By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
VIDEO Amerika bastis tankerin e ri, publikohen pamjet
January 9, 2026
VIDEO Arrestime në të gjithë Spanjën: Shkatërrohet klani famëkeq nigerian “Sëpata e Zezë”
January 9, 2026
Aktakuzë për vrasjen e zyrtarit policor në Kaçanik
January 9, 2026
Pronari i një bari arrestohet pasi vdiqën 40 të rinj. Gruaja e tij qau
January 9, 2026
Tre të lënduar nga aksident i rëndë mes trenit e veturës në Grabovc
January 9, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Borrell paralajmëron vazhdimin e presionit për zbatimin e marrëveshjes Kosovë – Serbi
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Borrell paralajmëron vazhdimin e presionit për zbatimin e marrëveshjes Kosovë – Serbi
Ballina 1Lajme

Borrell paralajmëron vazhdimin e presionit për zbatimin e marrëveshjes Kosovë – Serbi

Kosova Times
Last updated: 2024/03/18 at 3:53 PM
Kosova Times Published March 18, 2024
Share
SHARE

Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, ka thënë të hënën në Bruksel se do të vazhdohet presioni ndërkombëtar ndaj Kosovës dhe Serbisë, që t’i zbatojnë obligimet e tyre nga marrëveshja e arritur para një viti, me qëllim të normalizimit të marrëdhënieve mes dy vendeve.

Borrell i ka bërë këto deklarata duke folur para gazetarëve, në prag të nisjes së takimit ministror të Këshillit të Punëve të Jashtme të BE-së.

Edhe këtë herë, Borrell ka shprehur keqardhje se një vit pas arritjes së Marrëveshjes së Ohrit, niveli i zbatimit të saj nga palët ka qenë shumë më i vogël sesa që ai kishte pritur.

Ai i është referuar pajtueshmërisë mes Kosovës dhe Serbisë për aneksin e një marrëveshjeje, për të cilën palët u patën darkoduar në shkurt të vitit të kaluar në Bruksel.

“Sot është përvjetori i parë i Marrëveshjes së Ohrit. Koha po fluturon dhe tashmë është bërë një vit prej kur kishim arritur marrëveshjen mes Kosovës dhe Serbisë, në mënyrë që ato të lëviznin përpara drejt normalizimit. Për fat të keq, përkundër mbështetjes së gjerë ndërkombëtare dhe të Bashkimit Evropian, Serbia dhe Kosova kanë arritur shumë pak progres”, ka thënë Borrell para gazetarëve, duke paralajmëruar edhe takimin e radhës në kuadër të dialogut, në nivelin e kryenegociatorëve.

“Së shpejti do të kemi takimin tjetër të kryenegociatorëve këtu në Bruksel. Më vjen keq se kjo marrëveshja, e cila ishte shumë vështirë të arrihej, nuk është zbatuar. Do të vazhdojmë të bëjmë presion ndaj të dyja palëve në mënyrë që të lëvizin përpara. Por, një vit më vonë, zbatimi nuk ka qenë aq sa unë kisha pritur të jetë”, ka thënë shefi i diplomacisë së BE-së.

Ai ka bërë komente të ngjashme edhe të dielën në një komunikatë të lëshuar nga zyra e tij, në përvjetorin e Marëveshjes së Ohrit.

Ndërkohë, për të martën në Bruksel është paralajmëruar takimi i radhës në kuadër të dialogut, ku Kosova dhe Serbia do të përfaqësohen nga kryenegociatorët.

Nga Kosova pritet të marrë pjesë zëvendëskryeministri, Besnik Bislimi ndërsa delegacionin e Serbisë e udhëheq drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq.

Bashkimi Evropian ka paralajmëruar se në këtë takim do të diskutohet për gjetjen e një zgjidhjeje rreth përdorimit të valutës në Kosovë si dhe për çështjet tjera urgjente, përfshirë edhe zbatimin e Marrëveshjes për rrugën drejt normalizimit të raporteve.

Vendimi i Bankës Qendrore të Kosovës – për të zbatuar një rregullore që përcakton euron si valutën e vetme për kryerje të pagesave me para të gatshme – është konsideruar si “ndalim i dinarit të Serbisë” dhe është kritikuar nga bashkësia ndërkombëtare si “vendim i njëanshëm, i pakoordinuar dhe i pa komunikuar paraprakisht”.

Sipas BE-së dhe Shteteve të Bashkuara, ky vendim ka shkaktuar probleme praktike për disa komunitete në Kosovë, të cilat marrin asistencë financiare nga Serbia.

Në kërkim të një zgjidhjeje, javë më parë në Bruksel është zhvilluar një takim ku nga Kosova mori pjesë delegacioni i BQK-së, por jo edhe i Qeverisë së Kosovës.

Qeveria e Kosovës ka insistuar se kjo nuk është një çështje politike, por është kompetencë e BQK-së si një institucion i pavarur financiar.

Por, në BE konsiderojnë se për shkak të pasojave praktike dhe politike, edhe kjo çështje duhet të zgjidhet përmes dialogut.

You Might Also Like

Aktakuzë për vrasjen e zyrtarit policor në Kaçanik

Tre të lënduar nga aksident i rëndë mes trenit e veturës në Grabovc

MFPT: Sadriu la gjurmë të rëndësishme në zhvillimin institucional

AME: Situata në terren kryesisht e qetë, stabile dhe e menaxhueshme

Abdixhiku për Sadriun:Vepra dhe kontributi i tij mbeten trashëgimi politike

Kosova Times March 18, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Maqedonci falënderon senatorët e ShBA-së për mbështetjen e Kosovës

Kosova Times Kosova Times November 19, 2023
Haradinaj tregon katër shtyllat kryesore të programit zgjedhor
Shëndetësia në Kosovë
Osmani pret sot në takim Lajçakun dhe Escobarin
Osmani takoi institucionet e drejtësisë lidhur me çështjen e vrasjeve në bazë gjinore
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?