By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 8 janar
January 8, 2026
Trump tërheq Amerikën nga 66 organizata ndërkombëtare
January 7, 2026
Detaje të reja kanë mbërritur në lidhje me tankerin që u bastis nga amerikanët
January 7, 2026
Balluku: Operimet në aeroportin e Rinasit vijojnë normalisht
January 7, 2026
Bajrami: Të sigurohen fonde emergjente dhe ndihmë për qytetarët
January 7, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Hong Kongu miraton ligjin e ri për siguri kombëtare
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Hong Kongu miraton ligjin e ri për siguri kombëtare
Rajon / Botë

Hong Kongu miraton ligjin e ri për siguri kombëtare

Kosova Times
Last updated: 2024/03/19 at 4:36 PM
Kosova Times Published March 19, 2024
Share
SHARE

Hong Kongu e ka miratuar një ligj të ashpër të sigurisë kombëtare, për të cilin autoritetet kanë thënë se është i domosdoshëm për stabilitet.

Megjithatë, sipas kritikëve, ky hap do t’i gërryejë edhe më tepër liritë civile.

Artikulli 23 shënjestron shkelje si ndërhyrja e jashtme dhe rebelimi, dhe ndëshkimet përfshijnë edhe dënime me vdekje.

Dokumenti ka kaluar shpejt në fazën finale nga parlamenti i qytetit, që është pro-Pekinit, në më pak se dy javë.

Artikulli 23 e zgjeron një ligj kontrovers për siguri kombëtare, që është miratuar më parë prej Kinës.

Ai ligj tashmë i ka bërë vepra penale shkëputjen e vendit, përmbysjen e pushtetit, terrorizmin dhe bashkëpunimin me forca të huaja në Hong Kong.

Mirëpo lideri i Hong Kongut, John Lee, ka thënë se Artikulli 23 është i domosdoshëm për t’u ruajtur prej “sabotazhit të mundshëm dhe situatave tjera që mund të shkaktojnë telashe”, sidomos idetë për një “Hong Kong të pavarur”.

Ai e ka konsideruar miratimin e ligjit si “moment historik për njerëzit e Hong Kongut që kanë pritur për më shumë se 26 vjet”.

Zëvendëskryeministri i Kinës, Ding Xuexiang, ka thënë se miratimi i ligjit do t’i mbronte “interesat kryesore kombëtare” dhe do t’i mundësonte Hong Kongut që të fokusohej në zhvillim ekonomik.

Dhjetëra persona janë arrestuar pas miratimit të ligjit për siguri kombëtare, më 2020.

Kritikët besojnë se ai ka krijuar një klimë frike në Hong Kong.

Drejtorja e agjencisë ndërkombëtare Amnesty International për Kinën, Sarah Brooks, ka thënë se ligji i ri “përbën goditje të re për të drejtat e njeriut në qytet”, derisa Maya Wang, ushtruese e detyrës së drejtores për Kinën në organizatën tjetër ndërkombëtare për të drejtat e njeriut, Human Rights Watch, kanë thënë se ligji i ri do ta fusë Hong Kongun në “epokën e re të autoritarizmit”.

Kur Mbretëria e Bashkuar ia ka dorëzuar Kinës Hong Kongun më 1997, qytetit i ishin garantuar disa liri për 50 vjet, sipas marrëveshjes së nënshkruar, të njohur me sistemin “një shtet, dy sisteme”.

Mirëpo Perëndimi beson se ligjet e reja do të mund të rrezikojnë liritë në këtë rajon dhe do ta dëmtojnë statusin e Hong Kongut si qendër lidere biznesore.

You Might Also Like

Trump tërheq Amerikën nga 66 organizata ndërkombëtare

Detaje të reja kanë mbërritur në lidhje me tankerin që u bastis nga amerikanët

Oficerët e imigracionit qëlluan dhe vranë një grua që u përpoq t’u bllokonte kalimin

Rusia rekruton lojtarë të Afrikës së Jugut nëpërmjet Discord për të luftuar në Ukrainë

Le Figaro: Gazetari rus gjendet i vdekur në Francë

Kosova Times March 19, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Policia shqiptoi 2020 gjoba trafiku për 24 orë

Kosova Times Kosova Times April 28, 2025
Zelensky i lodhur dhe acaruar në Ankara: “Ne e dimë se SHBA dhe disa partnerë evropianë nuk e duan Ukrainën në NATO”
Osmani takoi ministrin e Jashtëm të Bosnjës dhe Hercegovinës
Çfarë shkruan shtypi gjerman për Ballkanin Perëndimor dhe BE: Është koha që të dyja palët të luajnë letra të hapura
HUR mohon pretendimet e mediave për paralajmërimin e Budanovit për ‘Bisedimet e Paqes’
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?