By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Kongresmeni amerikan: Miratimi i ligjit për Ballkanin Perëndimor është provë se rajoni është ende i rëndësishëm për SHBA-në
December 18, 2025
SHBA-të miratuan Ligjin për Demokracinë në Ballkanin Perëndimor: Kritika të ashpra ndaj politikës serbe nga Kongresi
December 18, 2025
Prokuroria Speciale: Shtatë personat e arrestuar ndalohen për 48 orë
December 18, 2025
Operacion kundër korrupsionit, arrestohet një ish-ministër dhe disa zyrtarë të lartë në Kosovë
December 18, 2025
KFOR-i amerikan po vazhdon të kryejë patrullime
December 18, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Ministra dhe eurodeputetë kërkojnë përshpejtimin e zgjerimit të BE-së
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Ministra dhe eurodeputetë kërkojnë përshpejtimin e zgjerimit të BE-së
Ballina 2Rajon / Botë

Ministra dhe eurodeputetë kërkojnë përshpejtimin e zgjerimit të BE-së

Kosova Times
Last updated: 2024/03/19 at 2:19 PM
Kosova Times Published March 19, 2024
Share
SHARE

Deputetët e Parlamentit Evropian në Komisionin për Politikë të Jashtme, dhe një varg ministrash të Jashtëm të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian, kanë mbështetur procesin e zgjerimit të BE-së dhe kanë tërhequr vërejtjen se procesi duhet të përshpejtohet, pasi, sipas tyre, deri tash ka qënë tepër i ngadalshëm.

Ata kanë thënë se dinamika e procesit të zgjerimit duhet të përshpejtohet, edhe si përgjigje ndaj sfidave të reja gjeopolitike, pas agresionit të Rusisë ndaj Ukrainës.

Deklaratat e tyre u bënë në një debat të përbashkët në Komisionin për Politikë të Jashtme të PE-së, me disa ministra të Jashtëm të vendeve anëtare, që u zhvillua të martën në Bruksel.

Kjo ishte hera e parë që një debat i tillë u zhvillua me praninë e eurodeputetëve dhe të ministrave të BE-së.

Debati u organizua vetëm dy ditë para se shefat e shteteve apo qeverive të BE-së të diskutojnë në Bruksel për nisjen e negociatave për anëtarësimin e Bosnje e Hercegovinës, dhe për disa vendime tjera lidhur me zgjerimin.

Kryetari i Komisionit për Punë të Jashtme të Parlamentit Evropian, David McAllister, tha se zgjerimi i BE-së do të jetë temë edhe gjatë fushatës zgjedhore për zgjedhjet evropiane, dhe kërkoi nga Komisioni Evropian të dalë me propozimin e reformave që BE-ja duhet t’i bëjë për t’u përgatitur për zgjerim.

Në debat, disa ministra, sidomos ata nga vendet baltike, kritikuan BE-në për ngadalësimin e procesit të zgjerimit dhe për lëvizje të afateve kohore. Ata përmendën pritjet që Ukraina të niste negociatat e anëtarësimit me Ukrainën në mars apo prill, teksa tash një gjë e tillë nuk pritet së paku deri në qershor.

Ministri i Jashtëm i Letonisë, Kristijanis Karins, ka thënë se Evropa nuk mund të lejojë që në kontinent të ketë zona gri, sepse, sipas tij, ato zona do të tentojë t’i zaptojë Rusia.

Ai bëri thirrje që së paku në qershor të nisin negociatat e anëtarësimit me Ukrainën dhe me Moldavinë. Karins shprehu shpresën që edhe Bosnje e Hercegovina të kualifikohet për të nisur negociatat, ndërsa që vendet tjera të Ballkanit Perëndimore të lëvizin në procesin e negociatave të anëtarësimit.

Ministri i Jashtëm i Estonisë, Margus Tsahkna, tha se, sikur të mos ishte zgjerimi i BE-së dhe zgjerimi i Organizatës së Traktatit të Atlantikut Verior (NATO) para njëzet vjetësh, vendi i tij sot nuk do të ishte vend i pavarur.

Anëtarësimi në BE dhe në NATO, tha ai, është dëshmuar të jetë çështje e ekzistencës së shtetit.

Ai e vlerësoi zgjerimin si proces të ndërtimit të arkitekturës së sigurisë në Evropë, ku, siç deklaroi, më nuk ka hapësira për neutralitet e as për zona gri.

Ministrja e Jashtme e Sllovenisë, Tanja Fajon, e cila në dy mandate ka qenë edhe deputete e Parlamentit Evropian, ka rikujtuar se ka pasur shumë vonesa në procesin e afrimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor, duke përmendur pritjet e gjata për nisjen e negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë dhe me Maqedoninë e Veriut, si dhe heqjen e vizave për Kosovën.

Ajo mbështeti idenë që viti 2030 të jetë vit kur BE-ja dhe vendet anëtare duhet të jenë gati për zgjerim. Fajon tha se vendet e Ballkanit Perendimor dhe tri vendet lindore që tani janë kandidate mund të avancojnë paralelisht.

Edhe ministrat nga Danimarka dhe Austria thanë se Evropa ka ndryshuar, dhe se zgjerimi tash është i domosdoshëm. Por, ata përsëritën se procesi duhet të mbetet i bazuar në meritat individuale të vendeve kandidate, që të përmbushin kriteret përmes reformave.

Ministri për Çështje Evropiane i Finlandës, Anders Adlercreutz, apeloi që përshtatja me politikën e jashtme të BE-së të jetë kusht në procesin e zgjerimit.

Ai tha, po ashtu, se siguria dhe stabiliteti i Ballkanit Perëndimor janë të rëndësishme, jo vetëm për këtë rajon, por për mbarë Evropën.

Sekretari hungarez i Shtetit, Peter Sztaray, tha se në pjesën e dytë të vitit, kur Hungaria do ta ketë kryesimin e radhës të BE-së, zgjerimi do të jetë prioritet.

“Do të donin që gjatë vitit 2024 të hapim kapituj negociues me Serbinë, Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, të mbyllim kapituj me Malin e Zi, dhe të nisim negociatat edhe me Bosnje e Hercegovinën”, u shpreh ai.

Deputetë të Parlamentit Evropian, në fjalimet e tyre, kërkuan që vendet e BE-së të jenë më korrekte në vendimet e tyre dhe të mos bllokojnë vendet kandidate, kur ato t’i përmbushin kriteret në procesin e zgjerimit.

Në këtë debat, megjithatë, nga vendet anëtare ishin pak a shumë ata ministra që kishin mendim më pozitiv për zgjerimin.

Në debat u pa mungesa e ministrave nga tri vendet më të mëdha anëtare, Gjermania, Franca dhe Italia.

You Might Also Like

Kongresmeni amerikan: Miratimi i ligjit për Ballkanin Perëndimor është provë se rajoni është ende i rëndësishëm për SHBA-në

SHBA-të miratuan Ligjin për Demokracinë në Ballkanin Perëndimor: Kritika të ashpra ndaj politikës serbe nga Kongresi

Opozita kritikon Vuçiqin për mungesë në samitin BE-Ballkani Perëndimor

Goditet grupi i drogës në Greqi, mes tyre edhe këngëtari 30-vjeçar nga Tepelena

Mbetjet e një aeroplani francez pasagjerësh të vitit 1968 gjenden në det pranë Nicës

Kosova Times March 19, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Rama për çështjen “Beleri”: Ndërhyrja e Athinës e papranueshme

Kosova Times Kosova Times August 27, 2023
Operacioni “Goditja”, Policia jep detaje
Putin ndalon eksportin në vendet që vendosin çmimin tavan ndaj naftës ruse
Rusia i shpeshton sulmet në Ukrainë, i vret tre njerëz dhe i plagos disa të tjerë
Horoskopi ditor për 27 gusht
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?