By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Kurti takoi ambasadorin e ri të Italisë në Kosovë, Maurizio Antonini
May 19, 2025
KMDLNj: Prishtina është shndërruar në një deponi të plehrave
May 19, 2025
Cheesecake: 10 recetat tona më të mira
May 19, 2025
OBSH: 300 milionë duhanpirës më pak në 20 vjet
May 19, 2025
Tërmet në Kroacinë jugore: ‘Goditje e papritur dhe pastaj lëkundje’
May 19, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Projektligji që synon të ndalojë pensionimin selektiv të mjekëve
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Projektligji që synon të ndalojë pensionimin selektiv të mjekëve
Rajon / Botë

Projektligji që synon të ndalojë pensionimin selektiv të mjekëve

Kosova Times
Last updated: 2024/03/18 at 6:42 PM
Kosova Times Published March 18, 2024
Share
SHARE

Në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut është iniciuar një projektligj, në bazë të të cilit të gjithë mjekët që duan të punojnë deri në moshën 67-vjeçare, mund ta bëjnë një gjë të tillë. Aktualisht, një gjë e tillë varet nga vullneti i drejtorëve të klinikave dhe ministrit të Shëndetësisë.

Me gjithë mungesën e mjekëve, Ministria e Shëndetësisë gjatë periudhës 2022 -2023 ka refuzuar kërkesën e 180 prej tyre që të vazhdojnë punën deri në moshën 67-vjeçare.

Një nga ata që ka bërë kërkesë për të vazhduar punën pas moshës 64-vjeçare është dhe Marija Raleva, nga Klinika Universitare për Psikiatri dhe profesoreshë në Fakultetin e Mjekësisë. Ajo thotë se kërkesa e saj është refuzuar nga autoritetet shëndetësore në vitin 2022.

Për ta realizuar këtë drejtë ajo nuk ka iniciuar procedurë në organet e drejtësisë, por këtë e ka bërë kolegu i saj që tashmë disa vjet synon të dëshmojë se Ministria e Shëndetësisë ka shkelur ligjin kur nuk e ka lejuar të punojë deri në moshën 67-vjeçare.

“Deri në momentin e fundit asnjë nga ne që kemi paraqitur kërkesa, nuk e dinim nëse do të merrnim një vazhdim të kontratës së punës. Pastaj mora një vendim për të punuar edhe për një vit. Gjithçka ishte shumë poshtëruese dhe nuk kërkova më zgjatje. Unë kam kolegë, të cilët drejtori i klinikës nuk i ka lënë ta vazhdojnë punën, ndaj nuk kanë arritur as te ministri”, thotë një mjek specialist dhe profesor në Fakultetin e Mjekësisë, i cili ka dashur të mbetet anonim.

Propozimi në fjalë që ua mundëson mjekëve që duan të punojnë deri në moshën 67-vjeçare është iniciuar nga dy deputetët e Lidhjes Social Demokrate (LSDM), Martin Kostovski dhe Sonja Mihailovska.

“Ky është një propozim që duhet të përfshijë të gjithë mjekët në vend, nga të gjitha spitalet, jo vetëm specialistët apo profesorët. Motivi për inicimin e këtij propozim-ligji në Kuvend është mungesa e mjekëve dhe synimi për të shmangur subjektivizmin kur vendoset se kush duhet të lejohet të punojë deri në moshën 67 vjeç dhe kush jo. Zgjidhja nuk është që të vendosë ministri, por të detyrohet drejtori i institucionit që të vazhdojë punësimin e mjekut që dëshiron të mbetet në punë edhe pas pensionimit”, thotë për Radion Evropa e Lirë deputeti Martin Kostovski.

Oda e Mjekëve: Mjekët duhet të vendosin vetë nëse do të angazhohen

Nga Oda Mjekëve thonë se angazhimi i mjekëve deri në moshën 67-vjeçare mundëson shërbime më të mira për pacientët në kohën që klinikat zbrazen nga punonjësit e shëndetësisë.

“Duke marrë parasysh se ne kemi deficit të kuadrove që tashmë të janë të dëshmuar si specialistë të mjekësisë dhe profesorë në lëmi të ndryshme në mjekësi pse të mos u mundësohet atyre që deri në moshën të paktën 67-vjeçare të japin kontributin e tyre në institucionet shëndetësore”, thotë për REL-in, Bekim Ismaili nënkryetar i Odës së Mjekëve.

Nga Oda e Mjekëve konsiderojnë se nëse mjekëve me përvojë u mundësohet të mbeten më gjatë në punë, do të mund të kontribuonin me përvojën e tyre në aftësimin më të mirë të mjekëve të rinj që sapo kanë filluar të ndërtojnë karrierën e tyre profesionale:

“Fakti që me ndryshimet e reja ligjore, të cilat janë në procedurë parlamentare, nuk kërkohet pëlqimi vendimtar nga drejtori dhe ministri i Shëndetësisë për zgjatjen e marrëdhënies së punës deri në 67 vjet, e konsiderojmë zgjidhje të mirë sepse në këtë mënyrë do të përjashtohet momenti subjektiv në vendimmarrje”.

Nga ana tjetër, Shenasi Jusufi, pjesë e komisionit për çështje profesionale në kuadër të Odës së Mjekëve thotë për Radion Evropa e Lirë se krahas zgjatjes së përvojës në punë, autoritetet duhet të gjejnë mekanizma që mjekët e rinj mos e braktisin vendin.

“Duhet të krijohen kushte optimale për mjekët, të rriten rrogat, t’u mundësohet më shumë specializim… pasi mund të themi se 50 për qind e mjekëve të licencuar janë të interesuar dhe kanë marrë dokumentacionin që u mundëson të punojnë në vendet e Bashkimit Evropian, mbase jo të gjithë do të shkojnë por alarmues është fakti, e ritheksoj, se janë të interesuar të punojnë në vendet evropiane”, thotë mjeku Jusufi.

Në bazë të të dhënave të regjistrit të Odës së Mjekëve në Maqedoninë e Veriut rreth 9 mijë e 400 mjekë kanë licencë aktive për punë, ndërkaq deri në fund të vitit pritet të pensionohen 214 prej tyre që arrijnë moshën e pensionimit 64 vjeç.

You Might Also Like

Tërmet në Kroacinë jugore: ‘Goditje e papritur dhe pastaj lëkundje’

Gjukanoviç në Sarajevë: Nacionalizmat në Ballkan po ringjallen përsëri

Kush është presidenti i ri rumun?

Vendet e BE-së bien dakord të krijojnë një fond mbrojtës prej 150 miliardë eurosh 2 orë më parë

Joe Biden flet pasi u diagnostikua me kancer, duke postuar një mesazh të shkurtër dhe një foto me gruan e tij

Kosova Times March 18, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Gazetari i REL-it, Kuznechyk shënon vitin e tretë në burg në Bjellorusi

Kosova Times Kosova Times November 25, 2024
“Malazezët mund të bëhen pakicë në Mal të Zi”: Çfarë shkruhet në letrën e deputetit të PE-së drejtuar Josep Borelit?
Norvegji-Kosovë, dalin në shitje biletat
Policia boliviane e arreston liderin e grusht shtetit të dështuar
Shefi i mbrojtjes i shkarkuar izraelit: Vetëm Netanyahu është fajtor për pengjet në Gaza, nuk kemi çfarë të kërkojmë atje
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?