By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Si po e zëvendëson gradualisht Rusia popullsinë ukrainase në territoret e pushtuara
July 20, 2025
Zelensky vendosi sanksione personale kundër Yulia Latynina
July 20, 2025
Paniku i një pjesë të PDK-së nga marrëveshja e mundshme Kurti-Limaj
July 20, 2025
Çeku: Rexhepagiqi artist i rrallë, koncerti i mbrëmshëm fantastik
July 20, 2025
Vetëvritet 62-vjeçari me armë zjarri në Prizren
July 20, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Shtuni: Kosova duhet të jetë më e matur në veprime
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Shtuni: Kosova duhet të jetë më e matur në veprime
Ballina 1Lajme

Shtuni: Kosova duhet të jetë më e matur në veprime

Kosova Times
Last updated: 2024/03/18 at 4:27 PM
Kosova Times Published March 18, 2024
Share
SHARE

Lidershipi kosovar nuk po tregon mençuri në trajtimin e raporteve strategjike ndërmjet Kosovës dhe ShBA-së. Kështu deklaron në një intervistë për Radio Kosovën Adrian Shtuni, ekspert i marrëdhënieve ndërkombëtare dhe çështjeve të sigurisë. Deri sa thotë se nuk ka lëkundje të raporteve ndërmjet dy vendeve, ai mendon që Kosova duhet të shohë drejt të ardhmes.

Deklaratat e fundit e të dërguarit të ShBA-së për Ballkanin Perendimor, Gabriel Escobar, për Qeverinë e Kosovës, Adrian Shtuni, ekspert i marrëdhënieve ndërkombëtare dhe çështjeve të sigurisë, i quan shqetësuese. Ai thotë se nuk ka lëkundje të raporteve ndërmjet Kosovës dhe ShBA-së, por se Kosova duhet të jetë më e matur në veprimet e veta.

“Kjo nuk është mënyra e duhur për të vazhduar përpara, sepse qëllimi nuk është thjesht që BE-ja ose ShBA-ja të luajnë rolin e zjarrfikësit, por duhet të ketë maturi në Ballkan, sidomos në Kosovë që të shikohet drejt të ardhmes, sepse sjelljet e vazhdueshme kokë më vete, kanë sjellë humbje të kredibilitetit të Kosovës në arenën ndërkombëtare, dhe kanë sjellë stagnim”, theksoi ai.

Duke folur për çështjen e themelimit të Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, Adrian Shtuni thotë se asociacioni nuk është pushtet ekzekutiv. Shtuni thotë se draft statutin e marrëveshjes së fundit të arritur ndërmjet dy vendeve, Qeveria e Kosovë, duhet ta dërgojë në Gjykatë Kushtetuese për vlerësim.

“Në këtë moment draft statuti duhet t’i dërgohet Gjykatës Kushtetuese për vlerësim, nëse gjykata thotë se ka elemente që nuk janë në përputhje me kushtetutën, atëherë duhet të ketë një procedurë e cila duhet t’i sanojë problemet, por nuk mund të barikadohesh në këtë mënyrë, siç po barrikadohet qeveria Kurti dhe të mos kryejë detyrat e shtëpisë”, tha ai.

Eksperti i marrëdhënieve ndërkombëtare me seli në Uashington, Adrian Shtuni, thotë se në prag të 25 vjetorit të bombardimeve të NATO-s, cilësia e partneritetit të Kosovës me SHBA-në, por edhe me vendet e QUINT-it, është cenuar.

“25 vjet më parë, nën udhëheqjen e ShBA-së, NATO kreu bombardimet ndaj Jugosllavisë, dhe këtë e bëri për t’i dalë në mbrojtje popullit të Kosovës. Duke u nis nga kjo premisë, partneriteti ShBA-Kosovë, por edhe vendeve të tjera të NATO-së, është jo vetëm partneritet strategjik, por për mendimin tim, është partneritet jetësor. Fatkeqësisht, kohëve të fundit cilësia e partneriteti strategjik Kosovë-SHBA dhe sigurisht edhe me vendet e tjera të QUINT-it, është cenuar prej qasjes jo bashkëpunuese të Qeverisë së Kosovës“, deklaroi Shtuni.

Duke e cilësuar sulmin e 24 shtatorit në Banjskë si sulm paramilitar, Shtuni thotë se institucionet e Kosovës duhet t’i kryejnë hetimet për këtë sulm dhe të ngritin padi ndaj personave përgjegjës.

“Unë mendoj që sulmi në Banjskë, shkon përtej terrorizimit. Ishte një sulm paramilitar, i cili kishte formën e një kryengritje të armatosur, me qëllim të qartë për të cenuar rendin kushtetues të Kosovës, por edhe me potencial për destabilizimin e rajonit. Duhet të ketë aktakuza të qarta nga autoritetet vendore në Kosovë”, tha ai.

Adrian Shtuni, ekspert i marrëdhënieve ndërkombëtare dhe çështjeve të sigurisë, thotë se tensionet në Ballkanin Perëndimor nuk mund të përjashtohen. Ai e sheh shqetësuese ngritjen e influencës ruse në rajon dhe mendon se sulmet hibride do të kenë rritje.

You Might Also Like

Çeku: Rexhepagiqi artist i rrallë, koncerti i mbrëmshëm fantastik

Vetëvritet 62-vjeçari me armë zjarri në Prizren

Kanosin gruan për prishje të imazhit në Gjakovë, arrestohen dy të dyshuarit

Sekuestrohen barna të kontrabanduara mbi 4 mijë euro në Gjilan e Viti

Moszbatimi i Ligjit për çmimin e barnave, ankohen qytetarët

Kosova Times March 18, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Opinion

Kur agresori maskohet si viktimë

Kosova Times Kosova Times March 24, 2025
AI u kërkon shteteve evropiane të ndalin ekstradimin në Rusi të pakicave nga Kaukazi Verior
Nagavci: Asnjë nxënës nuk do të mbetet pa tekste dhe mjete mësimore
Nesër seancë e jashtëzakonshme për menaxhimin në KEK
Lista e votuesve, KQZ: Përmirësimi mund të bëhet deri në fund të vitit
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?