By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 25 nëntor 2025
November 25, 2025
Shqiptarët grupi më i madh i sipërmarrësve të huaj në Greqi
November 24, 2025
Reuters: Arabia Saudite lehtëson kufizimet e alkoolit
November 24, 2025
Aleksandropolis: Zbarkim turk për blerje
November 24, 2025
Basha: 28 Nëntori na mban bashkë dhe na kujton sakrificat shekullore
November 24, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Edi Rama e shtyen gazetaren. Reagon UGSh: është cënim i Kodit të Etikës
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Edi Rama e shtyen gazetaren. Reagon UGSh: është cënim i Kodit të Etikës
Lajme

Edi Rama e shtyen gazetaren. Reagon UGSh: është cënim i Kodit të Etikës

Kosova Times
Last updated: 2024/03/19 at 4:01 PM
Kosova Times Published March 19, 2024
Share
SHARE

Kryeministri shqiptar Edi Rama e ka larguar me vrazhdësi sot gazetaren Ambrosia Meta për shkak se ajo i ka bërë një pyetje për financimin e portit të ri të Durrësit. Ndaj ketij gjesti ka reaguar  Unionit të Gazetarëve Shqiptarë duk i rikujtuar kryeministrit se prekja fizike e gazetares është cënim i Kodit të Etikës dhe i integritetit fizik.

” Kryeministri jo vetëm që nuk jepte një përgjigje konkrete për pyetjen specifike, por me një gjuhë replikuese dhe nga pozita e edukuesit moral shmangej nga detyrimi për të dhënë një shifër konkrete për përfitimet e mundshme publike prej njerit nga projektet më të mëdha në fushën e turizmit shqiptar”, thekson UGSh.

Sipas tyre refuzimi dhe shmangia e Kryeministrit për përgjigje konkrete u bashkëshoqërua me një gjuhë intimiduese dhe me cënim të etikës, deri në cënim të integritetit fizik të gazetares.
“Unioni i Gazetarëve Shqiptarë reagon ndaj këtij momenti dhe shpreh solidaritetin me kolegen Meta, e cila spikat si reportere kurajoze në kërkim të fakteve dhe të dhënave që synojnë transparencë publike dhe llogaridhënie prej qeverisësve”.

Por në një postim në rrjetin social “X” ai reagoi në lidhje me deklaratën e Qendrën Europiane për Lirinë e Shtypit dhe Medias, e cila kërkonte që kreu i qeverisë të shprehte ndjesë mbi ngjarjen.

Rama u shpreh se nuk ka se përse të kërkojë ndjesë për diçka që nuk është e vërtetë.

Rama në “X”:
Të kërkoj falje?!

“Të kërkoj falje pas një gënjeshtre krejtësisht të neveritshme, kur gjithçka është në video dhe një duzinë gazetarësh dhe kameramanësh gjithashtu, janë dëshmitarë okularë të së vërtetës së thjeshtë se jo vetëm që s’kishte agresion, por të gjitha pyetjeve iu përgjigjja me durim (pavarësisht disa ndërprerjeve joetike) në një bisedë të zakonshme me shtypin dhe u largova pas një lamtumire miqësore?!
Jo vetëm që nuk kam asnjë ndjesë për të kërkuar, por hedh poshtë të gjithë karakterizimin e “liderit që ka treguar përbuzje ndaj shtypit kritik”, që thjesht nuk është e vërtetë sepse tani ka shumë vite që nuk angazhohem në debate të nxehta me gazetarë:-)
Përkundrazi, unë u theksoj gazetarëve të shumtë si atyre etikë, si atyre joetikë, disponueshmërinë time të plotë për t’iu përgjigjur të gjitha pyetjeve, megjithëse kategoria e dytë përdoret për ndërprerje të vazhdueshme të përgjigjeve, qartësisht jashtë çdo standardi.
Shumë keq që një “denoncim” i tillë nuk nderon vlerat e lirisë dhe as të vërtetën, dhe nuk respekton viktimat e vërteta të agresioneve të pushtetit ndaj grave gazetare në mbarë botën.
Sa i përket sjelljes “të pafalshme”, si një ish-pionier i shtypit të lirë në vendin tim, kur fjala ime e lirë rrezikonte dhe jetën time, ndiej detyrimin të them se organizatat e shtypit duhet të kujdesen për të mbrojtur vlerat e lirisë, demokracisë dhe integritetit gazetaresk jo vetëm kur këto kërcënohen nga pushteti, por edhe kur minohen nga anëtarët e komunitetit të shtypit. Përndryshe, shoqëritë tona demokratike do të jenë në telash.

You Might Also Like

Shqiptarët grupi më i madh i sipërmarrësve të huaj në Greqi

Basha: 28 Nëntori na mban bashkë dhe na kujton sakrificat shekullore

Maqedonci: Siguria e Shqipërisë dhe Kosovës është e përbashkët

Kurti: Nesër ekzekutohen pagesat me rritje për shtesat e fëmijëve

Spiropali dhe homologu kroat flasin për marrëveshjen Shqipëri-Kroaci-Kosovë

Kosova Times March 19, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Qeveria ruse planifikoi të gjobisë rusët dhe bizneset me një rekord prej 600 miliardë rubla

Kosova Times Kosova Times October 4, 2024
Ministri Jovanoviq: BE-ja praktikisht e përjashtoi Prishtinën nga programi i Evropës Digjitale
Nisma premton ‘Malishevën Urbane’ dhe projekte të reja zhvillimore
Belgjikë, 43-vjeçari shqiptar vritet me armë nga fqinji i tij
Obama fiton çmimin e tretë Emmy, duke mposhtur Tom Hanks
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?