin të paraqitur 7 sportistë, të cilën garuan në sistem eleminimi, e në finale shkuan Arijon Krasniqi dhe Det Konushevci, e pas një dueli të baraspeshuar ku të dy sportistët shfaqën luftë deri në poenin e fundit, kampion u shpall Arijon Krasniqi.
Në kategorinë individuale të femrave për U13 ishin të paraqitura 20 sportiste, e pas tri xhirove në gjysmëfinalen e parë Vlera Beqa fitoj me 3:0 ndaj Amra Gashit, ndërsa në gjysmëfinalen e dytë Sara Hoxha fitoj me rezultat të ngushtë 3:2 ndaj Jonida Ibrahimit. Në finale Sara dhe Vlera demonstruan nivel të lartë, por në fund me rezultat 3:0 kampione u shpall Sara Hoxha.
Në Kategorinë individuale të meshkujve për U13 ishin të paraqitur 47 sportistë, e pas shumë ndeshjeve të forta e interesante në 4 xhirot e para, në gjysmëfinalen e parë u takuan Muhammet Mudut dhe Resul Smaili, të cilën e fitoi Resuli me 3:0. Në gjysmëfinalen e dytë Olti Behluli ishte më i mirë se Imran Duraki ndaj të cilit fitoj me 3:0. Në finale të dy sportistët treguan nivel të lartë me shumë shkëmbime, por kampion u shpall Olti që fitoj finalen me rezultat 3:1.
REZULTATET
Çifte të përziera
- Olti Behluli / Sara Hoxha
- Jonida Ibrahimi / Rejan Krasniqi
- Lira Hashani / Sharr Hashani
- Vlera Beqa / Euron Osmani
Çifte të femra
- Lira Hashani / Sara Hoxha
- Jonida Ibrahimi / Vlera Beqa
- Amra Gashi / Hana Murseli
- Jara Hallaqi / Leana Hallaqi
Çifte të meshkujve
- Olti Behluli / Muhamet Mudut
- Imran Duraki / Resul Smaili
- Donat Ferizi / Jon Ademi
- Sharr Hashani / Rron Sojeva
U9 Femrat
- Sara Llapashtica
- Erina Vranovci
- Alea Mehmeti
- Norela Kllokoqi
U9 Meshkujt
- Arijon Krasniqi
- Det Konushevci
- Arti Maroshi
- Detar Maloku
U13 Femrat
- Sara Hoxha
- Vlera Beqa
- Amra Gashi
- Jonida Ibrahimi
U13 Meshkujt
- Olti Behluli
- Resul Smaili
- Imran Duraki
- Muhammet Mudut
Aktivitetet e ardhshme
Me 23 e 24 mars është paraparë organizimi i Kampionatit individual të Kosovës për Senior. /Kosovatimes/